Sinqeriteti - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 04:44
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Sinqeriteti
Sinqeriteti

 
Instiktet e njohura njerëzore janë kriteret e sjelljes së përgjithshme.
Lehtë është të indetifikosh, në lëvizjet e njeriut para teje, dashurin e tij ndaj vetes, kërkimin e shpëtimit, lakmin e tij ndaj pasurisë, animin e tij kah mburrja, apo oreksin e tij për dominim.
Në të shumtën e rasteve ndjenjat e pëlqimit, të urrejtjeve, imitimit apo mendjemadhësisë janë burimi i bisedave që zhvillohen në mes njerëzve dhe veprimeve që ndodhin mes tyre.
Njeriu mund t’i jap dhuratë të mrekullueshme tjetrit, sepse ai dëshiron, t’i përfitojë zemrat, ndërsa disa herë mund të jap sepse dëshiron t’ua kthejë me mirësi atyre që i paraprijnë dhe i bëjnë të mira.
Allahu ka thënë: "Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falenderim.” (El- Insan.9)

Qëllimi i shëndosh dhe zemra e sinqertë, për Zotin e botëve e lartëson pozitën e një pune të thjeshtë të kësaj bote dhe e shëndron në adhurim të pranuar. Në të kundërten i shkatërron edhe qëllimet e errëta dhe adhurimet ekskluzive dhe i shndërrohen në mëkate të shëmtuara, ashtu që njeriu nuk fiton prej tyre asgjë përveç lodhjes në kryerjen e tyre, dështimit dhe humbjes.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Çdo musliman mbjellë ndonjë pemë apo bimë dhe prej saj ha ndonjë shpezë apo njeri, ajo do të jetë për atë sadaka. (Transmeton Muslimi).
Gjithashtu, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Bëhu i sinqertë në fenë tënde, do të të mjaftojë edhe puna e vogël”. (Transmeton Hakimi).

Zjarri i sinqeritetit shuhet dalëngadal, sa herë që në shpirt zgjohet tendenca e egoizmit dhe tendenca për lavdërim, p.sh. arritja e autoritetit dhe e famës, aspiratat për ngritjen dhe krenarinë...etj, shuhet sepse Allahu e do punën e kulluar nga njollat ndytëse.
Allahu thotë: "Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për Allahun" (Ez-Zumer.3).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Me të vërtet Allahu nuk shikon në trupat dhe format tuaja, por shikon në zemrat dhe veprat tuaja”. (Transmeton Muslimi)

Rrezet e sinqeritetit ndriçojnë në shpirt, kurse më tepër shkëlqejnë me vështirësit e rënda, në rastet e tilla njëra zhveshet nga epshet e veta, distancohet nga mëkatet e veta dhe qëndron në oborrin e Allahut e penduar, shpreson në mëshirën e Tij dhe frikohet prej dënimit të Tij.

Nuk ka dyshim se formalizimi është prej sëmundjeve me të rrezikshme për veprat.
Pjegamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Formalizmi i lehtë është idhujtari (shirk). Ai i cili kundërshton miqtë e Allahut (njerëzit e devotshëm) i ka shpallur luftë Allahut. Me të vërtet, Allahu i do njerëzit e mirë, të devotshëm dhe të fshehtë të cilët nëse mungojnë nuk humbin, e nëse prezantojnë nuk njihen: "Zemrat e tyre janë kandil të udhëzimit.” (Transmeton Hakimi).

Përgatiti: Agnesa Berisha
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/12/2010)
Klikime: 609 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016