E premte, 19/04/2024, 22:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Si duhet të veproj me të për ta kthyer të falet?

Pyetja:

Jam një student jashtë Shqipërisë dhe rri në një shtëpi me një shok që dikur është falur, po që tani nuk falet më vetëm se për xhuma apo Bajram. Më thoni, n.q.s. mundeni, si duhet të veproj me të për ta kthyer të falet pasi ka më shumë se 2 vjet që e ka ndërprerë faljen. Allahu jua shperbleftë me të mira!

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Njerëzit e tillë, që faleshin më herët pastaj e lënë atë, vërtetë kanë nevojë për një trajtim të veçantë dhe të jesh i sigurtë se nëse arrijmë ta qëllojmë metodologjinë e zgjedhur, atëherë shumë lehtë arrijmë të ndikojmë tek ata. Mirëpo gjithashtu është me rrezik nëse ndodh e kundërta, zgjedhim metodologji të gabuar, atëherë ka mundësi që ai të shkojë edhe më largë se lënia e namazit dhe të mohojë këtë dispozitë apo ta zhvlerësojë atë. E kjo është edhe më e rrezikshme se lënia e namazit.

Ajo me të cilën do t`ju kishim porositur, së pari, është që ti të jesh i mirësjellshëm me të, të mundohesh t`i gjendesh atij në situata në të cilat ka nevojë që dikush t`i ndihmojë. Kjo të jep mundësinë që të fitoni dashuri dhe respekt nga ai. Këto dy gjëra konsiderohen si elemente kryesore që të ndikoni te të tjerët dhe të bëni që fjala juaj të ketë peshë tek ata. 

Pastaj është me rëndësi të mundoheni t`i ofroni shoqëri qoftë nga ti apo ta njoftoni me shokë që janë besimtarë të mirë dhe të njejtën kohë ta largoni nga shoqërimi me shokë të tjerë që sigurisht kanë ndikuar në atë që ai ta lërë namazin.

Gjithashtu, ju këshillojmë që të bëni dua për të, pasi me anë të lutjes njeriu mund të ndryshoj shumë gjëra.

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (06/01/2011)
Klikime: 529 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024