Thoni se frikësoheni nga zjarri i Xhehenemit, por bëni vepra që të çojnë aty! - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 04/12/2016, 02:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Thoni se frikësoheni nga zjarri i Xhehenemit, por bëni vepra që të çojnë aty!
Thoni se frikësoheni nga zjarri i Xhehenemit, por bëni vepra që të çojnë aty!
 
 
Bile-bile fjalët "Xhenet dhe Xhehenem” atyre as që ua tërheqin vëmendjen dhe kjo, jo për gjë tjetër përveçse largimit të frikës nga zemrat e tyre.    
Motër muslimane!
Sillu mirë me njerëzit, sepse qëndrimi me ta është shumë i shkurtër!
Mos e paso shejtanin, sepse ai është armik i Allahut dhe i të gjithë muslimanëve!Adhuroje vetëm Allahun dhe mos i bë Atij shok në adhurim dhe pasoje të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, që të mund të çelen dyert e Xhenetit për ty.

Motër muslimane!
Allahu i Madhërishëm nuk të krijoi kot dhe nuk të solli në këtë botë që të jetosh pa arsye dhe pa qëllime të ndershme e të njerëzishme. Allahu e përcaktoi rrugën dhe qëllimin. E bëri të qartë shpërblimin e vajzave të Havës (gruas së parë), të cilat ecin në këtë rrugë për arritjen e qëllimit dhe gjithashtu e bëri të qartë edhe ndëshkimin e atyre, të cilët i shmangen kësaj rruge, këtij qëllimi. Allahu i Madhërishëm thotë:
"Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je i harruar sot.” (Taha,126)
Kështu që nëse dëshiron jetë të ëmbël në këtë botë dhe pozitë të mirë në botën tjetër, lexo fjalët e Allahut të Madhërishëm:
"Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.”(Edh-Dharijat, 56)
A je duke e adhuruar Allahun e Madhëruar?A po je bërë nga ato që nuk dinë tjetër veç ushqimit dhe pijes ditën dhe ndejës deri natën vonë para lojërave dhe punëve të kota?

Motër muslimane!Ndër çështjet të cilat të ndihmojnë në realizimin e devotshmërisë, është përkujtimi i  vdekjes. Por çfarë t’i bësh kur ti po e urren vdekjen e as që dëshiron të përmendet!

Motër muslimane!Deri kur do ta vonosh pendimin?
Namazin e ke lënë ose e vonon nga koha e tij dhe mendon se ke të drejtë!
E humbë kohën në vepra të këqija dhe gëzohesh!
A mos pret zhgënjimin, humbjen, vajin dhe shkatërrimin atëherë kur ta gjesh veten në shtratin e vdekjes?!

Nga robëreshat e Allahut në Kufe ishte edhe një grua e devotshme. Historia e saj është e vërtetë. U bë e njohur, sepse ishte nga ato që nuk flinin natën përveç një kohe të shkurtër.
Kur një natë e qortoi një fqinj të saj për shkak të netëve të gjata pa gjumë, ajo iu përgjigj atij: "Mjafton si pushim i muslimanëve vdekja dhe gjumi i gjatë në varreza.”
Sikur kjo grua (Allahu e mëshiroftë!) iu drejtohet grave të ditës së sotme, të cilat nuk dinë tjetër kënaqësi përveç kënaqësisë së gjumit dhe u thotë:
- Gjumi në varr është i gjatë…
- Qëndrimi para Allahut të Madhëruar është edhe më i gjatë…
- Ndërsa qëndrimi në Xhenet ose Xhehenem është i përhershëm…

Allahu e mëshiroftë atë që ka thënë:
- Jam i zënë me mëkatet e mia, e s’po mundem të merrem me mëkatet e të tjerëve.
- Gabimet më kanë rënduar e zemra ime mbeti e hidhëruar.
- Mbeta i vetëm në këtë tokë në anën e të vdekurve, pasi që isha i nderuar në sytë e njerëzve.
- Mbeta në terrin e madh, i mbetur në të i mbyllur.- E lashë mallin dhe familjen… Pasha vitet dhe fëmijët!
- Ndërtova kohë të gjatë me muaj e vite,- Me të mira e gëzim me shumë se që përshkruhet.
- Sundova lindjen, perëndimin dhe pasuria ishte me ne.
- Hapa qytete me luftë dhe i tejkalova mundësitë.
- E kur ia mbërriti vdekja gjithçka humbën dhe mbaruan.

- Oj ti kryelartë kalimtare, pasha shpërblimin e atyre që bëjnë vepra të mira dhe Atij që e krijoi botën dhe atë që e besuam padyshim se ”i gjallë nuk mbetet askush përveç Allahut të botëve.”

Motër muslimane!
A e ke harruar Ditën e Kiametit?!
Përgjigjen shumë shpejt do të na e japësh se "jo nuk e kam harruar”.
Por ti me veprat e tua na përgjigjesh se e ke harruar këtë Ditë të Madhe.
Me lënien e namazit e ke harruar Ditën e Kiametit, me ikjen nga Kur’ani e ke harruar Ditën e Kiametit, me mosrespektimin ndaj prindërve e ke harruar Ditën e Kiametit.

Motër muslimane!S’ka gëzim, dëfrim dhe as kënaqësi për muslimanen, përveç ditës së kalimit të saj mbi urën për në Xhenet. Mund të mendosh që kalimi nëpër këtë urë është si kalimi nëpër ndonjë rrugë të kësaj bote?
Për Allahun jo! Ajo është më e mprehtë se shpata dhe më e hollë se qimja.
…Dhe ja tani ti po hyn në Xhenet…
Xheneti është siguri dhe ëndërr e çdo besimtari dhe besimtareje.
Për këtë punuan punëtorët, qëndruan deri natën vonë duke e adhuruar Allahun e Madhëruar, agjëruan dhe garuan për punë të mira.
Nëse pyet mbi ditën që të është dhuruar, ajo është dita e vizitës te i Dashuri, te i  Buti, dita kur do ta shikosh Atë që nuk i përngjan askush, do ta shikosh ashtu siç e sheh diellin në drekë ose hënën në natën e Bedrit.
Dhe… ja vë veshin thirrësit i cili thërret nga ndonjë vend i afërt:
"O ju banorë të Xhenetit, All-llahu i Madhëruar ju thërret që ta vizitoni Atë, ejani të  shkojmë në vizitën e Tij.”
Thonë: "Dëgjuam dhe kuptuam, o Zoti ynë” dhe shkojnë në vizitë.
E kur të mbërrijë tek Ai i cili iu kishte premtuar takim, urdhëron që t’u jepen atyre ulëse nga drita, nga diamanti, ari dhe argjendi. I fundit prej tyre ulet në ulësen me erë misku deri sa të qetësohet me ta ndeja e atëherë qetësohen të gjithë ulësit e tjerë. Pastaj thërret një thirrës: "O ju banorë të Xhenetit, ju keni tek Allahu i Madhëruar një premtim të cilin Ai dëshiron ta përmbushë.”
Thonë: "Ç’është ai premtim? A nuk na i zbardhe fytyrat tona, na i largove mëkatet, na fute në Xhenete, na largove nga zjarri?”E derisa ata gjenden në këtë gjendje, i mbulon një dritë që e ndriçon Xhenetin, e ngritin kokën dhe e shohin të Fortin, Allahun e Madhëruar, i Cili thotë:
- "O ju banorë të Xhenetit: Es-selamu alejkum!
Thonë: -"O Zot, Ti je selam, prej Teje rrjedh selami, je i Madhëruar o Pronar i dinjitetit dhe ndershmërisë”, dhe paraqitet para tyre i Lartmadhëruari.

Motër muslimane!
Kjo është shëtitja jote në këtë botë, e cila përfundoi me përfundim të  patjetërsueshëm dhe me shpërblim të ndarë, Xhenetin ose Xhehenemin.

Motër muslimane!Mos po pret të vijë melaqja e vdekjes, ndërsa ti akoma s’je penduar?Apo mos je duke pritur befasinë e sëmundjes, e pas teje nuk ke mbjellë asgjë?Të rrahurat e zemrës tënde sikur të thonë: Jeta është minutë dhe sekondë, pra eja dhe mundohu të hysh nën urdhrin e Allahut të Madhëruar dhe largohu nga mëkatet.
Vërtet, disa nga ne mendojnë se edhe nëse hidhen në zjarr do të mësohen me lëndën djegëse të saj, por pasha Atë që shpirti im është në Dorën e Tij, nuk është e vërtetë.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an:
”Vërtet, ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hedhim në zjarr. Sa herë që atyre t’u digjen lëkurat, Ne ua ndërrojmë me lëkura të tjera që ta shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Mençur.” (En-Nisa, 56)

Motër muslimane!Që të mundesh ta përmirësosh shpirtin tënd, patjetër duhet t’i njohësh gabimet dhe të metat e shpirtit. Njeriu gjithmonë është pretendues. Kurrë nuk sheh në veten e tij përveçse punëve të mira.
Ndonjëherë e fajëson dikë për gabimet të cilat i sheh tek ai, e të njëjtat gabime gjenden edhe tek ti. Ndonjëherë e akuzon dikë për ndonjë vepër dhe nevrikosesh me të edhe pse fajtore je ti vet.
E ti motër, që të njoftohesh me turpet e tua, duhet të ngrihesh dhe ta pastrosh veten tënde, të gjurmosh të metat e tua, të cilat janë fshehur në brendi dhe t’i zbulosh sëmundjet e zemrës, por që të arrish deri këtu, duhet të punosh me sinqeritet dhe vetëmohim.
Por ti në të vërtetë bën sikur nuk i di këto turpe dhe ikën që të mos i zbulosh këto të meta nga frika se do ta shohin njerëzit, kurse nga Krijuesi i njerëzve nuk frikësohesh edhe pse ti e di se Allahu i shikon punët e tua dhe i di fshehtësitë e zemrës tënde.

Gratë muslimane të ditëve tona, janë bërë ashtu që kur dëgjojnë përmendjen e varrit, vdekjes, Ditës së Fundit, nuk mendojnë, nuk dëshpërohen, nuk marrin mësim.
Bile-bile fjalët "Xhenet dhe Xhehenem” atyre as që ua tërheqin vëmendjen dhe kjo, jo për gjë tjetër përveçse largimit të frikës nga zemrat e tyre.
Kjo botë është bërë brenga më e madhe e tyre dhe pjesa e diturisë së tyre, u mashtruan me të, u gëzuan pas saj dhe u shkatërruan, kështu që humbën këtë botë dhe botën tjetër e kjo, padyshim, është një humbje e madhe.

Arritëm në fund të kësaj teme dhe nuk gjej tjetër këshillë më të mirë se sa të them që rrugën e jetës tonë ta bëjmë si rrugën e grave të gjeneratës së parë të ndershme.

Nëse gruaja punon sipas udhëzimit të grave të kësaj gjenerate, do të jetë e sigurt në jetën e saj, sepse ajo nuk punon veçse me argument kur’anor apo argument prej Sunetit.
Këtu ajo mundet ta shohë se si e nderoi Islami gruan si: nënë, bashkëshorte, pjesëmarrëse në përparim dhe gjyshe. Ajo do ta mësojë: fjalën e vërtetë, turpin, frikën, karakterin, besimin, durimin dhe shumëçka tjetër. Ajo do t’i afrohet shumë më afër Zotit të vet dhe do ta shtojë punën e saj për Ditën e Takimit.
Dhe:
"Është fakt se në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës, të anijes që lundron në det, që u sjell dobi njerëzve, atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit dhe tokës, (në të gjitha këto), ka argumente për një popull që ka mend.” (El-Bekare, 164) 
 
 
Shkruar nga Hariseda Dervishi
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2010)
Klikime: 696 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016