Ramazani - Ripërtëritje vjetore e imanit - Agjërimi i Ramazanit - Shtyllat e Fesë - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:23
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Ramazani - Ripërtëritje vjetore e imanit
Ramazani - Ripërtëritje vjetore e imanit

artikuj

Arriti mysafiri ynë i dashur, Ramazani, përsëri trokati në dyert e jetës sonë me mëkate. Kaloi edhe një vit si një lëvizje e shpejtë qepallash nga jeta e kësaj bote. Furnizimi i cili me përcaktimin e Allahut na është dhënë që ta harxhojmë në këtë botë është gjithnjë më i vogël. Jeta ynë e ndërtuar nga vitet, javët, minutat dhe sekondat, për çdo moment shkapërderdhen pa kthim, dhe përgjithmonë fshihen nga kalendari i jetës sonë.

Me urtësi thoshte Hasan el-Basriu:

"O biri i Ademit, ti vërtet je koha

andaj kur kalon dita, ka kaluar pjesa yte.”

Gjurmët e kohës e cila galopon pa u lodhur, janë të skalitura thellë në shëndetin tonë fizik dhe psikik. Plakemi, kuptojmë gjithnjë e më pak. Është ky proces të cilin nuk mund ta ndalin as korekcionet e mjekëve eminent, as prodhimet mrekullibërëse të mjekëve popullor dhe as sharlatanët e ndryshëm, si dhe të gjithë foto-shopët e kompjuterëve bashkëkohor. Të gjithë ne me trimëri ose qyqëri, fuqishëm nxitojmë kah vendi dhe data e vdekjes sonë. Varri është caku i të gjithëve. Kjo gropë në të cilën do të përfundojnë dhe gjeneralët edhe administratorët, edhe pushtetarët edhe sekretarët, edhe të pasurit edhe të varfërit, është strehimi i fundit i shpirtrave dhe trupave tonë në këtë botë. Ndërsa në atë ditë kur ne kah varri na përcjellin:

"Kur të bartin në tabut, atëherë do të harrosh dhe mushkat edhe kuajt që ke kalëruar.

Në ditën e Gjykimit, kur as pasuria as fëmijët nuk bëjnë dobi.

Ndërsa për shkak të shtrëngimit në varr, edhe natën e parë të dhëndrrisë do ta harrojsh.” (Divani i imam Shafiut, fq. 71)

A ka që dikush është i përgatitur për këtë udhëtim në një drejtim?

Për çdo vit makinën detyrimisht duhet dërguar në servis, shtëpia kërkon pastrim gjeneral, ndërsa trupi ynë shikim sistematik te mjeku.

Për këtë shumica e njerëzve në mënyrë të rregullt kujdeset me pedanteri dhe ka vëmendje. Pyetemi çfarë është me imanin tonë? A e ka dëmtuar ose copëtuar diç? A ka në te zbrazëtira të cilat duhet qepur, para se të shkatërrohet tërësisht, sa më parë me e sanuar?

Ndërsa imani gjithsesi mund të hollohet, vjetrohet sikurse rrobat të cilat varësisht nga kualiteti, pas bartjes së shkurtër ose të gjatë shqyhet. Këtë na dëshmon i dashuri i Allahut dhe i zgjedhuri, Muhammedi s.a.v.s., i cili thotë:

"Vërtet imani harxhohet dhe vjetrohet tek ju sikurse rrobat, për këtë lutuni Allahut që t’u ripërtërijë imanin në zemrat tuaja.” (Hakimi në Mustedrek, ¼, Albani e vlerëson të mirë. Shih: Es-Sahih, nr. 1585)

Imanin e dëmtojnë mëkatet, e ne të gjithë gabojmë. Ndonjëherë pa vetëdije, e ndonjëherë edhe me vetëdije. Ibn Abbasi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Nuk ekziston asnjë rob (i Allahut), besimtar, e që nuk ka mëkate që bën kohë pas kohe, në mes tjerash me shikim mëkator dhe të folur të keq, ndërsa indiferenca ndaj Zotit tonë dhe ibadeteve që na ka urdhëruar Ai, te shumica aq shumë e zvogëlon devotshmërinë e tyre që pas mëkatit të bërë gati nuk e ndiejnë brerjen e ndërgjegjës. Shumë para se të bëjnë mëkatin, do të pyesin: "A është i madh apo i vogël, sa është dënimi për te . . .? Jo me qëllim që të largohen dhe shmangen, por me qëllim që ta bëjnë. Disa edhe kjo nuk i intereson, por kur bëjnë mëkat, dhe në vete me përshpëritjet e shejtanit, premtojnë rrejshëm që pas këtij do të pendohen, sepse ‘Allahu është i mëshirshëm dhe Ai fal çdo gjë’.”

Bukur ka thënë Enes b. Maliku r.a. duke u drejtuar bashkëkohësve të tij: "Ju bëni vepra që në sytë tuaj janë më të holla se qimja, ndërsa ne në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. i kanë menduar shkatërruese për njeriun.” (Buhariu, nr. 6492)

Nga atëherë ka kaluar shumë kohë. çfarë do të themi për ne sot?

Ramazani është para nesh. Kohë ideale që të bëjmë "gjeneralën” e imanit tonë në bindje.

Ejani që në këtë muaj fisnik të mëshirës së Allahut dhe faljes të përpiqemi të sanojmë dëmtimet të cilat i kemi përjetuar për shkak të mëkateve tona. Këto 29 ose 30 ditë të muajit më të zgjedhur të jenë periudhë që do t’i mbushim me ibadet dhe vepra të mira. Ditët e Ramazanit do të jenë ndalim nga ushqimi dhe pija, por edhe çdo gjëje që ka ndaluar Zoti, ndërsa netët e Ramazanit të jenë të mbushura me namaz vullnetar dhe lexim të Kuranit.

Ta fshijmë përgjithmonë pluhurin nga Mus’hafët tanë, të cilët i ruajmë si antikuitete lartë në vitrina, larg nga sytë dhe zemrat tona.

Ky pluhur nuk është shkaktuar me asgjë tjetër pos me pluhurin e mëkateve i cili me shtresa të trasha është fundërruar në zemrat tona. Dimë shumë mbi Ramazanin dhe begatitë e tij. Të përpiqemi që të mendojmë për këtë sinqerisht dhe ta përjetojmë. Në Ramazan, shejtanët prangohen, por epshet tona dhe në të këqijat që na udhëheq nefsi ynë, vet duhet ta prangojmë dhe burgosim. Agjërimi i cili pengon epshet e ulëta me siguri do të na ndihmojë. Në begatitë e Ramazanit dhe rregullat t’ua përkujtojmë tjerëve, por mos ta harrojmë veten:

"A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?”

(El - Bekare, 44)

Mos të jemi sikurse:

"Sikur ai që rrobat e huaja në larje i sjell, ndërsa rrobat e tij kundërmojnë nga papastërtia.” (Divani i imam Shafiut, fq. 71)

Të bëhemi nxënës të kursit të Ramazanit në të cilin trupi dhe shpirti mësojnë si të adhurohet Allahu, e jo robër të dynjasë dhe epsheve. Të përpiqemi që në këtë kurs sezonal në të cilin të drejtë pjesëmarrje kanë gjithë besimtarët, të realizojmë rezultate sa më të mira dhe të vlefshme. Sepse një gjë është e sigurt, që vitin tjetër shumë prej nesh nuk do ta presin Ramazanin.

 

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (18/08/2010)
Klikime: 816 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016