E martë, 23/04/2024, 18:51
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

SI DUHET ARITUR NËNSHTRIMIN DHE QETËSIMIN NË NAMAZ
SI DUHET ARITUR NËNSHTRIMIN DHE QETËSIMIN NË NAMAZ



 

Pas këtyre rasteve njeriu nuk mund e mos të pyetet se si ta arijë nënshtrimin në namaz dhe cilat janë vetit dhe rrugët që të qojnë kah ajo. Egzistojnë vëlla I dashur argumentet të cilat nëse njeriu I praktikon, All-llahu s.v.t. me mëshirën e Vet do t’ja dhuron nënshtrimin, kurse ndahet në dy pjesë:

1. NXITJET TË CILAT NUK JANË TË LIDHUR ME NAMAZ
2. NXITJET LIDHUR ME NAMAZIN

NXITJET TË CILAT NUK JANË TË LIDHUR ME NAMAZ
1. Besimi se vetëm All-llahu është Zot dhe Ai posedon emra dhe krijim më të bukur.
2. Besimi I sinqertë në madhërinë e All-llahut s.v.t. dhe ate se Ai I dinë të gjitha punët tona të fshehta dhe të hapta.
3. Pasimi I plot I Sunnetit te Dërguarit tone Muhammedit a.s.
4. Frikërespekti në kryerjen e urdhërave të All-llahut dhe lënja e asaj që e ka ndaluar.
5. Ngrënja e asaj që është hallall, mos afrimi në harame dhe largimi I asaj të dyshimtës.
6. Duaja e sinqertë drejtuar All-llahut s.v.t. që t’na bëjë prej rrobërve të Tij të përulur
7. Shoqërimi me ata të cilë posedojnë këtë veti të sinqert.


NXITJET LIDHUR ME NAMAZIN
1. Para se t’ia fillojsh namazit pregatite zemrën për te (namaz)
2. Duhesh ta kesh në mendje lartësinë e Krijuesit tone All-llahut s.v.t. para të cilit qëndrojmë në namaz.
3. Qëndro që të përfitosh shpërblimin e plotë për namazin që e bënë.
4. Plotësisht mer abdes, me kujdes duke I larë të gjitha pjesët dhe mos e
tepro me ujë.
5. Namazin fale me xhemat dhe mos u vono pas thirrjes të ezanit
6. Mos I le pas dore nafilet (namazin vullnetarë), dhe përpjeku që ta kryesh (falësh) posaqërisht namazin e natës ( në pjesën e tretë të natës).
7. Mos u ngut gjatë faljes, por fale ashtu siq është e porositur, duke përmbushur të gjitha pjesët (ruknet)e namazit
8. Mendo për domethënjen e ajeteve dhe dhikrit të cilat I thua gjatë namazit.
9. Bëhu I qetësuar në namaz, pa lëvizje në namaz, dhe mos luaj me roba apo me diq të ngjajshme.
10. Shiqimi ytë gjatë namazit le të jetë aty ku e bënë sexhden.
11. Zbraze zemrën tënde duke menduar për dunja, se me të vërtetë dunjaja me gjithë vlefshmërin e saj tek All-llahu nuk vlen as sa krahu i mushkojës (Hadith).
12.Pasoje imamin, sepse ai është përgjegjës për xhemat.
13. Mos e kryej namazin aty ku ka fotografi të njerëzve, kafshëve etj.
14. Fale namazin ashtu sikur të jetë namazi yt I fundit I jetës tënde, se kujtoji ata të cilët I ke njoftë e tash nuk janë në këtë dunja dhe dije se ke me ju bashkangjitë.

Ka thënë Muhammedi alejhi selam:
"Nuk ka musliman që vie në namaz, e e plotëson namazin, qetësimin dhe rukun e ajo mos të jet falja e gjunaheve të vogla të bëra gjerë më tani" (Muslimi)
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (13/07/2011)
Klikime: 1065 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024