E shtunë, 20/04/2024, 09:42
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Këshilla për gruan
Këshilla për gruan

 
E pyetën shejh Salih el Feuzan: 
Cilat janë rrugët më të mira të cilat e çojnë gruan për në adhurim dhe bindje 
në muajin e Ramazanit?

U përgjigj Allahu e ruajte: Rrugët të cilat e shtyjnë muslimanin burrë qoftë 
apo grua për në adhurim dhe bindje në këtë muaj janë:

E para: Frikësimi ndaj Allahut të Madhëruar, dhe besimi se Ai me të vërtetë 
është i Dituri ndaj roberve të Tij dhe do t'i logarise të gjitha punët, fjalët 
dhe nijetet (qëllimet) e tyre. Nëse muslimani ndjenë këtë ndjenjë atëherë 
angazhohet me adhurime dhe lënien e kundërshtimeve si dhe shpejton për 
kërkimin e faljes.

E dyta: Shtimi i përmendjes së Allahut dhe leximi i Kur'anit, sepse ajo e bënë 
zemrën të butë. Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që besuan (në Njësinë e 
Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje
duke përkujtuar Allahun; Nuk ka dyshim se me përkujtimin e Allahut vertet 
që zemrat gjejnë prehje."  (err-Rrad: 28)
Ndërsa në suren Enfal ajeti 2 Allahu thotë:  "E besimtarë janë vetëm ata të
cilët, kur përmendet Allahu, ndjejnë frikë në zemrat e tyre."

E treta: Largimi i shkaqeve të cilat e ngurtësojnë zemrën, dhe e largojnë nga 
Allahu, dhe ajo është çdo e keqe dhe përzjerja me të këqinjtë, ngrënia e  të
ndaluarës, dhe shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut, dhe shikimi i filmave të 
pisët dhe prishës të moralit.

E katërta: Qëndrimi i gruas në shtëpi dhe mos dalja e saj nga ajo, vetëm se 
me arsye.

E pesta: Gjumi natën, sepse ai të ndihmon në ngritjen herët në fund të 
natës, dhe e lehtëson gjumin e ditës, dhe kryerjen e namazeve në kohët 
e tyre, dhe ekalon kohën në adhurime.

E gjashta: Ruajtja e gjuhës nga thashethemet, përgojimi, dëshmia e rremë, 
fjalët e ndaluara dhe angazhimi i saj në punë më përmendjen e Allahut.
 
Shkruar nga Rejhane Haxhiu
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (12/08/2010)
Klikime: 1925 | Komentet: 3 | Ranguar: 4.4/5
Gjithsejt komente: 3
3 seli  
0
vollha o rafet o vlla mos e tret evladin pa kurfar qmimi,Zoti te ndimoft

2 refet  
0
jam njeri qe jetoj ne gurbet dhe kam nje vajze qe meson ne shkoll katolike kisha dashur te kete ne kete faqe per historine e pejgambereve qe te lexoj ajo ma teper sepse ne shkoll po jau msojn ndryshe ndersa un nuk kam mundesi tja nrroj shkollen sepse nuk jam i pajisur me dkumentacion te rregullt flm per mirkuptim pres pergjigje

1 ajsheja  
0
selam alejkum valla jeni teper te mire

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024