E enjte, 28/03/2024, 10:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukimi i fëmijëve

Si duhet të sillemi me prindërit?
Si duhet të sillemi me prindërit?

 
1. Duhet të jemi të dëgjueshëm ndaj prindërve dhe nuk guxojmë t’i kun­dër­shtoj­më, përveç nëse ata na largojnë nga nën­shtrimi ndaj Allahut, subhanehu ve teala. Pra, prindërit duhet t’i kemi primar në dë­gju­eshmëri, p.sh. para bashkëshortes, e kjo nuk do të thotë se ate duhet ta neglizhojmë, por çdonjërit duhet t’ia japim të drejtën e vet.

2. Duhet të jemi të mirë ndaj tyre si në fjalë ashtu edhe në vepra, dhe në të gjitha format e bamirësisë.

3. Duhet që ndaj tyre të jemi tolerant, të nënshtruar, dëgjueshëm dhe të butë.

4. Nuk guxojmë që prindërit t’i ofen­doj­më e as t’u bërtasim apo ta ngrisim zërin mbi ta gjatë bisedës. Duhet të jemi tolerant dhe të njerëzishëm.

5. Duhet t’i dëgjojmë prindërit dhe kur të flasin ata, ta kthejmë fytyrën kah ata de­ri­sa flasin, nuk guxojmë t’i ndërpresim në të folurit e tyre dhe as që t’i kundërshtojmë, e assesi nuk guxojmë t’u themi se gënjejnë.

6. Duhet ta ndajmë gëzimin me ta. Nuk guxojmë të shprehim përtacinë dhe smirë­ke­qësinë dhe duhet që të gëzohemi në urdhë­rat e tyre dhe asnjëherë të mos u themi as "uf”.

7. Duhet që t’i presim me disponim të mirë, t’u dëshirojmë mirëseardhje dhe assesi të mos mrrolemi.

8. Duhet që t’u lakmohemi dhe t’ua shprehim dashurinë tonë.

9. Duhet që të parët t’i përshëndesim kur t’i shohim, t’ua puthim duart dhe fytyrën.

10. T’ua lëshojmë vendin të ulen (në sho­qëri), edhe atë, vendin më të mirë.

11. Natën dhe kur është errët të ecim para tyre, ndërsa ditën pas tyre.

12. Para tyre duhet të ulemi me respekt dhe të hijshëm. Assesi nuk duhet t’u japim përshtypje se nuk i respektojmë, nuk gu­xoj­më që para tyre të shtrihemi. Shtrirja, zhveshja dhe gjeste të tjera me të cilat tre­go­het pahijësi, nuk vijnë parasysh.

13. Nuk guxojmë që para tyre të tre­goj­më gjithçka që kemi bërë për ta dhe të bë­he­mi para tyre mendjemëdhenj.

14. Duhet të mbajmë llogari që nënave t’u japim përparësi në bamirësi dhe ndje­shmëri. Këtë mund ta hetojmë në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra, radijallahu anhu: "Erdhi një njeri tek Pejgamberi, sal­alla­hu alejhi ve selem, dhe e pyeti se kush ka për­parësi në dhënien e respektit. E ai iu për­gjigj: ‘Nëna’. ‘E pastaj?-pyeti njeriu. ‘Nëna’, - u përgjigj i Dërguari, salallahu alejhi ve selem. ‘E pastaj?’. ‘Nëna’. E pastaj? ‘Babai’”<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]-->. Ebu Batali e ka shpjeguar këtë hadith se nëna ka tri herë më shumë të drejtë se sa babai. Për­se? Për shkak se shumë rënd i ka përjetuar mundimet e bartjes, lindjes, gjidhënies; këto të gjitha ajo vetë i ka përjetuar, e për të tjerat e ka ndarë brengën me babain, në edukimin dhe ngritjen e fëmiut.

15. T’i ndihmojmë prindërit në punët e tyre. Nuk guxojmë të lejojmë që prindërit vetë të punojnë, e ne vetëm të shikojmë dhe asgjë të mos u ndihmojmë.

16. Assesi nuk guxojmë t’u pengojmë. Kur flejnë, nuk duhet ta ngrisim zërin lartë, të bëjmë zhurmë, e kjo nuk duhet të bëhet edhe kur nuk flejnë. Me shumë kujdes du­het që t’ua tregojmë lajmet e mërzitshme.

17. Nuk guxojmë që para tyre të shka­ktojmë përleshje dhe kacafytje me vëllezrit dhe motrat. Duhet që të mundohemi që me të gjithë familijarët mirë të pajtohemi.

18. Nuk guxojmë që të fillojmë të hamë para se të fillojnë ata.

19. Duhet menjëherë t’u përgjigjemi kur të na thërrasin, pa marrë parsysh a jemi të zënë me punë apo jemi të lirë. Ka të atillë që bëhen sikur nuk ndëgjojnë kur prindërit i thërrasin. Për këtë poeti ka thënë:

"Nuk e dëgjon atë që nuk don,

ndërsa gjithkend dhe gjithçka dëgjon kur don”.

Fëmijët e mirë: djali dhe vajza e mirë, duhet që menjëherë t’u përgjigjen kur pri­n­dërit t’i thërrasin.

20. Ajo çka llogaritet bamirësi dhe sjellje e mirë është që njeriu patjetër t’i adaptojë gruan dhe fëmijët në dëgjueshmërinë ndaj prindërve dhe të tentojë t’i përforcojë lidhjet në mes tyre.

21. Nëse ndodhë ndonjë mosmarrë­vesh­je ndërmjet prindërve duhet që të mundo­he­mi t’i afrojmë ata.

22. Nëse duam që të hymë tek ata, duhet të trokasim në derë dhe të marrim leje për të hyrë, sepse ndoshta ndodhen në situatë të atillë në të cilën nuk duan që t’i shohim.

23. Duhet që t’ua përkujtojmë Allahun, subhanehu ve teala, dhe t’i njohtojmë me atë që nuk e dinë nga feja.

24. Duhet t’i nxisim të bëjnë vepra të mira, nëse nuk janë plotësisht të drejtë. Këtë duhet ta bëjmë shumë me kujdes dhe durim (nëse ata këtë nuk e pranojnë menjëherë).

25. Duhet të kërkojmë leje prej tyre dhe të këshillohemi me ta, e ta miratojmë men­di­min e tyre nëse duam të shoqërohemi me di­kend, udhëtojmë dikund, po edhe nëse shkojmë në xhihad<!--[if !supportFootnotes]-->[2]<!--[endif]-->. Nëse japin lejen e tyre, atëherë është në rregull, në të kundërtën du­het të largohemi, posaçërisht nëse mendimi i tyre është i logjikshëm, pra bazohet në për­vojë (Kur'an dhe Sunet) dhe mençuri.

26. Duhet të kemi kujdes për zërin e mi­rë të prindërve në mesin e njerëzve. Për këtë duhet të shoqërohemi me njerëz të mirë dhe të drejtë, dhe të largohemi nga shoqërimi me të prishurit. Të largohemi nga vendet e dyshimta.

27. Prindërit nuk guxojmë t’i ofendojmë e as t’i fyejmë nëse bëjnë diçka që neve nuk na konvenon e as t’i kritikojmë se nuk na kanë edukuar, ose t’i përkujtojmë në diçka që nuk dëshirojnë të ndëgjojnë për sjelljen e tyre.

28. Nuk duhet të bëjmë asgjë që do t’i in­disponojë.

29. Duhet ta kuptojmë natyrën e tyre dhe të veprojmë në pajtueshmëri me atë.

30. Duhet që sa më shpesh ta lusim Allahun që t’ua falë dhe t’u dhurojë çdo të mirë në këtë dhe në botën tjetër.

31. Duhet t’i respektojmë edhe pas vdekjes së tyre. Kjo na tregon madhështinë e të drejtave prindore. Mëshira e Zotit të bo­të­rave është e pafund, sepse do t’i shpërblejë me shpërblime të mëdha ata që ndaj pri­n­dërve të tyre i plotësojnë obligimet. Ba­mi­rë­sia ndaj prindërve nuk guxon të ndërpritet as pas vdekjes së tyre. Nëse dikush nuk i plotëson obligimet e tij që i ka ndaj pri­n­dër­ve gjatë jetës së tyre, kur ata të vdesin do ta brejë ndërgjigjja dhe do të pendohet për atë se prindërve të tyre ua ka shkurtuar të drej­tat e tyre. Po bile edhe dëshirojnë që ata të kthehen në jetë që të kenë rastin të plo­të­soj­në atë që e kanë lëshuar në jetën e tyre. Për këtë muslimani mundet të plotësojë atë që e ka lëshuar ashtu që në emër të tyre të bëjë të mira pas vdekjes së tyre edhe atë:

- fëmijët duhet të jenë dhe të mbeten të drejtë;

- duhet të bëjnë lutje për faljen e prin­dë­r­ve të tyre;

- duhet t’i përforcojnë lidhjet farefisnore;

- duhet ta praktikojnë në vepër atë që prindërit e tyre ia kanë premtuar ndokujt;

- të japim sadaka jetimave para tyre;

Këto janë disa nga mënyrat se si duhet të sillemi kur kemi të bëjmë me obligimet ndaj prindërve.

 

Marrë nga libri "Mosrespektimi i prindërve”, botuar nga Klubi Studentor

Kategori: Edukimi i fëmijëve | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/07/2010)
Klikime: 3613 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
2 cona  
0
Duhet të jemi të mirë ndaj tyre si në fjalë ashtu edhe në vepra, dhe në të gjitha format e bamirësisë.

1 cona  
0
Duhet të jemi të mirë ndaj tyre si në fjalë ashtu edhe në vepra, dhe në të gjitha format e bamirësisë.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024