E premte, 29/03/2024, 16:44
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Si t'ia bëj që mos të hyjnë në lojë edhe zemrat?

Pyetja:

Hoxhë i nderuar!

Unë jam martuar që para 5 muajsh. Kam një grua besimtare, elhamdulilah. Në shumë libra, tema dhe këshilla islame unë kam hasur duke thënë se problemet janë normale dhe pjesë e jetës. Hoxhë, më trego se cilat nga problemet t'i konsideroj normale (këtë pyes meqë për to mos të bëj edhe "hallakame")? Kohëve të fundit shumë shpesh po kemi (kam) probleme dhe janë acaruar marrëdhëniet goxha. Unë e kam princip që i pari të shtrij dorën dhe të fal, kur e shoh që kjo është zgjidhja. (Por kështu nga natyra ime jam shumë temperament, por kërkoj falje pa asnjë pengesë, kur e shoh se kam gabuar). Halli im kryesor është se unë kam frikë se mos na janë përçarë edhe zemrat; kjo më brengos. Ju lutem, më tregoni si t’ia bëj që në këto mospajtime dhe probleme mos "të hyjnë në lojë edhe zemrat", sepse unë tek nusja po vërej pesimizëm dhe ftohje. Ju lutem, përgjigjuni sa më shpejtë të keni mundësi! Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, ju urojmë martesën dhe lusim Allahun e Lartësuar ta zbres bekimin e Tij mbi juve të dy, mbi pasardhësit tuaj dhe ta bëjë bashkimin tuaj në të mirë! Gjithashtu, lusim Krijuesin tonë të na ndihmojë në përkujtimin e Tij, falënderimin e Tij dhe në adhurimin e sinqertë ndaj Tij!

Vëlla i nderuar!

Periudha fillestare e martesës është një risi e njëjtë si çdo periudhë e re që ndodh në jetën tonë, sikurse kur njeriu transferohet në ndonjë vendbanim të ri, hynë në ndonjë punë të re, regjistrohet në ndonjë shkollë të re, etj. Prandaj, kur njeriu martohet, natyrisht jeta e tij ngjyroset me disa risi, për të cilat nevojitet kohë të mësohet me to. Njeriu me aktin e martesës e përmbush një zbrazëtirë për të cilën ka nevojë. Ai me këtë e përzgjedh bashkëshorten, partneren, nënën e fëmijëve, pasardhësve të tij, me të cilën do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës, e, gjithashtu, edhe vajza e bën të njëjtën gjë.

Periudha e parë e martesës është periudha e njohjes së ndërsjellët, këmbimit të dashurisë, respektit, përgjegjësisë dhe mirëkuptimit. Kjo e tëra arrihet si duhet, vetëm atëherë kur e kemi parasysh realitetin se si ka dashur Allahu i Lartësuar t`i krijojë njerëzit. Ajo është se urtësia e Allahut ishte që njerëzit të ndryshojnë nga njëri-tjetri, në sjellje, natyrshmëri, mendjemprehtësi, hidhërim, durim, mirësi, kokëfortësi, etj. Gjithashtu, i suksesshëm do të jetë edhe ai që kupton se në këtë botë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë person njëqind për qind me të gjitha të mirat, pasi përsosmëria i takon vetëm Allahut të Lartmadhëruar. Natyra e njeriut është se ai plotësohet në një aspekt, mbetet i mangët në tjetrin dhe kështu me radhë. Ky ligj dhe natyrshmëri është i njëjtë te të gjithë njerëzit, meshkuj dhe femra.

Vëlla i dashur! Dije se gruaja është prehje për burrin dhe se nuk ka qetësi për gruan vetëm se me burrin e saj, ashtu si nuk ka lumturi për burrin vetëm se duke qenë pranë gruas së tij, që të qetësohet tek ajo.

Ju duhet të kuptoni se situata e gruas suaj është më e komplikuar se që ju mund ta paramendoni, pasi ajo tani gjendet në një mes ku shumë gjëra, që ndoshta për ty janë nga më të zakonshmet, për të janë të panjohura e nuk gaboj të them edhe të huaja. E them këtë duke e pasur parasysh se në disa gjëra, nga më të thjeshtat, dallojnë familjet nga njëra-tjetra, qoftë në kohën apo mënyrën e ushqimit, frekuentimit apo mos frekuentimit të mysafirëve, forma e rregullimit të dhomave, etj.

Pastaj ajo, padyshim, në këtë mes ndjen nevojë për anëtarët e familjes së saj, nostalgji për ditët kur ka qenë vajzë, e lirë pa përgjegjësi.

Ajo që e ndërlikon situatën është edhe planifikimet apo nuk gaboj nëse them ëndrrat që i ka gruaja para martese. Është shumë e mundur të mos realizohen shumë nga ato.

Të gjitha këto ndikojnë që ajo të ndjejë kohë pas kohe ftohje e pesimizëm, posaçërisht nëse e ka pranë edhe burrin, i cili nuk mundohet t’i ndihmojë në tejkalimin e këtyre ndjenjave.

Prandaj roli juaj është mjaft i rëndësishëm, mundohuni të jeni ai tek i cili gruaja juaj mund të gjejë veten, qetësohet dhe inkurajohet për suksese dhe optimizëm.

Për ta konkretizuar këshillën themi se ju duhet të jeni më zemërgjerë dhe mos i imtësoni të gjitha gjërat, mos i zmadhoni mospajtimet ekzistuese të cilat janë normale te të gjithë bashkëshortët, por mundohuni t`i shprehni qëndrimet dhe mendimet tuaja thjesht duke lënë vend për kompromis.

Problemi të cilën ju duhet ta përmirësoni në vete është të jeni më mendjemprehtë, të qetë, pasi si shpreheni edhe ju nga temperamenti juaj reagoni shumë shpejt në mospajtimet apo ndryshimet ekzistuese ndërmjet jush. Kjo e bën nusen tuaj ta ndiejë veten keq, pasi femra për nga natyra është më e ndjeshme dhe shumë gjëra që për mashkullin nuk kanë kurrfarë domethënie, tek ajo lënë indikacione afatgjata.

Urdhri më i potencuar në Kuran për burrin në marrëdhëniet bashkëshortore është që ai ta bashkëjetoj gruan me mirësjellje. Pastaj çështja e dashurisë apo mos dashurisë është një çështje relative dhe e ndryshueshme, pra mund të mangësohet dhe shtohet. Për këtë edhe Allahu i Lartësuar thotë: "...Bashkëjetoni me të mirë ato (gratë). Nëse i urreni ato, është e mundur që ju të urren diçka e Allahu t`ju sigurojë nga ajo shumë të mira.” (Nisa, 19) Që nënkupton tejkalimi i situatave duke u gjetur atyre zgjidhje dhe mirësjellja janë nga potenciuesit kryesor të lindjes së dashurisë.

Për mos t’u zgjeruar shumë themi se problemi juaj është një problem që shumë lehtë mund të zgjidhet vetëm se me një logjikë të qëlluar dhe me iniciativa konkrete.

Definitivisht e theksojmë se duhet ta keni parasysh atë që e cekëm më lartë se çdonjëri ka disa cilësi të mira dhe disa të tjera negative. Ju assesi mos u koncentroni në anët negative, por kini parasysh cilësitë e mira, kapuni për to, kur të bisedoni me nusen flisni për to, lavdërojeni atë dhe mundohuni t`i kultivoni ato cilësi pozitive, kurse për negativitetet bëni durim dhe nevojitet kohë që ato të mënjanohen.

Të rikujtoj me halifen e muslimanëve, Umerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili në një rast kur fliste për gruan e tij dhe e lavdëronte atë, duke i përmendur cilësitë e mira që i ka, në fund tha: "Nëse e urrej ndonjë sjellje (të keqe) tek ajo e zëvendësoj atë urrejtje duke shikuar ndonjë sjellje të mirë tek ajo.” 

Pasi në letrën tuaj nuk konkretizuat ndonjë problem me të cilën je ballafaquar, për të qenë më afër zgjidhjes së problemit do të përmendim një të mundshëm.

Të themi se gruaja mund të jetë kokëforte, nuk pranon këshillat apo paramendon se ju e shpërfillni atë nuk e respektoni, etj. Këto janë probleme të cilat nëse dëshirojmë ta zgjidhim duhet t`i qasemi në formë të qëlluar, përndryshe do të dështojmë. Gjithashtu, duhet të kuptojmë se problemet e tilla nuk zgjidhen sa çel e mbyll sytë, por duhet një kohë dhe forma të ndryshme të intervenimeve. Që do të thotë se një problem mund të ketë disa zgjidhje dhe ju duhet të tentoni disa herë derisa ta gjeni formën e qëlluar.

Për të zgjidhur këto probleme çfarë duhet të ndërmarrësh:

Të tregosh interesim më të theksuar ndaj saj.

T`ia shprehësh më shpesh atë çfarë ndien ndaj saj.

Ti shkruash ndonjë fjalë të ëmbël, qoftë në letër apo t`i dërgosh në mesazh.

Kur të kthehesh në shtëpi t`i sjellësh lule, apo dhuratë.

Të planifikosh shëtitje njëditore në ndonjë vend dhe kjo të bëhet në formë befasie?

Forma të tilla të veprimeve tuaja e bëjnë gruan të ndryshojë qëndrimin ndaj mendimeve pesimiste që i sillen në kokë. Dhe kjo e bënë që edhe ajo të ndryshojë sjelljen.

Prandaj nëse vëreni te gruaja ftohje dhe pesimizëm, atëherë dijeni se ajo ka nevojë për diçka të re t’i ndodhë dhe kështu arrihet të kthehet gëzimi dhe lumturia.

Këto ishin këshillat të cilat arritëm t`i përmbledhim në këtë përgjigje, lusim Allahu e Lartësuar t`ju jap sukses në këtë botë dhe botën tjetër dhe ta bëjë martesën tuaj të bekuar dhe të ju bëjë të lumtur! Amin!

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (03/09/2010)
Klikime: 1113 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024