Sinqeriteti ne jetë dhe në fe - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 04:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Sinqeriteti ne jetë dhe në fe
Sinqeriteti ne jetë dhe në fe


Shkruar nga Valbona Kelmendi
 
Po fillojmë me një thënie të dijetarit të madh Ibn Kajim el-Xheuziut i cili thotë për sinqeritetin:
"Sinqeriteti është çelësi i të gjitha punëve të mira, i të gjitha çështjeve shpirtërore të besimit.”

Shumica e njerëzimit në këtë botë, po edhe shumë musliman, sinqeritetin e kuptojnë vetëm atë që lidhet me gjuhën, ndërsa realiteti është se njeriu duhet të jetë i sinqertë në gjuhë, në zemër, në vepra, në punë. Shkurtë duhet thënë të jetë i tillë gjatë gjithë jetës së tij.

Kjo cilësi e lartë është shpatë në dorë të njerëzimit apo besimtarit, kudo që ta vendosësh prêt pengesat që të pengojnë drejtë rrugës për tek All-llahu.

Kur besimtari apo njeriu vishet me petkun e sinqeritetit, padyshim që ec me hapa të shpejtë, madje këta hapa edhe e gradojnë me privilegje të larta në besim si dhe me dashuri, respekt e konsideratë edhe nga njerëzit.
Është më se e njohur te të gjithë popujt dhe rracat se, njeriu në këtë botë luftohet pa ndalë nga armiqët e tij, nga egoja dhe djalli, mirëpo Zoti i Lartësuar, asnjëherë nuk e ka anashkaluar njeriun që mos t’i jap hapat preventive që të mbrohet dhe të dijë të mbrohet nga këta armiq, ku një ndër këta hapa apo mjete është sinqeriteti. Ngaqë ky mjet të bën ta nxjerrësh nga vetja yte dashurinë ndaj dunjasë duke lënë vetëm dozën adekuate aq sa i duhet t’i takoj dunjasë rreth saj, si dhe e shtynë njeriun që të bëjë punë të mira vazhdimisht, të posedon moral të lartë dhe sjellje të mirëfillta, duke lënë një shembull shembullor si mostër nga vetja e tij.

All-llahu i Lartësuar i ka lënë antonimet (të kundërtat) çdo gjëje në këtë botë, andaj edhe sinqeritetit i ka lënë të kundërtën e tij, gënjeshtrën e cila të shkakton shqetësime, lëkundje e dyshime, kurse sinqeriteti të bënë të qetë në zemër, të kthjellët në mendime, krenar në ndërgjegje dhe synues në punë të mira.

Andaj për këtë All-llahu thotë: "O ju që besuat, ta keni frikë All-llahun dhe të jeni më të sinqertit” (teube:119)
"Prej besimtarëve kishte burra që e vërtetuan me sinqeritet besën e dhënë All-llahut”(ahzab:23)

I Dërguari i All-llahut për sinqeritetin thotë:" Sinqeriteti të udhëzon për në mirësi, e mirësia të udhëzon për në xhennet, dhe nëse një njeri vazhdon të jetë i sinqertë gjithë jetën e tij, tek All-llahu do të shkruhet i sinqerti. Ndërsa gënjeshtra të çon në xhehennem, dhe nëse njeriu vazhdon të gënjej, ai do të shkruhet tek All-llahu gënjeshtar.” (Buhari& Muslimi).
"Me të vërtetë All-llahu nuk shikon në trupat e juaj dhe as në pamjet e juaja, por shikon zemrat e juaja.” ( Muslimi)
"O ju njerëz, kini kujdes shirkun e fsheht: ç’është shirku i fsheht? e pyeten sahabet e tij. Pejgamberi alejhisselam tha: "Një njeri që falet dhe e zbukuron faljen e tij për shkak se njerëzit po e shohin, ky është shirku i fshehtë.” (ibn huzejme)
"Më garantoni mua gjashtë gjëra t’ua garantoj xhennetin:
1. Të jeni të sinqertë kur flisni,
2. Mbajeni premtimin e dhënë,
3. Ruani emanetin
4. Ruani nderin
5. Ruani shikimin nga harami
6. Ruani duart nga harami.” (Hakimi me sened të sakt)
Disa të urtë pyeten: "Kush është i sinqertë? Ata përgjigjen: I sinqertë është ai që i fshehë të mirat që bën ashtu siç i fsheh të kqijat e tij.”
Shekik Ibrahim thotë:
Puna ruhet nga tre gjëra:
a) Të shikoj se puna e mirë është dhuratë nga All-llahu, që mos t’i hyj vetja në qejf.
b) Të ketë si synim shtimin e kënaqësisë së All-llahut, dhe se a është i kënaqur All-llahu prej asaj pune apo jo, që të thyej e të mposhtë epshin.
c) Të ketë si qëllim shpërblimin e punës nga All-llahu që të jetë e sinqertë për të, dhe jo lakminë dhe syefaqësinë.”

Sehl ibn Abdull-llahun e pyesin se cila gjë është më e vështira për nefsin?

Përgjigjet: Sinqeriteti.

Jusuf ibn Husejni thotë:
"Gjëja më e vështirë në këtë botë është sinqeriteti, sa herë që përpiqem ta zhdukë syefaqësinë nga zemra ime, shoh që më del në një ngjyrë tjetër.”
Thuhet: Ai që nuk bën farzin e vazhdueshëm, mund të mos i pranohet farzi i përkohshëm. Pyesin se cili është farzi i vazhdueshëm? Thotë: sinqeriteti.

Një dijetar thotë: " Punët janë si trupi, sinqeriteti është shpirti, ashtu si trupi që nuk jeton pa shpirt, po ashtu edhe punët nuk pranohen pa sinqeritet.
Vaji edhe e vërteta, sado vonë dalin sipër.
Sinqeriteti është pranvera e shpirtit, ndërsa fryti i tij është rrezatim i ndërgjegjës.”
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/12/2010)
Klikime: 255 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016