E shtunë, 20/04/2024, 13:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Gruaja që fliste me ajete kur'anore
("Kjo është një grua me nijet të pastër, por...) "Faqe të ndritura nga jeta e besimtareve të kaluara"



Tregon e thotë Asmaiu, dijetari i njohur: Po ecja një ditë në shkretëtirë me disa shokë, kur pashë një grua të vetmuar me kafshën e saj.

Iu afrova dhe e pyeta: O robëreshë e Zotit, çfarë kërkon këtu?

Ma ktheu: "Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte".
[1]

Asmaiu tha me vete: Paska humbur rrugën, prandaj iu drejtua sërish: Më duket se paske humbur nga njerëzit e tu?

Ajo tha: "E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije".
[2]

Pastaj e pyeta: Prej nga je?

Ajo u përgjigj: "Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar".
[3]

Nga këtu mësova se ishte nga Kudsi dhe i thashë: Përse nuk flet?

Ajo tha: "Nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm (melekët regjistrues)".
[4] Disa nga shokët e mi thanë: Medoemos që kjo duhet të jetë prej havarixhve. Ndërsa ajo ua ktheu: "Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi".[5]

Rruga jonë vazhdoi, kur papritur para syve tanë filluan të shfaqeshin majat e shtëpive e çadrave, e gruaja na u drejtua: "Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve".
[6]

Thotë (Asmaiu): Nuk e kuptova qëllimin e saj, prandaj iu drejtova: Çfarë po thoje?

Ajo vazhdoi: "Dhe atypari kaloi një grumbull udhëtarësh, dhe dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe një djalosh!"".
[7]

Atëherë i thashë: Kë të kërkoj e kë të thërras?

Ajo tha: "O Jahja, merre librin me shumë kujdes",
[8] "O Zekeria, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë",[9] "O Davud: Ne të kemi bërë sundimtar në tokë".[10]

Thotë Asmaiu: E bëra këtë dhe para meje erdhën tre djem si tri lule të bukura. Kur na panë ata i thanë njëri- tjetrit: Nëna jonë pasha Zotin e Qabes. E kishim humbur që tri ditë! Ndërsa ajo iu drejtua atyre: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës",
[11] pastaj i bëri me shenjë njërit prej djemve të saj dhe i tha: "Dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ju sjellë atë juve".[12]

Thashë: I urdhëroi që t'na nderojnë. Dhe ashtu ndodhi, ata erdhën me ushqime e ëmbëlsira. I thashë: Nuk kemi nevojë për ta, por iu drejtova djemve: Kush është kjo grua? Thanë: Kjo grua është nëna jonë, e cila ka dyzet vite që flet vetëm me Kur'an nga frika e gënjeshtrës.

U afrova pranë saj dhe i thashë: Më jep një këshillë! Ajo m'u drejtua: "Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)".
[13]

Pas kësaj u përshëndeta me ta dhe u largova.
[14]



Sqarim në lidhje me këtë ndodhi:


Ibni Akili, dijetari i njohur i gjuhës arabe thotë: "Nuk lejohet që të zëvendësohen fjalët e zakonshme me ajete kur'anore, sepse kështu ato përdoren jashtë qëllimit të tyre".

Ndërsa Ibnul Xheuzi ka thënë: "Kjo është një grua me nijet të pastër, por nga padituria e saj nuk e ka mësuar se ky veprim është i ndaluar; sepse ka përdorur Kur'anin jashtë qëllimit për të cilin është zbritur".



Nedhir Muhammed Mektebi, Damask
Shqipëroi nga arabishtja: Muhamed SYTARI




--------------------------------------------------------------------------------

 

.
[1] Kur'ani: 18:17.
[2] Kur'ani: 21:79.

[3] Kur'ani: 17:1.
[4] Kur'ani: 50:18.
[5] Kur'ani: 17:36.
[6] Kur'ani: 16:16.
[7] Kur'ani: 12:19.
[8] Kur'ani: 19:12.
[9] Kur'ani: 19:7.
[10] Kur'ani: 38:26.
[11] Kur'ani: 35:34.
[12] Kur'ani: 18:19.
[13] Kur'ani: 42:23.
[14] Marrë nga "Reudatul- ukala", fq. 49- 50 dhe "Sifetus- safve", vëll. 4, fq. 410- 411.

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/09/2009)
Klikime: 698 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024