E premte, 29/03/2024, 07:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

A do të jetë shtëpia jote me përmendje të Allahut të Lartësuar në Ramazan

 A do të jetë shtëpia jote me përmendje të Allahut të Lartësuar në Ramazan



Shtëpia e muslimanit duhet të ndërtohet mbi bazat e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar e të devotshmërisë ndaj Tij:

"A është atëherë më i mirë ai, i cili vuri themelin e ndërtesës së tij tek përkushtimi ndaj Allahut dhe kënaqësia e Tij, apo ai, i cili vuri themelin e ndërtesës së tij të paqëndrueshme buzë greminës, saqë u thërrmua bashkë me të në zjarrin e xhehenemit? Dhe Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë (politeistë, keqbërës)."  (Tevbe, 109).

Muslimani duhet t’i kushtojë rëndësi përmirësimit të shtëpisë, familjes, sepse ai është bariu që ka përgjegjësi. Allahu i Lartësuar thotë:

"O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar." (Tahrimë, 6).

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur Allahu dëshiron të mirën e një familje, Ai lëshon dashurinë në mes tyre." (Ahmedi)

Çifti duhet të ketë kujdes që të ndërtojë një familje të shëndoshë dhe të lumtur. Ky është themeli i suksesit të secilës familje. Kjo fillon me ndjenjën e secilit për kryerjen e obligimeve dhe detyrimeve, me ndjenjën e dashurisë dhe respektit. Kjo  përfshin ndihmesën në çështjet fetare, siç është përpjekja për të forcuar imanin, rritjen e devotshmërisë nëpërmjet leximit të Kuranit, faljes së namazit të natës, dhënies së lëmoshës etj. Përmendja e Allahut mund të jetë me zemër, gjuhë, nëpërmjet namazit, leximit të Kuranit, leximit të dhikrit të mëngjesit e të mbrëmjes etj. E tërë kjo paraqet një hipotezë unike sipas të cilës melekët do të jenë prezent në shtëpinë tonë duke sjellë bekimin dhe mëshirën e Allahut.

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe shtëpisë ku nuk përmendet Allahu është sikurse shembulli i të gjallit dhe të vdekurit." (Muslimi)

I Dërguari i Allahut po ashtu ka thënë: "Lexoni kaptinën El-Bekare në shtëpitë tuaja, sepse shejtani nuk hyn në atë shtëpi ku lexohet kaptina El-Bekare." (Sahihul-xhami')

Gjithashtu ka thënë: "Kur bini për të fjetur lexoni Ajetul-Kursij, sepse keni mbrojtjen e Allahut dhe shejtani nuk mund t'u afrohet deri në agim." (Buhariu)

Ramazani është muaj i Kuranit. Të parët tanë (selefët), kur hynte muaji i Ramazanit, angazhoheshin në leximin e Kuranit dhe i jepnin përparësi ndaj çdo ibadeti, saqë është transmetuar nga disa prej tyre se e përfundonin leximin e Kuranit çdo natë. Angazhohu me seriozitet, Allahu të mëshiroftë, në leximin e Kuranit në këtë muaj, lexoje atë rrjedhshëm, me meditim dhe përkushtim, duke iu përmbajtur rregullave të leximit sipas mundësisë që ke.


Ebu Bekri ishte prej atyre që qanin shumë, e në veçanti gjatë namazit dhe leximit të Kuranit.

Në fytyrën e Omerit gjendeshin dy vija të zeza nga të qarit e shumtë.


Uthmani e përfundonte Kuranin në një rekat.


Aliu qante në mihrabin e tij, gjersa i lagej mjekra nga lotët dhe thoshte: "Ti oj dynja mashtro dikë tjetër, sepse unë të kam shkurorëzuar tri herë."


Katadeja e përfundonte Kuranin çdo javë, ndërsa në Ramazan e përfundonte çdo tri ditë, ndërsa në dhjetë netët e fundit e përfundonte Kuranin çdo natë.



Shtëpia e muslimanit në Ramazan jeton në devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Allahut.

Shtëpia e muslimanit në Ramazan jeton duke praktikuar Sunetin e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Shtëpia e muslimanit turpërohet prej Allahut të Lartësuar, aty nuk dëgjohet muzika, por dominon qetësia dhe përmendja e Allahut.
 
Shkruar nga Blerta Shaqiri
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (09/08/2010)
Klikime: 913 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 Bilal Bilali  
0
Allahu te shperblefte per kete shkrim te bukur...
Njeherit ju uroj edhe muaijin e bekuar te Ramazanit gjith besimtareve
musliman kudo qe jan dhe gjenden...

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024