RËNDËSIA E SHKUARJES NË XHAMI - Namazi - Shtyllat e Fesë - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 14:26
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Namazi

RËNDËSIA E SHKUARJES NË XHAMI
RËNDËSIA E SHKUARJES NË XHAMI


Hadithi 1060

Ebu Hurejra thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Kush zgjohet herët dhe shkon në xhami, All-llahu do t’i përgatisë atij banesa në Xhenet, çdo herë që zgjohet herët dhe kur bie vonë.”
(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1061

Ebu Hurejra "radijall-llahu anhu” tregon se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Kush pastrohet në shtëpinë e vet, e pastaj shkon në një shtëpi prej shtëpive të All-llahut (xhami), për ta kryer njërin prej farzeve të All-llahut, për çdo hap që bën i shlyhet një mëkat, ndërsa hapi pas tij ia lartëson gradën.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi 1062

Ubejj ibnu Ka’bi tregon se ishte njëri prej Ensarëve, e nuk e di se ndokush ishte më larg se ai prej xhamisë e kishte shtëpinë shumë larg xhamisë, por ai nuk e linte asnjë kohë të namazit pa e falur në xhami. Njerëzit i thonin: "Sikur ta kishe blerë një gomar me të cilin do të udhëtoje deri në xhami dhe anasjelltas, gjatë natës dhe në kohën kur bën vapë e madhe.” Ai u tha: "Unë nuk dëshiroj që shtëpia ime të jetë afër xhamisë, unë dëshiroj që të më shkruhet udhëtimi im në xhami, si dhe të më shkruhet udhëtimi im kur të kthehem tek familja.” I Dërguari i All-llahut tha: "All-llahu të gjitha këto t’i ka bashkuar.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi 1063

Xhabiri "radijall-llahu anhu” thotë: "Hapësira rreth xhamisë në Medine ishte e zbrazët dhe fisi Benu Selime dëshironte të vendosej në afërsi të xhamisë. Për këtë mori vesh Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” dhe u tha: "Jam informuar se ju dëshironi të vendoseni në afërsi të xhamisë?!” Ata iu përgjigjën: "Është e vërtetë, o i Dërguari i All-llahut, ne këtë e dëshirojmë.” Atëherë Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” u tha: "O Beni Selma, rrini në shtëpitë tuaja, juve do t’ju shkruhet udhëtimi juaj, juve do t'ju shkruhet udhëtimi juaj! Për largësinë në mes shtëpive tuaja dhe xhamisë All-llahu do t'ju shpërblejë.” Ata i thanë: "Ne nuk i gëzoheshim transferimit.”
(Transmeton Muslimi) Buhariu e transmeton kuptimin e tij sipas rivajetit të Enesit.

Hadithi 1066

Ebu Hurejra "radijall-llahu anhu” tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "A dëshironi t’ju tregoj se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe me çfarë i lartëson derexhet?” Të pranishmit i thanë: "Gjithsesi dëshirojmë, o i Dërguari i All-llahut.” Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” atëherë u tha: "Marrja e abdestit edhe kur është vështirë (bën kohë e ftohtë), shkuarja e shpeshtë në xhami, pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë. Kjo është fortifikatë.” (Transmeton Muslimi)
nga rijadus-salihin
 

NXITJA NË FALJEN E NAMAZIT TË SABAHUT DHE TË JACISË ME XHEMAT
Hadithi 1078

Uthman ibni Affani "radijall-llahu anhu” thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: "Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ai që fal namaz vetëm deri në gjysëm të natës. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është njësoj si ai i cili është falur vetëm gjithë natën.” (Transmeton Muslimi)

Në rivajetin e Tirmidhiut,

Uthman bin Affani "radijall-llahu anhu” thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ta ketë falur gjysmën e natës vetëm, ndërsa kush e fal namazin e jacisë dhe të sabahut me xhemat, është njësoj si të jet falur vetëm tërë natën.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Hadithi 1079

Ebu Hurejra "radijall-llahu anhu” thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Sikur ta dinin se ç’vlerë kanë namazi i jacisë dhe i sabahut, ata do të vinin në xhami rrëshqanas.”
(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1080

Ebu Hurejra "radijall-llahu anhu” thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Nuk ka namaz më të rëndë për munafikët (hipokritët) se namazi i sabahut dhe i jacisë, e sikur ta dinin se çka ka në ta, do të vinin në xhemat, në këto dy namaze edhe rrëshqanas.” (Muttefekun alejhi)

URDHRI PËR FALJEN E KOHËVE TË NAMAZIT DHE DËNIMI I ASHPËR PËR MOSKRYERJEN E TYRE

All-llahu i Madhëruar thotë:

"Ruani kohët e faljes si dhe atë të mesmen.” (el-Bekare:238)

All-llahu i Madhëruar po ashtu thotë:

"E nëse pendohen, e kryejnë namazin dhe japin zeka-tin, lëshojuni rrugën.”
(et-Tewbe:5)


Hadithi 1083

Ibnu Umeri radijall-llahu anhuma thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Mua më është urdhëruar që të luftoj me njerëzit (me pabesimtarët), derisa të mos dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij (hyjninë e All-llahut dhe pejgamberinë e Muhammedit), si dhe derisa të mos falin namazin dhe të mos japin zekatin, e kur i kryejnë këto, atëherë gjaku dhe pasuria e tyre janë të sigurta, përveç sipas parimeve islame, ndërsa sa i përket sinqeritetit të tyre është çështje e Perëndisë.” (Muttefekun alejhi)

Hadithi 1084

Muadhi "radijall-llahu anhu” thotë: "Më dërgoi Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” në Jemen dhe më tha: "Ti do të shkosh tek populli që është posedues i Librit (ehlul kitab). Thirri ata që të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij, e nëse binden në këtë, atëherë mësoi ata se All-llahu i ka detyruar me pesë kohë të namazit për çdo ditë dhe natë. Nëse binden në këtë, atëherë mësoi ata se All-llahu i ka detyruar me zekat (lëmoshë), e cila merret prej të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve. Nëse binden në këtë, atëherë ruaju vlerës së pasurisë së tyre, si dhe ruaju mallkimit të të shtypurit, sepse në mes të të shtypurit dhe All-llahut nuk ka perde.”
(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1085

Xhabiri "radijall-llahu anhu” thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: "Në mes njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.”
(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1086

Burejde "radijall-llahu anhu” thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Obligimi dhe zotimi në mes nesh dhe atyre është namazi, dhe ai që e lë atë ka bërë kufr.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

Hadithi 1087

Shekik ibni Abdull-llah, i cili ishte prej tabiinëve dhe ishte i njohur për përsosuri, thotë: "Shokët e Muhammedit "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” nuk e shihnin (konsideronin) lënien e asnjë pune për kufr, përveç lënies së namazit.”
(Transmeton Tirmidhiu me sened të vërtetë)

VLERA E SUNETEVE TË RREGULLTA
Hadithi 1106

Abdull-llah ibni Mugaffel "radijall-llahu anhu” thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Ndërmjet dy ezaneve (në mes ezanit dhe ikametit) falet një namaz! Ndërmjet çdo dy ezaneve falet një namaz, ndërmjet dy ezaneve është një namaz.” Kur këtë e tha për të tretën herë, atëherë shtoi: "Për atë që dëshiron.” (Muttefekun alejhi)
 

VËRTETËSIA E DY REKATEVE TË SUNETIT TË SABAHUT
Hadithi 1107

Aishja radijall-llahu anha thotë se: "Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” nuk i ka lënë katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.”
(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1109

Aishja radijall-llahu anha thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Dy rekatet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të.”
(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1110

Ebu Abdull-llah Bilal ibnu Rebbah, muezini i Pejgamberit "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” , tregon se ka shkuar te i Dërguari i All-llahut për të thirrë ezanin e namazit të sabahut, por Aishja e angazhoi atë (Bilalin) me një punë tjetër, kështu që u gdhi shumë. Bilali u ngrit dhe e thirri eza¬nin e namazit të sabahut e pastaj edhe ezanin e dytë. Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” nuk doli, ndërsa kur doli u fal me njerëz. Bilali e informoi të Dërguarin e All-llahut se Aishja "radijall-llahu anhu” e kishte vonuar, duke e pyetur për një çështje, derisa agoi shumë, dhe ky ishte shkaku i vonimit të tij. Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” i tha: "Unë vërtet i fala dy rekate të sabahut.” Bilali i tha: "O i Dërguari i All-llahut, ti je zgjuar shumë herët.” Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” i tha: "Sikur të zgjohesha edhe më herët sesa jam zgjuar, do t’i kisha falur dy rekate shumë më mirë dhe do t’i kisha zbukuruar.” (Transmeton Ebu Davudi)

SUNETET E DREKËS
Hadithi 1122
Aishja radijall-llahu anha thotë: "Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” i falte në dhomën time para farzit të drekës nga katër rekate, pastaj dilte dhe falte me xhemat farzin, pastaj prapë hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate sunet. Kur e falte farzin e akshamit me xhemat, hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate sunet. Kur e falte namazin e jacisë, hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate nafile.”
(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1123

Ummi Habibe radijall-llahu anha thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Kush i fal katër rekate para namazit të drekës dhe katër rekate pas, All-llahu do ta ruajë atë prej zjarrit.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen sahih)

Hadithi 1125

Aishja radijall-llahu anha tregon se i Dërguari i All-llahut, nëse nuk i falte katër rekate para farzit të drekës për ndonjë arsye, ato i falte pas farzit.
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

MBI SUNETIN E AKSHAMIT PAS DHE PARA FARZIT
Hadithi 1130
Enesi "radijall-llahu anhu” thotë: "I kam vërejtur As-habët e vjetër dhe me autoritet të Pejgamberit "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” se nxitonin për të falur nafile namazin para akshamit.”
(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1131

Enesi "radijall-llahu anhu” thotë: "Ne i falnim në kohën e Pejgamberit "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” nga dy rekate pas perëndimit të diellit dhe para farzit të akshamit.” Të pranishmit në këtë bisedë pyetën: "A i falte Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” nga dy rekate para farzit të akshamit?” Enesi u përgjigj: "Ai neve na ka parë duke u falë, dhe nuk na ka urdhëruar e as nuk na ka ndaluar.” (Transmeton Muslimi)
__________________
MUSTEHAB ËSHTË FALJA E NAFILES NË SHTËPI

Hadithi 1135

Zejd ibnu Thabiti "radijall-llahu anhu” tregon se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "O njerëz, faluni në shtëpitë tuaja. Vërtet namazi më i vlefshëm është kur njeriu falet në shtëpinë e vet, përveç namazeve të detyruar (farz).”
(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1137

Xhabiri "radijall-llahu anhu” thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Kur ndokush prej jush e mbaron namazin e vet (farzin) në xhami, të llogaritë edhe për shtëpinë e vet një pjesë të namazit, sepse vërtet All-llahu do të bëjë mirë në shtëpinë e tij prej namazit të tij.”
(Transmeton Muslimi)
__________________
NXITJA PËR FALJEN E NAMAZIT TË VITRIT

Hadithi 1139

Aliu "radijall-llahu anhu” thotë: "Vitri nuk është porosi siç janë namazet e detyruara (namazet e obliguara ditore), por është vitr namaz, të cilin Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” e ka legalizuar, e ka bërë sunet të vetin dhe ka thënë: "Vërtet All-llahu është vitr (një, i pashoq, i vetëm), dhe Ai e do tekun, prandaj faleni namazin e vitrit, o ju të zotët e Kur’anit!” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Hadithi 1141

Ibnu Umeri radijall-llahu anhuma tregon se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Bëjeni namazin e fundit natën, vitr (tek)!”
(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1142

Ebu Seid El-Hudriu "radijall-llahu anhu” thotë se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Faleni namazin e vitrit para agimit të sabahut tuaj!”
(Transmeton Muslimi)
__________________
NAMAZI I PARADITES - DUHASË
Hadithi 1147

Ebu Dherri "radijall-llahu anhu” tregon se Pejgamberi "sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem” ka thënë: "Për çdo mëngjes, për çdo nyjë tuajën jepet sadaka (lëmoshë). Çdo tesbih është sadaka, çdo tahmid është sadaka, çdo tahlil është sadaka, çdo tekbir është sadaka, urdhri për punë të mirë është sadaka, ndalimi i së keqes është sadaka. Për këtë shpërblehen me dy rekate, të cilat falen në namazin e paradites - duhasë.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi 1149

Ummi Hani Fahita Binti Ebu Talibi radijall-llahu anha thotë: "Unë shkova tek i Dërguari i All-llahut në vitin e çlirimit të Mekkes, dhe e kam gjetur duke u pastruar (gusul). Pasi është pastruar i ka falur tetë rekate. Kjo ishte në kohën e paradites - duhasë.”
(Muttefekun alejhi)
Kategori: Namazi | Shtuar nga: shpend-xhelili (08/01/2011)
Klikime: 1057 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016