E enjte, 18/04/2024, 19:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

TË DUASH MUHAMEDIN (alejhi selam)
TË DUASH MUHAMEDIN (alejhi selam)
Transmeton Enesi, radijallahu anhu, nga Pejgam­beri, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i cili thotë: "Asnjëri nuk ka besuar përderisa të mos jem më i dashur tek ai se babai i tij, fëmija, vetvetja dhe njerëzit në për­gji­thësi”.[1]
Allahu i madhëruar, thotë:


"Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vë­lle­zë­rit tu­aj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që fri­ko­heni se do të dështojë, vend­ba­ni­met me të cilat jeni të kë­na­qur, (të gji­tha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dër­gu­a­ri i Tij dhe se luf­ta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë ven­di­min e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.”[2]


Kuptimi i fjalës së Pejgamberit në ha­­di­thin e lartpërmendur "Asnjëri nuk ka be­su­ar…” është: asnjëri nuk e ka plotësuar besimin e tij.
Dije vëlla mysliman, ti që do këtë Pejgamber bujar, se dashuria ndaj tij është ngushtë e lidhur me dashurinë ndaj Allahut si dhe është fryt i saj. Çdo mysliman obligohet që t’i jep për­pa­rësi da­shu­risë ndaj Pejgam­berit, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ndaj vetvetes së tij, pasurisë, prindit, fëmijës dhe tërë njerëzve në për­gji­thë­si. Omer ibën Ha­tabi një rast i tha Pej­gam­be­rit, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të: "O i Dërguar i Allahut, vërtet ti je më i dashur tek unë se çdo gjë për­­veç vetes time! Pejgamberi tha: Jo, pa­­sha Atë në dorën e të Cilit është shpir­ti im, derisa të jem më i da­shur se vet­vetja jote. Omeri, radijallahu anhu, më pas tha: Tash, pa­sha Allahun, je më i dashur për mua se vetvetja ime. Pejgamberitha: Tani po o Omer.”[3]


Njeriu e do një tjetër ose për shkak virtyteve me të cilat stoliset ai ose për shkak ndonjë të mire që ia ka bërë. Për Pejgamberin, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, Allahu, i madhëruar, thotë: "Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!”[4]


Nëse njeriu mediton rreth dobisë që ka përfituar nga Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i cili e nxori atë prej errësirave të kufrit në dri­tën e imanit drejtpërsëdrejti apo indirekt, do të kuptojë gji­tha­shtu se Pej­gamberi është shkaktar për qën­dri­min e tij të përjetshëm në begatitë e Xhenetit, do të kuptojë se kjo është do­bia më e madhe në të gjitha aspektet dhe për këtë arsye Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, meri­ton që të duhet më shumë se çdokush, sepse dobia e cila është shkak për ta da­shur atë është më e madhe se dobitë tjera, mirëpo nje­rë­zit dallojnë nga kjo pikëpamje varësisht prej asaj sa janë të kthjellët dhe vigjilent. Nuk ka dy­shim se sahabët në më­ny­rë më të plotë e kanë kuptuar këtë.


Kurtubiu thotë: "Çdonjëri i cili beson me besim të vër­te­të në Pej­gam­­be­rin, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, nuk mund që të mos gjejë në veten e tij diçka prej kësaj dashurie që i kalon të gjitha dashuritë, vetëm se ata da­llojnë mes tyre. Ndonjëri e gjen këtë dashuri të plotë, e tjetri te­për të mangët si për shembull ai i cili është fundosur në kënaqësitë e kësaj bote, i mpirë nga pavëmendshmëria në kohën më të madhe, mirëpo shumë prej tyre kur për­men­det Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, përmallohen dhe dëshirojnë ta sheh atë, e mbivlerësojnë ndaj familjes, fë­mi­jës, pasurisë dhe prindit të tij, e vendojnë veten në rrezik. Në veten e tij gjen një nxitës që nuk ka më­dy­shje në të.”[5]
Prej shenjave të kësaj dashurie është të kapurit për su­ne­tin e Pej­gam­berit, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe zba­­­timi i urdhrave të tij. Alla­hu, i madhëruar, thotë:


"Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i ta­kon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çësh­tje të tyre personale të bëjnë ndo­një zgjidhje tjetër.”[6]
Prej shenjave të kësaj dashurie është të ndriçuarit me dri­tën e Pej­ga­m­berit, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, si dhe të udhë­zuarit me udhë­­­zi­­min e tij. Allahu i madhëruar thotë:
"Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.”[7], po ashtu tho­­­­të: "Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që All-lla­­hu të ju dojë.”[8]


Prej shenjave të kësaj dashurie është të stolisurit me mo­ralin e Pej­­gam­berit, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, Alla­hu, i madhëruar, thotë: "Ju keni shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut.”[9]
O Allah i ynë! Ndriçoi zemrat tona me dashurinë ndaj Teje, ndaj Pej­­­gam­­berit, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe ndaj atyre që juve ju duan!

                                                                                                                                     AHMED MUADH HAKKIJ 
                                                                                                                                     Përktheu: Agim Bekiri


[1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi
[2] Teube - 24
[3] Transmeton Buhariu
[4] Kalem – 4
[5] Fethul Bari/1-59
[6] Ahzab – 36
[7] Maide – 15
[8] Ali Imran – 31
[9] Ahzab – 21

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (01/05/2011)
Klikime: 964 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024