E enjte, 28/03/2024, 23:06
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Të qash kur lexohet Kurani Fisnik
Të qash kur lexohet Kurani Fisnik

 
Ibnu Mes’udi tregon: I dërguari i Allahut më tha: "Më lexo Kur’an”! "Të ta lexoj ndërkohë që ai të ka zbritur ty? – i thashë. Ai tha: "Kam dëshirë ta dëgjojë prej dikujt tjetër”. 

Fillova të lexoj nga surja Nisa derisa arrita tek ajeti kuranor: "si do të jetë gjendja e tyre kur në çdo popull do të sjellim dëshmitarët dhe ti do të jesh dëshmitari i këtyre (popullit tënd)” 

"Mjaft më” - tha. 

U ktheva nga ai dhe pashë se nga sytë po i rridhnin lotë”. 

Dritë mbi kuptimin e hadithit: 

Abdullah ibnu Mes’udi është njohur si bashkëshoqëruesi i profetit (a.s) dhe dëshirën e madhe që ka patur për ta mësuar Kur’anin Fisnik. Prej vlerave më të mëdha që ka ky sahab i nderuar është urdhri i profetit (a.s), që ai të lexonte Kur’an. I dërguari i Allahut e dëgjoi leximin e tij, derisa nga sytë i rrodhën lotë nga ndikimi i leximit dhe përqendrimi. Ibnu Mes’udi lexoi duke medituar, me përulësi dhe me sytë poshtë, dyzet ajete nga surja Nisa, derisa arriti në thënien e Allahut të Lartësuar: "si do të jetë gjendja e tyre, kur në çdo popull do të sjellim dëshmitarët dhe ti do të jesh dëshmitari i këtyre (popullit tënd)” "Mjaft” – tha i dërguari i Allahut. Ibn Mes`udi ngriti kokën dhe pa se profeti (a.s) po qante e nga sytë po i rridhnin lotë. I dërguari i Allahut po meditonte në leximin e ajeteve kur’anore, që konfirmojnë se ai do të jetë dëshmitari i popujve në ditën e Gjykimit. 

Hafiz Ibnu Haxher (Allahu e mëshirofë) ka thënë: "Ajo që kuptohet është, se i dërguari i Allahut ka qarë nga mëshira që ka për popullin e tij, pasi ai e mësoi, se patjetër do t’i duhej të dëshmonte për punët e tyre. Ndoshta puna e tyre mund të ishte jo në rrugën e drejtë dhe gjë kjo do të çonte në ndëshkimin e tyre.”[1] 

Në këtë hadith profetik konfirmohet domosdoshmëria e meditimit, përqendrimit dhe dëgjimit të Kur’anit. Po ashtu konfirmohet edhe nxitja për të qarë gjatë leximit të tij, që tregon për frytin e përulësisë dhe prezencën e zemrës. Gjithashtu të qarët është një mjet, që sjell përulësinë dhe zgjon zemrën. 

Allahu i Lartësuar i ka përshkruar robërit e devotshëm duke thënë: "Kur ata dëgjojnë ajetet e Mëshiruesit, bien në sexhde dhe qajnë.”[2] "Atyre që u është dhënë dija nga librat e mëparshëm kur u lexohet (Kur’ani), bien me fytyra në sexhde. Ata thonë: I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Tij është realizuar. Me fytyra bien në sexhde, qajnë dhe u shtohet më tepër përulësia.”[3] "Allahu e shpalli të folurën më të mirë, librin të ngjashëm për mrekulli, të përsëritur herë pas here me këshilla e dispozita, që prej dëgjimit të tij rrënqethen lëkurat dhe zemrat e atyre që janë të përulur ndaj Zotit. Pastaj lëkurat dhe zemrat e tyre zbuten, kur dëgjojnë librin e Allahut.”[4] 

Po të mendohesh mirë në leximin e këtyre ajeteve kur’anore, do të lexosh cilësitë e besimtarëve të devotshëm, që e lexojnë Kur’anin Fisnik. 

Prej këtyre cilësive përmendim: qetësinë shpirtërore, rrënqenthjen e lëkurave dhe zemrave, lotët që rrjedhin dhe përulësinë e madhe. 

Kjo ka qenë gjendja e profetit (a.s), e sahabëve dhe të parëve tanë, kur e lexonin Kur’anin Fisnik. Ata e përmendnin Allahun, rënkonin, psherëtinin dhe qanin. Kur lexonin ndonjë ajet, që fliste për xhenetin, qanin të përmalluar për të hyrë në të, ndërsa kur lexonin ndonjë ajet, që fliste për zjarrin e xhehenemit, psherëtinin me të madhe, sikur ushtima e saj dëgjohej pranë tyre. 

Aishja (Allahu qoftë e kënaqur me të) e ka përshkruar të atin, Ebu Bekër Sidikun, me këto fjalë: "Ebu Bekri është një burrë që ka zemër të butë, kur lexon Kur’an mbushet me lot”.[5] 

Nëse besimtarit i mungon përulësia dhe nga sytë nuk i rrjedhin lot, atëherë duhet të përpiqet që të qajë, duke patur frikën e Zotit, sepse kjo e qarë e bën zemrën të jetë prezent. Me këtë gjë e ka këshilluar profeti (a.s) popullin e tij, ashtu siç transmeton Sa’ad ibnu ebi Uekas, se profeti (a.s) ka thënë: "Lexojeni Kur’anin duke qarë. Nëse nuk qani mundohuni që të qani”.[6]

Imam Sujuti ka thënë: "Është e pëlqyeshme që gjatë leximit të Kur’anit, besimtari të qajë ose të përpiqet të qajë, të dëshpërohet e të jetë i përulur”.[7] 

Imam Neveviu ka sqaruar mënyrën e përpjekjes për të qarë e për të qenë i përulur gjatë leximit të Kur’anit: "Kur besimtari të lexojë Kur’an, duhet të ndjejë dhimbje në zemër. Gjatë leximit duhet të meditojë në ato ajete, që flitet për premtime, kërcënime dhënien e besës..etj. Pastaj ai do të hedhë vështrimin tek neglizhenca e tij ndaj zbatimit të urdhrave, kështu që do të dëshpërohet dhe do të qajë. Nëse ai as nuk dëshpërohet e as nuk qan, atëherë le të qajë për mungesën e dëshpërimit dhe të qarës, por kjo është fatkeqësia më e madhe.” 

Ky hadith profetik afirmon rëndësinë e leximit të Kur’anit Fisnik. Zoti i Lartësuar i ka përgëzuar me mëshirë nga ana e Tij ata, të cilët e dëgjojnë Kur’anin, prandaj vlerësoje këtë përgëzim. Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: "Kur të lexohet Kur’ani, dëgjoni dhe pushoni që të jeni të mëshiruar”.[8] 

Imam El Kurtubi përcjell fjalën e Lejth ibnu Sa’adit. i cili thotë: "Askush nuk mëshirohet më shpejt se dëgjuesi i Kur’anit” pastaj komenton duke thënë: "nëse ky është shpërblimi i atij, që e dëgjon Kur’anin, po ai që e lexon atë?!” 

Vëlla i dashur! Shpejto për të lexuar Kur’anin Fisnik. Medito dhe dëgjoje me përulje, që të fitosh mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit. 

Përfitimet e nxjerra nga hadithi: 

1- Prej cilësive të besimtarëve janë përulja, meditimi, të qarët kur lexohet Kur’ani, dëgjimi i tij, kuptimi i domethënies së tij e kujdesi nga neglizhenca ndaj tij. 

2- Dëgjimi i ajeteve kur’anore me ndjenjën e përulësisë dhe meditimit është rruga për fitimin e kënaqësisë dhe mëshirës së Allahut. 

3- Është e pëlqyeshme leximi i Kur’anit nga dikush tjetër, sidomos në ato raste kur dëgjimi ndikon më tepër në kuptimin dhe meditimin e ajeteve kur’anore, sesa kur njeriu lexon vetë. 

4- Thjeshtësia që kishte profeti (a.s) me shokët e tij. Është e pëlqyer, që dijetarët të tregohen modestë me ndjekësit dhe nxënësit e tyre. 

5- Pozita e madhe dhe e lartë e sahabiut të nderuar Abdullah ibnu Mes’ud (r.a). 

Burimi: ardhmeriaonline.com

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Marrë nga libri "Fet’hul Bari”

[2] Sure Merjem: 58

[3] Sure El Isra: 107-109

[4] Sure Ez Zumer: 23

[5] Transmetojne imam Buhariu: 644 dhe imam Muslimi: 418

[6] Transmeton Ibnu Maxheh: 4196. Hafiz El Irakij ka thënë: zinxhiri i transmetimit është i saktë.

[7] Marrë nga libri "Itkan fi Ulumil Kur’an”

[8] Sure El A’araf: 204
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (22/03/2011)
Klikime: 1418 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024