Si të pendohemi? - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E mërkurë, 07/12/2016, 09:34
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Si të pendohemi?
 
Si të pendohemi?
 

Shkruar nga Merita Rexha

Shumë prej njerëzve nuk e dinë rrugën e cila të çon tek pendimi dhe nëse e dinë rrugën nuk e dinë nga t’ia fillojnë.

Pse të pendohemi?
Mund të thuash: Unë kërkoj lumturinë për veten time, dëshiroj shpëtimin dhe e dua faljen e mëkateve por dua ta di rrugën e pendimit.
Rruga është e qartë si dielli, e dukshme si hëna... nuk të ka ngelur diçka tjetër përveç se të trokasësh në të dhe do të gjesh përgjigje.

Allahu ju ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që të pendohen dhe i ka lajmëruar se ua falë të gjitha mëkatet, ata që pendohen dhe largohen prej tyre, sado që të jenë të shumta edhe nëse janë sa shkuma e detit.
Allahu i Madhëruar thotë: "
O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkaur me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresen ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”(Zumer: 53).

Mund të thuash, dua të kthehem tek Krijuesi im pasi që e kam kuptuar se kënaqësia nuk është në ndekjen e epsheve por nuk di si të pendohem nga t’ia filloj.
Kur Allahu i dëshiron hajrin robit të Tij ia lehtëson shkaqet të cilat çojnë tek pendimi.
1. Nijeti i sinqertë. Nëse njeriu e ka nijetin e sinqertë Allahu ia pranon pendimin.
2. Llogarite vetveten. Llogaria e vetes të çon tek hajri dhe të largon nga sherri.
3. Thuaj vetes, o shpirt pendohu para se të vdesësh, se vdekja vjen papritur. Kujtoi vetes vdekjen e filanit, filanit...etj.
4. Largo veten nga vendet e këqia, lëre vendin në të cilin e ke kundërshtuar Allahun.
5. Kujtoi vetes xhennetin dhe xhehnemin. Kujtoi bukuritë e xhennetit dhe çfarë ju ka premtuar Allahu atyre që ju binden dhe kujtoi vetes zjarrin dhe çfarë ju ka përgatitur Allahu atyre që kundërshtuan.
6. Kundërshto epshin (dëshirën)...

Kushtet e pendimit të sinqertë:
1. Me sinqeritet të jetë pendimi vetëm për hir të Allahut, nga frika e dënimit të Tij dhe jo për t’u afruar te njerëzit.
"Përveç atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajten Allahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për Allahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e Allahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shpërblim të madh (Nisa: 146)
2. Braktisja e gjynaheve. Nuk mund të pranohet pendimi nëse vazhdon duke bërë mëkate, por nëse pendimi yt është i sinqertë dhe prap bën mëkat, pendimi për mëkatin e parë inshaAllah është i pranueshëm vetëm se për mëkatin tjetër duhet sërish pendim.
3. Kërkimi i faljes për mëkatin e bërë.
4. Të ndiej keqardhje për mëkatin e bërë. Muhammedi, sal-all-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Keqardhja është pendim”.
5. Të vendos që të mos kthehet në të njëjtin mëkat.
6.Dhe nëse mëkati ka të bëjë mes teje dhe njerëzve të kërkosh hallall prej tyre.

Shenjat e pranimit të pendimit:
- Të jetë robi pas pendimit më i mirë se që ka qenë përpara.
- Të frikësohet që të mos kthehet prap në gjynahe. Allahu thotë: "S’ka dyshim se ata që thanë: "Zoti është Allahu”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): "Të mos frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (Fussile:30)
- Edhe pse është penduar le t’i kujtojë mëkatet si diçka të madhe. Disa nga të parët thonë: "Mos shiko se sa i vogël është mëkati, por shiko kujt po i bën mëkat.”
- Të kujdeset për gjuhën, ta ruajë nga thashethemet, fjalët e kota, ta pasurojë me përmendjen e Allahut dhe leximin e librit të Tij...etj.
- Të kujdeset për barkun e tij, të mos hajë veçse hallall.
- Të kujdeset për syrin e tij, të mos shikojë haram.
- Të kujdeset për dëgjimin e tij, të mos dëgjojë haram.
- Të kujdeset për duart, të mos i zgjasë te harami.
- Të kujdeset për këmbët, të mos shkojë në vende të haramit.
- Të kujdeset për zemrën, ta pastrojë nga zilia, urrejtja...etj.
- Të kujdeset që bindja e tij të jetë vetëm për Allahun dhe të largohet nga syefaqësia.

Kujdes nga thënia ‘do të bëj’!
Robi nuk e di kur i vjen vdekja dhe as sa i ka ngelur nga jeta. Gjejmë njerëz që nuk i kushtojnë rëndësi pendimit dhe thonë: Nuk është kjo kohë e pendimit, na lë të shijojmë jetën dhe kur do të arrijmë në moshën e shtyrë do të pendohem. Ky është epshi (dëshira) e shejtanit. Shpejto motër tek pendimi dhe kujdes nga fjala ‘do të bëj’... !

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/12/2010)
Klikime: 619 | Komentet: 3 | Ranguar: 4.3/3
Gjithsejt komente: 3
3  
eselamu alejkum

2  
ALLAHU eshte nje dhe ska zot tjeter vec tij.ne cdo rast qe kam qen keq me ka ndihmuar.ALLAHU EKBER.falenderimet i takojne vetem Atij.ju faleminderit qe publikoni shkrime te tilla.ALLAHU JU MESHIROFTE DHE JU SHPERBLEFTE BRAVO

1  
une e lexova ket teme qe e kishit shenuar ju me pelqeu pa mase sepse mendoj se njerezit me te vertet kan nevoj per keshtu fjale qe jane te verteta
ju uroj suksese qe te shenoni edhe me shume tema te ndryshme
ALLAHU JU SHPERBLEFTE...

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016