E premte, 29/03/2024, 11:19
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Ujku ka folur, edhe fëmija, edhe gjymtyrët tua do të flasin
Ujku ka folur, edhe fëmija, edhe gjymtyrët tua do të flasin
 

 
Allahu i mundësoi Isës alejhi selem, të flas në djep.     

Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë.
Muslimane të nderuara!
Lusim Allahun, subhanehu ve teala, që pjesët e trupit tonë të punojnë mirë në dynja dhe të dëshmojnë për të mirë në ahiret, dhe të jemi prej atyre që Allahu është i kënaqur.
Duhet të kemi kujdes për një ditë që do të udhëtojmë tek Allahu subhanehu ve teala, atë ditë kur s’do ta njeh nëna birin e saj dhe motra vëllaun e saj. Ne jemi nisur në atë rrugë dhe çdo ditë e jona që kalon është një afrim nga vdekja.
Allahu, xhele shanuhu, thotë: "
Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.!". (Er-Rahman: 26- 27). 
Të përgatitemi për atë ditë që të mos ngrihen pjesët e trupit tonë dhe të dëshmojnë kundër nesh. Atë ditë kur nëna harron fëmijën, dhe shoku më s’është shok sepse çdo njeri ka hallin dhe dertin e vet. Atë ditë kur të gjithë do të ringjallemi të zhveshur dhe të pasynetuar: "Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë.". (El-Enbija: 104).

Transmetohet nga Aishja, radijallahu anha, se i Dërguari ka thënë: "Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të ringjallen të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet. Unë i thashë: "O i Dërguari i Allahut, a meshkujt dhe femrat bashkë, të shikojnë në njëri-tjetrin?" Ai është përgjigjur: "Oj Aishe, gjendja (çështja) do të jetë aq e ashpër saqë askujt nuk i bie ndërmend ta shikojë tjetrin.”

" edhe pse do të vihen të shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i gjendej pranë (ne jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte. ". (El-Mearixh: 11- 14).

All-llahu, aze ve xhele, na tregon këtë duke thënë: " Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: "Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin!". (El-Furkan: 27).
Motra ime, dëgjoji këto fjalë që t’i drejtoj ty dhe vetes sime! Përkushtoju dinit të Allahut para se të vij Dita e Kiametit!

Transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Në Ditën e Kiametit Dielli do t'u afrohet njerëzve, kështu që do të vij në largësi vetëm një mile, e njerëzit do të jenë në djersë në përshtatshmëri me veprat e tyre. Disa prej tyre do të jenë në djersë gjer te zogthat e këmbës, disa gjer në gjunjë, disa gjer në fyt, e disave do t'ua stërpikë gojën sikur të ishte i frenuar".
SubhanaAllah! Të ngrihemi dhe të përmirësojmë vetët tona para se të vij dita që ne do të përgjigjemi para Allahut subhanehu ve teala! Vallë, çka do t’i themi Allahut atë ditë? Pse u zhytët në harame dhe mëkate? Pse kaluat dhe shkelët kufijtë e Allahut subhanehu ve teala?

Paramendo motra ime, sikur ti të lajmërohesh në derë kur të vjen ndonjë letër nga policia dhe në letër të shkruajë se nesër në këtë orë je në gjyq dhe ti s’e din për çka do të përgjigjesh. Të kap paniku aq sa dhe gjumi s’të zë gjithë natën dhe me shpejtësi pret çastin për të parë pse je thirrur.
Po takimin me Allahun, pse s’e kujton motra ime? Ai është Krijuesi i gjithë krijesave. Atë ditë të gjithë ne do të përgjigjemi tek Allahu pa përkthyes.

Transmetohet se i Dërguari ka thënë: "Secilit prej juve Krijuesi do t'i drejtohet drejtpërdrejt (me të folur-pyetje) pa përkthyes. Njeriu do të shikojë nga ana e tij e djathtë, e nuk do të sheh tjetër gjë veçse veprat e tij (të mira). Pastaj do të shikojë nga ana e tij e majtë, e nuk do të sheh tjetër gjë veçse veprat e tij (të këqija). Do të shikojë para vetes e nuk do të sheh tjetër gjë veçse zjarrin (e Xhehenemit) para fytyrës së tij. Andaj, mbrohuni nga zjarri (i Xhehenemit) qoftë edhe me gjysmë hurme, e kush nuk e gjen këtë atëherë me fjalë të mirë." (Shënon Buhariu)

Motra ime e nderuar, mundohu edhe me një fjalë të vetme të mirë dhe një buzëqeshje motrës tënde myslimane! Ruaje veten tënde motra ime, duart tuaja sepse atë ditë do të dëshmojnë të gjitha pjesët e trupit.
Do të thuash me këmbë s’ke shkuar në haram, thua se s’ke shikuar haram por flet vet syri yt dhe tregon se ke shikuar haram, thua se s’ke vjedhur ndërsa dora jote dëshmon të kundërtën, dhe s’e ke ecur për në harame dhe mëkate do të dëshmojnë këmbët e tua. SubhanAllah! Ruaju motra ime, largoju rrugëve të shejtanit dhe rrugëve me të cilat s’është Allahu i kënaqur. Allahu thotë:
"
Paralajmëroji ata për Ditën, kur do të tubohen armiqtë e Allahut për në zjarr e do të shtyhen me radhë. Kur të vijnë afër zjarrit, kundër tyre do të dëshmojnë veshët, sytë dhe lëkurët e tyre për atë që kanë bërë. Ata do t’u thonë lëkurëve të veta: "Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato do të përgjigjen: "Allahu, i Cili ia jep aftësinë e të folurit gjithçkaje, na ka bërë që të flasim. Ai ju ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni”. Ju nuk u fshehët, që kundër jush të mos dëshmonin veshët, sytë e lëkura juaj, por ngaqë besonit se Allahu nuk i dinte shumë nga ato që bënit. " [Fussilet: 19-22].

Për Allahun është shumë e lehtë çdo çështje, kur Ai thotë bëhu ajo bëhet. Allahu të krijoi ty dhe mua dhe na mundësoi të flasim të gjithë neve, ashtu që nga një mish i vogël (gjuha) flasim dhe na duket normale. Fuqia e Allahut është e madhe.

Allahu është Ai i cili i mundësoi Isës alejhi selem, të flas në djep. Për këtë Allahu, subhanehu ve teala, na tregon në suren Merjem prej ajetit 16 deri në ajetin 32, mirëpo ne do të ndalemi veç tek pjesa kur Merjemja, Allahu qoftë i kënaqur me të, u kthye tek populli i vet:
"Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën. Ata i thanë: "O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme! O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.’ Ajo bëri me shenjë nga i biri. Ata thanë: ‘Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?’ Ai (Isai në djep) tha: ‘Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zekat sa të jem gjallë dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.”

Kujto rastin e Xhurejxhit kur fëmija foli se kush është babai i tij:
Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: "Tre foshnja  kanë folur në djep.... ka qenë nga mesi i izraelitëve një njeri të cilin e quanin Xhurejxh. Një ditë kur po falej në faltoren e tij (jashtë qytetit) i erdhi e ëma për vizitë dhe e thirri Xhurejxhin. Ai tha në veten e tij: ‘O Zot, nëna apo namazi?’ dhe vazhdoi të falej derisa e plotësoi. Kthehet e ëma në shtëpi dhe e përsërit vizitën e saj tri ditë rresht dhe ndodh e njëjta gjë, e thirr Xhurejxhin në namaz, e ai nuk i përgjigjet por plotëson namazin. Atëherë ajo tha: ‘O Zoti im, mos e vdis derisa t’i tregosh (sprovosh) me laviret (të takohet me to)’.
Një ditë e kujtojnë Xhurejxhin një shtresë e prishur nga izraelitët dhe deshën t’ia prishnin moralin. Ata gjejnë një lavire të bukur dhe ia dërgojnë kundrejt pagesës. Kur Xhurejxhi ishte në vendadhurimin e vet vjen kjo grua e bukur dhe ia ekspozon trupin e saj dhe e fton për dashuri. Xhurejxhi e refuzon këtë gjë dhe e përzë. Ajo nga inati takon një çoban që kulloste bagëtitë rreth tempullit dhe bën me të zina dhe ngel shtatzënë. Kur lindi, e pyetën se kush është i ati? Tha: "Ky është fëmija i Xhurejxhit". Atëherë u zemëruan njerëzit për këtë punë të fëlliqur dhe shkojnë tek ai, e fyejnë, e rrahin dhe ia prishin tempullin dhe kur urdhëroi mbreti që ta vrisnin atë Xhurejxhi u thotë: "Çfarë keni me mua, jam i pafajshëm". I thanë se ti ke bërë këtë e këtë. Tha: "Me jepni kohë sa të marr abdes dhe të fal dy rekatë." Dhe kur i mbaroi, shkoi tek foshnja, e vendosi gishtin e tij në barkun e foshnjës dhe i tha: "O vogëlush, kush është babai yt?" Vocërraku i porsalindur iu përgjigj: "Babai im është filan bariu".  (Shënon Ahmedi, sahih)

Kujto rastin e fëmijës së tretë: Një grua izraelite po i jepte gji të birit. Pranë saj rastësisht kaloi një kalorës i bukur. Ajo tha: "O Zoti im, bëje djalin tim që t’i përngjajë këtij kalorësi". Djali e lëshoi gjirin, u kthye nga kalorësi dhe tha: "O Zoti im, mos më bëj si ky", pastaj përsëri vazhdoi të pinte. (Ebu Hurejre radiallahu anhu thotë se sikur po e shoh të Dërguarin e Allahut alejhi selam si e thith gishtin e vet duke ua shëmbëlluar fëmijën shokëve.) Pastaj e sollën një robëreshë dhe po e rrihnin, ndërkaq e ëma e djalit tha: ‘O Zoti im, mos e bëj djalin tim si kjo!’ Ai e lëshoi gjirin dhe tha: ‘O Zoti im, më bëj si kjo!’ "Pse?" – e pyeti e ëma. Ai u përgjigj: ‘Kalorësi është njeri i keq e gjakpirës, kurse për robëreshën thonë se ka vjedhur dhe ka bërë zina, kurse ajo nuk ka bërë asgjë nga këto’." (Buhariu dhe Muslimi).

Allahu i dha mundësinë ujkut të flasë:
Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani, këtij Ebu Zinadi, ky nga A'rexhi, ky nga Ebu Selemeja, ky nga Ebu Hurejreja radijAllahu anhu i cili ka deklaruar se pejgamberi salAllahu alejhi ve selem ka falur namazin e sabahut, pastaj është drejtuar kah xhemati dhe u ka thënë:
"Një njeri e tërhiqte një lopë, dikur e kalëroi dhe i ra. Atëherë ajo foli: "Ne nuk jemi të krijuara për këtë, por jemi të krijuara që të lavrojmë”.
- Lavdia i qoftë Allahut!- thanë njerëzit - lopa të flet!
- Unë besoj në këtë, - tha pejgamberi salAllahu alejhi ve selem, unë, Ebu Bekri dhe Umeri. Ata dy nuk ishin aty.  (El-Xhami Es-sahin,)

Përderisa një njeri ishte te tufa e dhenve, i ra ujku dhe i mori një dele. Ky e kërkoi atë, kur gati e shpëtoi, ujku i tha: "Kush do ta mbrojë atë në Ditën e egërsirave, atë ditë kur nuk do të ketë bari tjetër përveç meje?"
- Lavdia i qoftë Allahut - thanë njerëzit - ujku flet! 
- Këtë e besoj unë, Ebu Bekri dhe Umeri tha pejgamberi alejhis selam. Ata dy nuk ishin aty.  (Shënon Buhariu)

Dhe Aliu ka treguar nga Sufjani, ky nga Mis'ari, ky nga Sa'd b. Ibrahimi, ky nga Ebu Selemeja, ky nga Ebu Hurejreja radijAllahu anhu dhe ky nga pejgamberi salAllahu alejhi ve selem ngjashëm me këtë.

Dhe fuqia e Allahut, motra ime, është e madhe. Ashtu siç ia mundësoi fëmijës të flas në djep, ia mundësoi kafshës të flasë, do të vij edhe dita që do t’ia mundësojë edhe trupit tonë të flas. Bëhu që në ditën e gjykimit trupi yt të dëshmojë në dobinë tënde e jo në dëmin tënd!
Ke kujdes motra ime, që mos të dëshpërohesh atë ditë kur trupi yt do të flas kundër teje! Mos shko aty ku s’është Allahu i kënaqur, mos fol atë që Allahu s’është i kënaqur!

Lus Allahun të na bëj robër të kënaqur të Tij! 
Lus Allahun të më fal mua dhe juve!

Çka kam thënë gabim është nga unë dhe shejtani dhe çka kam thënë të vërtetë është dhuratë nga Allahu.
 
Shkruar nga Senada Ramadani
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2010)
Klikime: 3570 | Komentet: 1 | Ranguar: 3.4/5
Gjithsejt komente: 1
1 arbnor  
0
hallal te qoft per ket se qe e ki bo

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024