E enjte, 25/04/2024, 12:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kur të vdekurit i ngrihet shpirti në qiell a i sheh të gjallët?

Pyetje:

Kur një njeri vdes dhe i ngrihet shpirti në qiell a i sheh ai njerëzit e tjerë se çfarë po bëjnë në dynja?

Përgjigje:

Një pjesë e dijetarëve mendojnë se shpirtrat e të vdekurve dhe të gjallëve takohen në "berzah”, që është jeta e varrit. Argumentojnë me fjalën e Allahut të Lartësuar:

"Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, këto janë shenja për njerëzit që mendojnë.” (Zumer, 42)

Kurtubiu thotë: se Ibni Abbasi dhe mufesirët tjerë kanë thënë: Shpirtrat e të gjallëve dhe të vdekurve takohen në gjumë dhe njihen në mes vete. Kështu që më pas shpirtrat e të vdekurve mbesin te Ai dhe shpirtrat e gjallëve kthehen në trupat e tyre.

Kurse Seid bin Xhubejri thotë: Allahu i merr shpirtrat e të vdekurve në çastin e vdekjes ndërsa shpirtrat e të gjallëve kur ata janë në gjumë.

Allahu e di më së miri!



Ulvi Fejzullahu

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (05/04/2011)
Klikime: 2342 | Ranguar: 4.3/3
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024