Si ta pastrojmë shpirtin? - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 04/12/2016, 02:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Si ta pastrojmë shpirtin?
Si ta pastrojmë shpirtin?


Shkruar nga Ahmed Ferid

Allahu i Madhëruar i shpalli të Dërguarit të Tij në Haxhin e Lamtumirës, në ditën e Arafatit: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe." [Al-Maide :3]

Në këtë mënyrë, Kurani dhe tradita profetike rregullojnë jetën e individëve si dhe të shoqërive, duke garantuar lumturi në këtë botë dhe në tjetrën. Largimi prej tyre është themeli i vuajtjeve në këtë botë dhe në tjetrën, qoftë nëse njeriu u kthen atyre shpinën duke i ndërruar me rrëfime të sajuara dhe me poezi, ose duke i lënë ato plotësisht dhe duke aplikuar programe dhe ligje njerëzore.

"Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)”. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër.” [Ta Ha:123-124

Udhëzimi i Allahut të Lartësuar është Libri që Ai zbriti dhe Suneti i të Dërguarit të Tij sallallahu alejhi selem. Të gjitha adhurimet duhet të jenë brenda kufijve të asaj që është zbritur prej Allahut. Ky është një parim themelor i Fesë islame dhe një rregull e vendosur nga i Dërguari i Allahut alejhi selam në fjalën e tij: "Kush bën një vepër jo në pajtim me çështjen (fenë) tonë, ajo do të refuzohet. [Muslimi dhe Buhariu me të njëjtin kuptim]

Adhurimi nuk është mundim për shpirtin. Po ashtu, jo çdo lloj mundimi i shpirtit është një adhurim. I Dërguari i Allahut alejhi selam njëherë pa një burrë që ecte i mbajtur nga dy djemtë e tij, prandaj pyeti për të dhe i thanë: "O i Dërguar i Allahut, ai është betuar se do të ecë." Prandaj i Dërguari alejhi selam tha: "Allahu nuk ka nevojë që ky njeri të vuajë" dhe e urdhëroi të kalërojë. [Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, etj.)

Nga Ibn Abbasi është transmetuar se ka thënë: "Ndërkohë që Profeti alejhi selam po fliste, një njeri po qëndronte në këmbë. Ai pyeti për të dhe i thanë se ai ishte Ebu Isra'ili. Ai ishte betuar se do të qëndronte në këmbë, të mos ulej, të mos rrinte në hije, të mos fliste dhe të agjëronte. Atëherë, Profeti alejhi selam tha: "Urdhërojeni të flasë, të rrijë në hije dhe të ulet dhe ndihmojeni të përfundojë agjërimin e vet.” [Buhariu, Ebu Davudi]
Në këtë mënyrë, Profeti alejhi selam ia dha vendin e merituar asaj që është ligjëruar nga Allahu, pra agjërimit, dhe refuzoi atë që nuk ishte ligjëruar nga Allahu, domethënë braktisjen e të folurit dhe qëndrimin në diell.

Pra, nuk është e lejueshme që të kërkohet afrim tek Allahu i Madhëruar me një adhurim të cilin Allahu i Madhëruar nuk e ka ligjëruar, ashtu siç nuk është e lejueshme të ekzagjerohen dhe të tejkalohen kufijtë e vendosur nga Allahu i Madhëruar. Udhëzimi i të Dërguarit alejhi selam është shembulli më i mirë në këtë drejtim. Askujt prej pjesëtarëve të umetit të tij nuk i lejohet të shtojë në të, ose të mendojë se adhurimi i tij është më i mirë se ai i Profetit alejhi selam. Dëshmia më e mirë për këtë është hadithi me ata tre personat që erdhën në shtëpinë e të Dërguarit alejhi selam dhe e pyetën për adhurimin e tij. Pasi u informuan - e ndoshta atyre iu duk pak – njëri prej tyre tha: "Si mund të krahasohemi me të Dërguarin e Allahut alejhi selam, të cilit Allahu ia ka falur gjynahet e kaluara dhe të ardhshme? Sa për mua, unë do të falem dhe nuk do të fle." Tjetri tha: "Sa për mua, unë do të agjëroj dhe nuk do ta thyej agjërimin.”, kurse i treti tha: "Sa për mua, unë nuk do të martohem me gra.” Kur Profeti alejhi selam u informua për fjalët e tyre, ai tha: "Çfarë kanë këta njerëz që thonë ashtu e kështu. A nuk jam unë më i dituri mes jush për Allahun dhe ai që i frikësohet Atij më shumë se ju? Sa për mua, unë agjëroj dhe e prish agjërimin; e kaloj natën në adhurim dhe fle dhe martohem me gra. Kush nuk është i kënaqur me Sunetin tim, ai nuk është prej meje." [Buhariu, Muslimi]

Çështja kryesore është se besimtari duhet të kërkojë gjithnjë rrugët për të zbutur zemrën e tij dhe të punojë për pastrimin e shpirtit në pajtim me atë që Allahu i Madhëruar ka shpjeguar në Librin e Tij dhe në pajtim me atë që është raportuar nga Suneti i Profetit alejhi selam.Kjo është rruga e ndjekur nga sahabët e të Dërguarit alejhi selam, Allahu qoftë i kënaqur me ta, për sa i përket të udhëzuarit, domethënë asaj që ka shpallur Allahu i Madhëruar: "Thuaj (o i Dërguar): "I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu”! [Ali Imran, 73]

Duhet të thuhet se dija e pastrimit të shpirtit dhe e zbutjes së zemrave është thelbësore për besimtarët ashtu siç është uji për peshkun, ose ajri për krijesat e gjalla, që zemra të përgatitet për dijen, ashtu si toka për t’u punuar, në mënyrë që besimtarët të pendohen tek Allahu natë e ditë. Disa nga selefët kanë thënë: "Kushdo që nuk pendohet tek Allahu çdo mëngjes dhe mbrëmje është nga keqbërësit." Allahu i Madhëruar ka thënë: "E ata që nuk pendohen, janë mizorë.” [Huxhurat, 11]

Kjo është e rëndësishme sepse nxënësi i dijes të mos pengohet në rrugën e tij të dijes për shkak të një fatkeqësie që e ka goditur. Ndodh që një besimtar të jetë shumë inteligjent, serioz, ose shumë punëtorë në studimin e shkencave të sheriatit dhe pastaj bie në vetëadmirim, krenari ose mendjemadhësi dhe kështu e shkatërron veten, si në tregimin e atyre për të cilët do të ndizet zjarri së pari. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga gjendja e banorëve të zjarrit!
Shumë njerëz u janë kthyer librave të sufive, duke kërkuar mënyra për të zbutur zemrat. Edhe pse këto libra kurojnë disa sëmundje të zemrës për shkak të asaj që përmbajnë nga Kurani dhe Suneti i vërtetë, këta libra përmbajnë gjithashtu edhe elementë të sajuar e të dobët, lëvizje të pabesueshme në ekstazë dhe admirim i ekzagjeruar për disa krijesa, çka e bën dëmin e tyre më të madh se dobia. Prandaj ai që i lexon këta libra nuk është i sigurt se bashkë me mjaltin nuk do të shijojë dhe helmin.

Përkthyer me shkurtime nga Eglantina Muça
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/12/2010)
Klikime: 558 | Ranguar: 2.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016