E premte, 29/03/2024, 02:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Takimi me farefisin në restorant me muzikë...

Pyetje:

Selam alejkum!
Më falni që po ju pengoj, e kam një pyetje: kemi vendosur për t’u njoftuar me farefisin për shkak të rinisë që s’po njihen, po takimi do të mbahet në restorant dhe aty ka edhe muzikë. A është gjynah të shkojmë edhe pse jemi me farefis? Jam në dilemë, po mendoj që është gjynah. Faleminderit për mirëkuptim! Selam alejkum!


Përgjigje: 

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër muslimane, takimi me të afërmit e vendlindjes apo vendit prej nga janë prindërit e të parët, në esencë nuk do të kishte kundërshtim me parimet e Sheriatit. Çdo njeri duhet ta dijë se prej nga vjen dhe i kujt është. Duhet ta dijë se nga çfarë familje e kombësie rrjedh. Allahu thotë:
"O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.”
 (Huxhurat, 13)

Kjo ndarje në popuj dhe fise që Allahu e ka bërë për ta njohur ne njëri-tjetrin, është e rëndësishme për identifikim dhe komunikim. Andaj nuk lejohet në Islam që dikush ta mohon prejardhjen e tij familjare. Prejardhja familjare nuk konsiston patjetër me kulturën apo nivelin e mirësisë së të parëve nga aspekti pozitiv apo negativ. Për këtë arsye nuk duhet të turpërohet dikush nëse të parët e tij nuk kanë qenë të mirë, sikur që nuk duhet të krenohet tjetri nëse të parët e tij kanë qenë të mirë, sepse Allahu ndryshe e ka caktuar të vlerësohet kultura dhe mirësia duke thënë se "më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij” e jo ai që i takon kësaj familjeje, atij fisi apo filan popullit.

Takimet që organizohen me qëllimin që të njihen gjeneratat e reja ndërmjet veti, nuk e përmbushin këtë nevojë gjithaq, por megjithatë nuk do të ishte në esencë i keq. Por e keqja ndodhë atëherë kur përzihen gjinitë dhe jetojnë si në ndonjë aheng, që tashmë janë të njohur për aspektet negative që i përmbajnë. Pra, jo vetëm muzika që lëshohet, që ju e keni përmendur, por takimet, ndejat pastaj vallëzimet etj., që ndodhin nga të rinjtë e gjinive të kundërta, jo vetëm që nuk kontribuojnë për atë njoftimin e supozuar, por ka gjasë që edhe të kenë efekt të kundërt me qëllimin e synuar. Njoftimi me të afërmit nuk nënkupton në Islam se vajza duhet të qëndrojë e të lozë me djemtë e fisit, pasi që një gjë të tillë e ka të ndaluar. Andaj, duke u bazuar në këtë që e përmenda dhe duke u bazuar në atë që është bërë e njohur në zhvillimet e këtyre takimeve, do të thoshim se është e ndaluar pjesëmarrja në takime të ngjashme.

Allahu e di më së miri!



                                                     Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (05/04/2011)
Klikime: 1065 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024