E enjte, 25/04/2024, 16:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj

Total entries in catalog: 2146
Artikujt e shfaqur: 2077-2088
Faqet: «- 1 2 ... 172 173 174 175 176 ... 178 179

Ebu Seid Huderiu dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se e kanë dëgjuar Resulullahun (salallahu alejhi ue selem) të ketë thënë: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe nëse ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia shlyejë me të mëkatet”. Shënon Muslimi.

Sunnet | Views: 1056 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Njëherë Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte duke kaluar në tregun e Medines. Ai u ndal aty dhe thirrri: “O tregtarë, çfarë ju bëri juve të paaftë?”. Ata pyetën: “Pse, o Ebu Hurejre?” Ebu Hurejre u tha: “Atje, trashëgimia e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) është duke u ndarë, kurse ju qëndroni këtu! Pse nuk shkoni dhe nuk e merrni pjesën tuaj nga ajo trashëgimi?” Ata thanë: “Ku ashtu?”

Sunnet | Views: 655 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Me një rast, derisa Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ishte  në treg, kaloi afër një togu (grumbulli) të ushqimit (që ishte për shitje), kur e futi dorën në të, atij iu njomën gishtat (nga lagështira). Ai tha: ‘O pronar i ushqimit, çfarë është kjo?’ Pronari tha: ‘O i Dërguar i Allahut, e ka zënë shiu (ushqimin)’ Ai i thotë: ‘Po t’i kishe vënë (të njomat) mbi ushqim që ta shohin njerëzit.’ Pastaj tha: “Nuk është prej neve ai që na tradhton.” Shënon Muslimi dhe Tirmidhiu.

Sunnet | Views: 685 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Derisa një njeri ishte dukë udhëtuar e goditi etja shumë dhe e gjeti një bunar aty (në rrugë ). Zbriti poshtë në të dhe piu, pastaj doli. Kur doli e takoi një qen që lëpihej sikur donte ta hante dheun nga etja. Ai tha: ‘Ky qen paska etje ashtu sikurse kam pasur unë.’

Sunnet | Views: 733 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Bartja e fjalëve të huaja dhe përhapja e tyre në mesin e njerëzve, me qëllim të shkaktimit të parregullsive, përçarjes dhe urrejtjes është, pa dyshim, një prej cilësive më të shëmtuara që mund të ketë një njeri, sepse ajo nxitë dyshimin, shkëput marrëdhëniet, mbjell urrejtjen, shkatërron bashkësinë, miqtë i armiqëson dhe vëllazërinë e shkatërron. Ai i cili bën një gjë të tillë, ashtu siç vëren edhe Ahmed Feridi, është sikurse miza e cila bartë viruse shkatërruese të sëmundjeve ngjitëse.

Sunnet | Views: 698 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

E gjithë kjo lidhet me autoritetin e Ebu Musab el Bedrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili ka thënë se i dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Një nga paralajmërimet e mëparshme të profetëve, të cilën ia kanë përcjellë popullit të tyre është: ‘Nëse nuk ke turp, vepro çfarë të duash!’”  Transmetoi Buhariu.

Sunnet | Views: 746 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

 Nga Ebu Dherri  transmetohet se atij i dërguari i Allahut i ka thënë: “Kije frikë Allahun kudo që të jesh! Pasoje të keqen me të mirë që ta fshijë atë! Sillu mirë me njerëzit!”

Sunnet | Views: 664 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Nga Ebu Musa el Esharij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Besimtari për besimtarin është sikurse një ndërtesë, (pjesët e së cilës) mbështeten tek njëra-tjetra dhe gërshetoi gishtat.” Buhariu

Sunnet | Views: 743 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Transmetohet nga Nuas in Seman se ka thënë: “E pyeta Profetin alejhi selam se çfarë është el birru (virtyti) dhe el ithëm (e keqja)?” Profeti alejhi selam tha: “El birru është morali i mirë, ndërsa el ithëm është ai që ta turbullon shikimin tënd dhe nuk do që ta dinë të tjerët.” Muslimi

Sunnet | Views: 721 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Nga Ebi Musa el Esharij transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është (përkatësisht) si poseduesi i miskut dhe kovaçit. Mbartësi i miskut ose do te japë erë të mirë, ose do ta blesh, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa kovaçi ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe.” Buhariu dhe Muslimi.

Sunnet | Views: 739 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Një shenjë e perfeksionimit të dikujt në Islam është të injoruarit e asaj çka nuk i përket.” (Ahmedi, Maliku, Tirmidhiu)

Sunnet | Views: 641 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (0)

Porositë e Pejgamberit a.s. duhet lexuar me vëmendje sepse ai ka qenë shumë i kujdesshëm për ne bile më i kujdesshëm se ne për vetveten tonë. Këtë na e dëshmon All-llahu në Kur'an ku thotë:
"Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre" (Ahzab, 6)
Sunnet | Views: 1646 | Added by: Argjendi | Date: 14/08/2009 | Comments (1)

Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024