Vlera e diteve te Dhulhixhes - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 14:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Vlera e diteve te Dhulhixhes
Vlera e diteve te Dhulhixhes
 


Dita më e mirë në këto dhjetë ditë është dita e nëntë (dita e Arafatit).
A do t’i lëmë këto ditë të na ikin ashtu siç na kanë ikur sa e sa raste të tilla pa përfituar prej tyre?!
Begatitë e Allahut ndaj robërve të Tij janë të mëdha e të panumërta, siç thotë edhe Allahu në Kur’an:
"Nëse ju doni t’i numëroni begatitë e Allahut ndaj jush, nuk do të mund t’i numëroni.” (Ibrahim: 34).
Prej këtyre begative të panumërta janë edhe periudha të veçanta në të cilat njerëzit vepërmirë i shtojnë veprat e mira.
Prej këtyre periudhave janë edhe dhjetë ditët e para të Dhylhixhes.
Dhyl-Hixhe është një nga 12 muajt e kalendarit hënor.
Quhet kështu sepse në të kryhen ritet e haxhit.

10 ditët e para të këtij muaji janë më të mira tek Allahu sesa ditët e muajve të tjerë dhe pikërisht për këtë adhurimi në këto ditë është më i dashur tek Allahu se në ditët e tjera të vitit.
Allahu është betuar në netët e këtyre dhjetë ditëve në Kur’an dhe ka veçuar në betim ditën e nëntë të këtij muaji, e cila është dita e Arafatit: "Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun.” (El-Fexhr: 1-3).
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Nuk ka ditë në të cilën veprat e mira janë më të dashura tek Allahu sesa në këto ditë (10 ditët e para të Dhul Hixhes).”
 
Të pranishmit e pyetën:
"O i Dërguari i Allahut! As xhihadi në rrugë të Allahut, përveç nëse njeriu del me veten e tij dhe pasurinë e tij e nuk kthehet me asgjë (nga kjo).” (Transmeton Buhariu nga Ibn Abasi).
Rastet e tilla e thërrasin njeriun në pendim te Krijuesi, Furnizuesi i Gjithësisë. Sepse sa më shumë të pendohemi e të kthehemi tek Allahu i Madhëruar, aq më shumë do të rregullohet gjendja jonë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu thotë në Kur’an: "O ju të cilët keni besuar! Pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë.” (Et - Tahrim: 8).
Pejgamberi, alejhi selam, kur është pyetur për agjërimin e ditës së Arafatit ka thënë se agjërimi në këtë ditë shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të atij që vjen. (Transmeton Muslimi nga Ebu Katade).
Mirëpo, sipas Imam Shafiut, haxhiu nuk duhet të agjërojë ditën e Arafatit ngase ai duhet të jetë më i fortë dhe më i zellshëm për të bërë dua në këtë ditë të madhe në kodrën e Arafatit.
Kjo bazohet në atë se edhe vetë Muhamedi, alejhi selam, nuk e ka agjëruar ditën e Arafatit kur ka qenë në haxh.

Çdo musliman duhet t’i shtojë adhurimet në këto ditë, si: namazi nafile, agjërimi, sadakaja (dhënia lëmoshë), leximi i Kur’anit, dhikri (përmendja e Allahut), lutjet e shumta, etj..
Për këtë kemi disa hadithe të Muhamedit, alejhi selam, i cili ka thënë: "Mundohu të bësh sa më shumë sexhde, sepse sa herë që ti bën sexhde, Allahu i Madhëruar të ngre një gradë lart dhe ta fshin një gabim.” (Transmeton Muslimi).

Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, katër gjëra nuk i linte kurrë: agjërimin e ashuras (ditës së dhjetë të Muharremit), agjërimin në dhjetë ditët e Dhulhixhes, agjërimin e tri ditëve të çdo muaji dhe faljen e dy rekateve përpara sabahut. (Transmeton Ahmedi,
Ebu Davudi dhe Nesaiu).

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë, siç e transmeton Tabaraniu dhe Ahmedi: "Nuk ka ditë më të mëdha tek Allahu i Madhëruar, e që Allahu t’i dojë veprat e mira në to më shumë se në çdo kohë tjetër sesa dhjetëditëshi i Dhulhixhes, prandaj bëni sa më shumë tehlil (La ilahe il Allah), tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (Elhamdulilah).”
Ibn Tejmije ka thënë: "Dhjetë ditët e para të Dhulhixhes janë më me vlerë sesa dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, ndërsa dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë më me vlerë sesa netët e dhjetë ditëve të para të Dhulhixhes.”

E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej atyre që e adhurojnë gjithmonë Allahun me sinqeritet dhe i shtojnë adhurimet dhe punët e mira në këto dhjetë ditë!
E lusim Allahun të na i falë gjynahet, të na udhëzojë në rrugë të drejtë, të na pastrojë zemrat e të na pranojë veprat tona të mira, sepse Ai është Dëgjuesi, Shikuesi, i Gjithëdituri. Amin!

Shkruar nga Fexhrie Kaçiu
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (12/11/2010)
Klikime: 355 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016