E enjte, 25/04/2024, 12:47
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

A ke menduar tashmë për llogarinë mujore?
A ke menduar tashmë për llogarinë mujore?

 
Të dashura motra në Islam: Këto janë shtatë stacione në të cilat do të ndalemi shkurtimisht me shpresë se do t'i mbajmë zemrat tona në ritëm dhe të jenë gjithmonë të mbushura me iman. 
                                   
                                        Stacioni i parë: Llogaria

 
Çdo muslimane që ka frikë All-llahun do të duhej që në fund të këtij muaji të shenjtë të ndërmarr një llogari ndaj vetëvetes. Llogaria e vetëvetes është një nga metodat më efektive për pastrimin e zemrës dhe për nxitje në punë të mira.       
Këtyre ditëve po e përcjellim mysafirin tonë të bekuar, Ramazanin me ditët e tij të bukura dhe netët e tij të qeta. Ne po e përcjellim atë dhe ai po shkon nga ne. Poashtu nuk e dimë se a do ta shohim atë në vitin e ardhshëm përsëri. Apo do të mbarojë jeta jonë para kësaj?


’Ne e përcollëm atë’. Ndërsa, tash të shohim se cilat nga veprat e mira i kemi bërë në këtë muaj.
       
A e kemi përmbyllur këtë muaj me devotshmëri ndaj All-llahut? A kemi marrë për këtë ndonjë shenjë nga Ai? A e kemi mësuar shpirtin tonë me durim, me garim në të dhe me gjakftohtësi, përmes së cilave i bëjmë veprat e mira dhe i lëmë ato të këqijat që ta fitojmë kënaqësinë e All-llahut?
       
A i kemi mëshiruar të varfërit dhe skamnorët, pasi që kemi ndier diçka nga ajo që e ndiejnë ata gjatë tërë vitit? A e kemi mësuar veten që të bëjmë përpjekje dhe që t'i mposhtim dhe t'i mundim qejfet dhe nevojat tona?
        A i kemi shfrytëzuar mjetet për fitimin e kënaqësisë së All-llahut dhe largimin nga zjarri i xhehennemit?        
A i kemi spastruar zemrat tona nga zilia, zemërimi, moskënaqja dhe paragjykimi ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Islam, dhe a e kemi filluar një faqe të re me ta, e cila është përplot dashuri, dashamirësi dhe solidaritet?
       
A kemi, a kemi, a kemi...? Ka shumë, shumë pyetje, të cilave duhet t'i jipet nga ne një përgjigje e sinqertë dhe praktike.
 

       
           Stacioni i dytë: Adhuroje Zotin tënd derisa të vijë dija tek ti
 
       
Robi duhet të jetë gjithherë në adhurim ndaj Zotit dhe i qëndrueshëm në zbatimin e urdhërave të Tij.
Nuk duhet të bëjë hile sikurse dhelpra, ta adhurojë All-llahun vetëm në një muaj të caktuar dhe ta lërë adhurimin ndaj Zotit në muajt tjerë, apo në ndonjë vend të caktuar, apo me njerëz të caktuar. Ai që e bën këtë do të duhej të dinte se Zoti i Ramazanit është edhe Zot i muajve tjerë dhe i të gjitha kohërave dhe epokave.

Allahu thotë:
 „Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan." [Hud:112] 

Poashtu Allahu  thotë:
  „Pra, drejtojuni Atij dhe kërkoni falje prej Tij." [Fussilet:6] 

I Dërguari, Muhammedi sal-all-llahu alejhi ve selem, ka thënë:
 "Thuaj: Besoj në All-llahun dhe bëhu i vendosur.” (Transmeton Muslimi)        

Pas Ramazanit  ka agjërim vullnetar siç janë: gjashtë ditët e shevvalit (muaji pas Ramazanit), ditët e hëna dhe të enjte, ditët e bardha (13, 14, 15 i çdo muaji hënor) e kështu me radhë.
       

Kur të përfundojë namazi i teravive dhe ngritja natën për falje në muajin Ramazan, sërish mund të falim namaz nate në shtëpi.

Thotë All-llahu:
 „Ata qenë të cilët pak flinin natën.”  [Edh-Dharijat:17]  

Kur të kalojë koha e sadakatul-fitrit kemi lëmoshën e detyrueshme (zekatin), të cilën duhet ta japë çdonjëri dhe dyertë e lëmoshës, të punëve vullnetare dhe të përpjekjeve janë gjithherë të hapura.
 Leximi i Kur'anit nuk është diçka që duhet bërë vetëm gjatë Ramazanit, por në çdo kohë. Veprat e mira janë për çdo kohë dhe për çdo vend, prandaj bëni përpjekje.
Mjerë për ty nëse të bëhen monotone dhe të lodhin.

Nëse nuk don të bësh diçka vullnetare, atëherë asnjëherë nuk guxon t'i lësh detyrimet si faljen e pesë namazeve në kohët e caktuara të tyre në bashkësi dhe kështu me radhë.
Çdosecili do të duhej ta luste Allahun për përforcim dhe qëndrueshmëri në rrugën e drejtë, ngase ti nuk e din se kur do të të vizitojë meleku i vdekjes. Mjerë për ty, po qe se të gjen në ndonjë mëkat.
O Allah të gjtha zemrat janë në dorën tënde, forcoji zemrat tona në fenë tënde.
 


                   Stacioni i tretë: Mjerë për ty dhe prap mjerë për ty!
        

Mjerë për ty motër e dashur, nëse nuk pendohesh. Mjerë për ty po nuk e  mbajte premtimin ndaj All-llahut.
Mjerë për ty po e prishe shtëpinë e devotshmërisë, të cilën e ke ndërtuar me gurët e veprave të mira në këtë muaj të bekuar.       
Mjerë për ty po e zëvendësove dëgjimin dhe leximin e Kur'anit me dëgjimin e zërit të shejtanit (muzikës).
       
Mjerë për ty po e le Kur'anin, pasi që ishte miku dhe shoqëruesi yt në Ramazan.
       
Mjerë për ty po e harrove Zotin tënd, pasi që Ai t'i hapi në këtë muaj të bekuar dyertë e mëshirës së Tij.
 


                                Stacioni i katërtë: Shenjat e pranimit
        

Duhet patjetër të dish - All-llahu të mbroftë - se një nga shenjat e pranimit të punëve të mira te All-llahu është vazhdimi yt në vepra të mira edhe pas Ramazanit dhe se bërja e mëkateve pas këtij muaji është nga shenjat e mospranimit të tyre. Tash, pyete veten!


Thotë Allahu:
 „Mirëpo, këtë nuk e arrin kush, pos atyre të durueshmëve, dhe nuk e arrin kush, pos atyre me virtyt të lartë." [Fussilet:35] 


                                 Stacioni i pestë: Ti ke fuqinë
        

Muaji Ramazan, të ka treguar se ti ke fuqi për praktikim dhe qëndrueshmëri në këtë fe. Dhe se ti ke fuqi për t’i lënë punët e këqija dhe për t'i zbatuar namazet në kohët e tyre të caktuara.
Muaji Ramazan poashtu të ka treguar se ti mund të ndalesh nga pirja e duhanit, po qe se je njëri prej atyre që e pijnë.
Tash, a do të marrësh mësim nga Ramazani... apo jo?    


                           Stacioni i gjashtë: Muslimanët pas festës
         

Motër e dashur, kur të jesh me burrin  tënd dhe fëmijët e tu... duke jetuar në qetësi, në luks, shëndosh dhe në siguri, kujtoji vëllezërit dhe motrat tua... në shumë vende dhe regjione të kësaj bote.
Kjo festë ua shton brengat dhe plagët e tyre, të cilat ende nuk janë shëruar. Ata gjenden në mjerim dhe fatkeqësi, të cilën e di vetëm All-llahu. Disa kanë harruar se çdo të thotë siguri, të tjerët vdesin nga uria dhe sëmundja.
Në anën tjetër, të tjerët jetojnë, por nuk nderohen, nuk trajtohen njerëzisht dhe nuk i jipen kurrfarë të drejtash. Çfarë ke bërë ti për të gjithë vëllezërit dhe motrat tua nga besimi.
All-llahu do të na pyes në Ditën e Gjykimit për vëllezërit dhe motrat tona. Pse ua kemi kthyer shpinën dhe nuk kemi treguar solidaritet ndaj tyre?
  A e ke falënderuar së paku ti All-llahun për këtë ni'met (dhunti)? 


       Stacioni i shtatë: Kush do të duhej në të vërtetë t'i gëzohet festës?
        

Shohim çdonjërin se si i gëzohet festës. Por, a thua kush mund të gëzohet gjatë festës?  Festa  nuk është për atë që vesh rroba të reja, e as për atë që tubon shumë para. Festa në të vërtetë është për ata që i binden All-llahut, të cilët do të jenë të sigurtë në Ditën e Gjykimit dhe që kanë fituar kënaqësinë e të Plotfuqishmit, Gjithdijshmit...
        

Lusim All-llahun e Lartësuar që t'i paranojë veprat e mia, tuat dhe ato të të gjithë muslimanëve, agjërimin, namazin dhe të gjitha veprat e mira.
        Paqja qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin alejhi selam, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e drejtë deri në Ditën e Gjykimit!

Marrë nga revista: AL-FATH

Përktheu nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/08/2010)
Klikime: 773 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024