E shtunë, 20/04/2024, 07:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Mësoji rregullat e agjërimit
Mësoji rregullat e agjërimit

Duhet që muslimania t’i mësojë rregullat e agjërimit, farzet, synetet, dhe parimet e tij, në mënyrë që agjërimi i saj të jetë i saktë dhe i pranuar tek Allahu i Lartësuar.

Hukmi i agjërimit të gruas:
 
1-Agjërimi është i obliguar për çdo muslimane e cila e ka mbushur moshën, që e ka mendjen në rregull, ajo që nuk është në udhëtim, që është e aftë për agjërim (nuk është e sëmurë), të jetë e liruar nga pengesat si hajdi dhe nifasi.  

2-Të bëjë nijetin, sepse nijeti është  kusht në agjërimin e Ramazanit si dhe në agjërimin kaza dhe të shpagimit. Sipas hadithit të të Dërguarit, sal-all-llahu alehi ve selem, ku thotë: "Ai që nuk e bën nijetin natën (para syfyrit) nuk ka agjërim" (Ebu Daëudi). Lejohet që të bëhet nijeti në çdo pjesë të natës edhe nëse është pak para agimit. 
 

3. -Gjërat që e prishin agjërimin:
  

- Marrëdhëniet intime.

- Ejakulimi (dalja e spermës) me vetdëshirë ose me puthje, nëse kjo ndodh në gjumë agjërimi nuk prishet sepse ka ndodhur pa vetëdije.
 

- Ngrënia dhe pierja me qëllim dhe çdo gjë që nënkuptohet me të si: infuzionet ushqyese, ndërsa infuzionet joushqyese nuk e prishin agjërimin.
 

- Vjellja me qëllim. Nëse kjo ndodh pa dëshirë nuk e prishën agjërimin. 

- Rrjedhia e gjakut të hajzit ose nifasit. Kurdo që femra e sheh këtë e prish agjërimin qoftë në fillim të ditës, në mes të ditës ose në fund të ditës, edhe nëse është në momentet e fundit pak para perëndimit të diellit.

 
4. - Nëse femra shikon ndërprerjen e hajzit (lëngun e bardhë) i cili del nga mitra pas ciklit -të cilin e njohin femrat- kjo do të thotë se ajo është pastruar, prandaj i duhet që të bëjë nijetin prej darkës dhe të agjërojë, nëse nuk arrin që ta dallojë këtë të marrë një copë pambuk dhe të shikojë nëse del i pastër duhet të lahet dhe të agjërojë, nëse nuk del i pastër të mos agjërojë. 

5- Për femrat të cilat përdorin tableta për vonimin e ciklit mestrual është më mirë që të qëndrojë në natyrën e vet, dhe të pajtohet me atë që ia ka përcaktuar Allahu, mos të marrë tableta për ndalimin e hajzit, sepse kjo është një gjë të cilën ua ka përcaktuar Allahu, vajzave të Ademit.
 

6- Nëse femra e cila është me nifas (lehonë, pastrohet para dyzetditëshit vazhdon agjërimin dhe lahet për namaz dhe nëse e kalon dyzetditëshin bën nijetin dhe vazhdon agjërimin, sepse kjo konsiderohet istihada.
 

7- Gjaku i istihadës nuk shkakton problem në agjërim, pra agjërimi është i saktë.
 

8- Gruaja shtatzënë dhe ajo që ka foshnje në gji nëse u vështirësohet gjendja u lejohet që ta prishin agjërimin por duhet që të agjërojnë më vonë (kaza) dhe nuk obligohen me diçka tjetër. I Dërguari i Allahut thotë: "Allahu i Lartësuar e ka liruar udhëtarin nga agjërimi dhe ka lehtësuar namazin e tij, ndërsa shtatzënat dhe nënat që kanë foshnjet në gji, gjithashtu janë të liruara nga agjërimi." (Termidhiu).
 

9- Nuk e prish agjërimin, nëse agjëruesja shijon gjellën duke mos e gëlltitur, por vetëm e shijon dhe pastaj e nxjerr nga goja.
 

10- Preferohet shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit. I Dërguari i Allahut thotë: "Do të mbesin vazhdimisht njerëzit në hajër përderisa e shpejtojnë iftarin." (Muttefekun alejh). 
  

Përktheu: Merita Rexha
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/08/2010)
Klikime: 1946 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
2 Drilon Dervishi  
0
Me falni, por me fonim te syfyrit çfare nenkuptohet?
Apo ndoshta, zgjatja e orarit te tij mbi kohen e caktuar zakonisht!?

1 Haxhere  
0
Allahu ju shperbleft selam alejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024