E enjte, 25/04/2024, 16:23
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Vlera e Tekbireve
Vlera e Tekbireve

 
 
Me emrin e Allahut, falënderimi i takon Allahut.

Dëshmoj se vetëm Allahu meriton të adhurohet, gjithashtu dëshmoj se Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem është rob dhe i dërguar i Allahut.Allahu i Lartësuar thotë:

"Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut)." (Bekare, 203)

"që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe, jepu lajmin e mirë, punëdrejtëve!" (Haxh, 37)

Muhamedi sal-llahu alejhi ve selem ka thënë:"Dita e fitër bajramit, dita e Arafatit, dita e kurban bajramit, ditët e teshrikut janë festat e muslimanëve." (Shënon Ahmedi, Tirmidhiu, Alabni e vleërson sahih)

Muhamedi sal-llahu alejhi ve selem ka thënë:"Ditët e teshrikut janë ditët e ngrënies dhe pirjes dhe përmendjes (dhikrit) të Allahut." (Shënon Muslimi)

Angazhohu (preukupohu) me tekbire, ngase tekbiret janë mburojë e zjarrit të xhehnemit.

Muhamedi sal-llahu alejhi ve selem ka thënë:"Përgatitni mburojat tuaj? I thanë: O i Dërguar i Allahut a mos vallë është armiku!! Tha: Jo, por mburojat tuaja nga zjarri duke thënë: SUBHANALLA, EL-HAMDU LIL-LAH, LA ILAHE IL-LALLAH, ALLAHU EKBER, këto janë fjalë të mira e të përhershme dhe mburoje rreth teje në ditën e gjykimit." (Nesaiu, Alabni e vleërson hasen)

Angazhohu në tekbire sepse Allahu lavdërohet me ty.

Muhamedi sal-llahu alejhi ve selem ka thënë:"Kur robi thotë LA ILAHE IL-LALLAHU VALL-LLAHU EKBER. Allahu thotë: e fletë të vërtetën robi Im kur thotë: i vetmi Unë jam dhe nuk ka të adhuruar tjetër dhe Allahu është më i madh (Allahu ekber)." (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahihë)

Angazhohu me tekbire që të falen gjynahet tua.

Muhamedi sal-llahu alejhi ve selem ka thënë:"Vërtetë që SUBHANALLAHI, EL-HADU LIL-LAHI, LA ILAHE IL-LALLAHU, ALLAHU EKBER i shkundin gjynahet sikur që i shkundë pema gjethet e saja." (Shënon Ahmedi, Albani e vlerëson hasen)

Angazhohu me tekbire në çdo kohë

dhe në çdo vend deri në ditën e fundit të bajramit.

Disa forma të sakta të tekbirit:

- ALLAHU EKBER, ALLAHU KEBER, ALLAHU EKBER KEBIRA.

- ALLAHU EKBER, ALLAHU KEBER, LA ILAHE IL-LALLAH. VALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER VE LIL-LAHIL HAMD.

- ALLAHU EKBER, ALLAHU KEBER, LA ILAHE IL-LALLAH. VALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU KEBER, VE LIL-LAHIL HAMD

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/11/2010)
Klikime: 2134 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 leta  
0
Mashallah

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024