E enjte, 28/03/2024, 15:34
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Hutbe

Shoku juaj (Muhamedi alejhi selam) nuk ka humbur

Shoku juaj (Muhamedi alejhi selam) nuk ka humbur


Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhammedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.

Të nderuar vëllezër!
Muhammedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) më i zgjedhuri ndër vëllezërit e vet pejgamberë. Allahu i Lartësuar e privilegjoi me shumë cilësi të mira, si:
1. Allahu i Lartësuar e cilësoi lart mendjemprehtësinë dhe mençurinë e Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe tha:
مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَى
"Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar (nga e vërteta).” [Nexhm, 2]
2. Allahu i Lartësuar cilësoi dëlirësinë e gjuhës së Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe tha:
وَمَا يَنْطِقُ عَنْ الْهَوَى
"Dhe ai (Muhammedi) nuk flet nga dëshira e tij.” [Nexhm, 3]
3. Allahu i Lartësuar vlerësoi lart vendburimin e pastër të sheriatit dhe tha:
إِنْ هُوَ إِلاَّ وَحْيٌ يُوحَى
"Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet (Muhammedit).” [Nexhm, 4]

4. Allahu i Lartësuar cilësoi pastërtinë e zemrës së Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe tha:
مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَى
"Zemra (e Muhammedit) nuk e mohoi atë që pa (me sy).” [Nexhm, 11]

5. Allahu i Lartësuar cilësoi të pamurit e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) duke thënë:
مَا زَاغَ الْبَصَرُ وَمَا طَغَى
"Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.” [Nexhm, 17]

6. Allahu i Lartësuar cilësoi sahabët e Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) duke thënë:
وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلاً مِنْ اللَّهِ وَرِضْوَانًا سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِمْ مِنْ أَثَرِ السُّجُودِ
"...e ata (sahabët) që janë me të (Muhammedin) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde).” [Fet’h, 29]

7. Allahu i Lartësuar cilësoi lart moralin e të të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) duke thënë:
وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ
"Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” [Kalem, 4]

8. Allahu cilësoi lart pastërtinë e davetit-thirrjes islame duke i thënë:
قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَا وَمَنْ اتَّبَعَنِي
"Thuaj (o Muhammed): "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje.” [Jusuf, 108]

Të nderuar vëllezër!
Allahu i Lartësuar me tetë cilësitë e lartpërmendura tërheq vëmendjen e të mençurit mbi Muhammedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Personaliteti dhe figura më madhështore e njerëzimit ku edhe jo muslimanët shprehën mendimet më pozitive, por për ne besimtarët fjalët e Allahut janë të parat dhe të fundit që vlerësojnë lart namin e Muhammedit.
وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ
"Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?” [Inshirah, 4]

Të nderuar muslimanë!
Së bashku të meditojmë në vlerësimet e larta të Allahut mbi shëmbëlltyrën e njerëzimit Muhammedit.
Mendjemprehtësia (mençuria), dëlirësinë e gjuhës, pastërtisë së sheriatit, pastërtinë e zemrës, largpamësia, shokët-sahabët, morali i lartë dhe në fund thirrja e pastër të gjitha këto i kanë dhënë prioritet shtrirjes së Islamit në të katër anët e botës. Këtë e bëri i Dërguari i Allahut, Muhammedi me dëlirësinë e brendshme shpirtërore, kthjelltësinë e jashtme vepruese dhe me programin transparent hyjnor. Allahu i Lartësuar thotë:
هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَكَفَى بِاللَّهِ شَهِيداً
"Ai është që e dërgoi të Dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton Allahu dëshmitar.” [Fet’h, 28]

َيا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَآمِنُوا بِرَسُولِهِ يُؤْتِكُمْ كِفْلَيْنِ مِن رَّحْمَتِهِ وَيَجْعَل لَّكُمْ نُوراً تَمْشُونَ بِهِ وَيَغْفِرْ لَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
"O ju që keni besuar, keni frikë Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj të Dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja, Allahu është Mëkatfalës, Mëshirues.” [Hadidë, 28]

Shejbaniu në poemën e besimit radhit vargjet:

I Dërguari i Allahut është më i miri që ka ekzistuar,
Prej bijve të Ademit mbi tokë që ka kaluar.

Si mëshirë Zoti i qiejve atë e ka dërguar,
Të dy më të rëndësishmit për t’i udhëzuar.

Natën ka ecur, për në Arsh është ngritur,
Sa dy harqe atij i është afruar duke u ngjitur.
Çdo profet nga një mrekulli Zoti i ka dhuruar,
Muhammedin, Zoti im me Kur’an e ka veçuar.

Dëshmoj se Allahu të Dërguarin e Tij e ka ndihmuar,
Me shok të sinqertë, të pastër e të përkushtuar.

Ky është besimi i imanit tonë Shafiut,
Malikut, Nu’manit dhe Ahmed Hanbeliut

Besimtar është ai që të gjitha këto i ka besuar,
Kush devijon nga kjo, vetëm se ka kundërshtuar.

E duam të Dërguarin e Allahut për shkak se dashuria ndaj Pejgamberit të Tij është prej obligimeve me të mëdha të besimit, madje edhe bazë e çdo vepre të besimit dhe fesë.
E duam të Dërguarin e Allahut pse është njëri ndër më të mirët që ka ekzistuar dhe është mëshirë për mbarë njerëzimin.
E duam të Dërguarin e Allahut se ai dha kuptimin e jetës me udhëzimin e qartë islam.
E duam të Dërguarin e Allahut se Ai na urdhëroi që ta duam dhe ta respektojmë:
"Thuaj: "Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t'ju dojë.” [Ali Imran, 31]
ٱلنَّبِىُّ أَوْلَىٰ بِٱلْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنْفُسِهِمْ

"Pejgamberi është më afër besimtarëve (dhe më i merituar) se sa vetë ata me vetveten, ….” [Ahzabë, 6]
E duam këtë figurë për të qenë të lumtur në këtë botë, se ai na mësoi lumturinë, fatbardhësinë dhe shpëtimin në botën tjetër.
وَأَمَّا الَّذِينَ سُعِدُواْ فَفِي الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ السَّمَاوَاتُ وَالأَرْضُ إِلاَّ مَا شَاء رَبُّكَ عَطَاء غَيْرَ مَجْذُوذٍ
"E për sa u përket atyre fatmirëve, ata janë në xhenet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (Allahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.” [Hudë, 108]

Të nderuar besimtarë!
Të tjerët po tallen me të Dërguarin Muhammed!
Të gjithë jeni në dijeni për ofendimet dhe talljet që po bëhen nga një botë e "qytetëruar” e "moderne” ndaj më të dashurit tonë Muhammedit. Nëse Danimarka në emër të lirisë së të shprehurit filloi hapin e publikimit të karikaturave tallëse, përqeshëse, ofenduese të Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në gazetën "Jyllands Posten”. Më pas publikuan dhe ripublikuan karikaturat edhe Gjermania në gazetën "Die Welt”, Spanja në gazetat "ABC” dhe "El Periodic”, Franca në gazetën "France Soir” etj.

Një publikim i këtillë dëshmon për urrejtjen dhe paturpësitë e një bote të "civilizuar”, poshtërsitë e akumuluara në brendësinë e këtyre popujve. Këto akuza dhe shpifje kanë një para histori, për këtë na tregon Kur’ani. Muhammedi u vlerësua si i çmendur, magjistarë, rrenës.
وَقَالُواْ يَا أَيُّهَا الَّذِي نُزِّلَ عَلَيْهِ الذِّكْرُ إِنَّكَ لَمَجْنُونٌ
"Dhe ata thanë: "O ti (Muhammed), që t’u shpall përkujtimi (Kur’ani), me të vërtetë ti je çmendur!” [Hixhr, 6]

كَذَلِكَ مَا أَتَى الَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ
"Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i Dërguar e që nuk i thanë: "Është magjistar ose është i çmendur!” [Dharijatë, 52]

وَعَجِبُوا أَن جَاءهُم مُّنذِرٌ مِّنْهُمْ وَقَالَ الْكَافِرُونَ هَذَا سَاحِرٌ كَذَّابٌ
"Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi Pejgamberi nga mesi i tyre, e jobesimtarët thanë: Ky është magjistar, rrenës.” [Sad,4]

Idhujtarët ishin mësuesit e parë të botës së sotme demagogjike që në emër të lirisë së të shprehurit përqeshin më të madhin e njerëzimit. Në emër të asgjësë provokojnë ndjenjat e të gjithë muslimanëve.
Kush janë këta që provokojnë?
Këta janë të cilët nuk e besojnë drejt Krijuesin e vet, nuk kanë vlera morali, të Dërguarit e Allahut i injorojnë, etiketojnë, i akuzojnë, i mbysin, dhe i përgënjeshtrojnë.
Këta janë që dëshirojnë ta fikin dritën e Allahut të Lartësuar.
يُرِيدُونَ لِيُطْفِئُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَاللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
"Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” [Saff, 8]

Të dashur vëllezër unë jam shumë sigurt po edhe ju binduni se drita e Allahut nuk shuhet.
هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُشْرِكُونَ
"Ai (Allahu) është që e dërgoi të Dërguarin e vet (Muhammedin) me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.” [Saff, 9]

Të nderuar muslimanë!
Thuajuni të pafeve, idhujtarëve, të krishterëve, çifutëve, të gjithë atyre që ushqehen me urrejtje e poshtërsi, ju jeni ata të cilët do të shuheni dhe do ta humbni betejën. Sigurisht se ju jeni ata që do të dëmtoheni moralisht dhe materialisht, po ju do të jeni ata që do të shpërbleheni me "medaljen” e mallkimit. Jeni të sigurt në humbje ashtu siç humbën Ebu Xhehli, Ebu Lehebi, dhe para tyre Faraoni e Karuni, populli Ad dhe Themud. Allahu i Lartësuar thotë:
ِإنَّ الَّذِينَ يُؤْذُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ لَعَنَهُمُ اللَّهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمْ عَذَاباً مُهِيناً)
"E s’ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.” [Ahzabë,57]

إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الأَبْتَرُ
"E s’ka dyshim ai i cili të urren ty (Muhammed) është i humbur (nga çdo gjë në këtë botë dhe botën tjetër).” [Kevther, 3]

Të nderuar besimtarë!
Si të jemi përkrahës i të Dërguarit të Allahut, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem?
Përkrahjen dhe mbështetjen që kemi për obligim mund ta bëjmë ne si besimtarë muslimanë në disa rrafshe, si:
1. Në rrafshin individual;
Në këtë sferë çdo besimtar dhe besimtare duhet ta ngrit nivelin e njohurive duke:
-Mësuar argumente nga Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmai mbi obligueshmërinë, respektin dhe pasimin e Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).
-Mësuar dhe njohur se Allahu i Lartësuar është në mbrojtjen e të të Dërguarit të Tij.
-Njohur të gjitha faktet që dëshmojnë për pozitën e lartë të Muhammedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), dhe shfaqur e dashurinë dhe respektin ndaj familjes së tij.
2. Në rrafshin familjar dhe shoqëror;
Në këtë sferën duhet të angazhohemi për:
-Edukimin i fëmijëve në respektimin e Sunnetit të Muhammedit.
-Zgjedhjen dhe publikimin e literaturës burimore mbi siren (jetëshkrimin) e Pejgamberit.
-Edukimin e familjeve islame në Sunnetin e Muhammedit.

3. Në rrafshin intelektual dhe mësimdhënës;
Mësimdhënësit, ligjëruesit, pedagogët duhet të angazhohen në:
-Mbjelljen e dashurisë dhe respektit tek studentët dhe studentet për të Dërguarin e Allahut.
-Organizimin e seminareve nëpër nivele të ndryshme universitare.
-Pasurimin e bibliotekave me literaturë burimore mbi jetëshkrimin e Muhammedit.

4. Në rrafshin e davetit - thirrjes;
Hoxhallarët, thirrësit, studentët duhet angazhuar në:
-Mbajtjen e hutbeve, ligjëratave mbi mesazhin islam që publikoi Muhammedi.
-Udhëzimin njerëzve në fenë e Allahut pa dallime ngjyrash dhe kombe.
-Këshillimin e muslimanëve si duhet t’i dalin në krah të Dërguarit të Allahut të Lartësuar.
-Ngritjen e nivelit të besimtarëve dhe edukimin e tyre në pasimin e Sunnetit të Muhammedit.
-Mbajtjen e ligjëratave, tribunave, seminareve për zbardhjen e personalitetit të Muhammedit.

Të nderuar besimtarë!
Kemi për obligim që të gjithë ta mbrojmë më të dashurin tonë Muhammedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Besimtarët nuk guxojnë ta duan ndokënd tjetër më tepër se Muhammedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) , dashuria e tij është vijim i dashurisë ndaj Allahut. Pejgamberi duhet, respektohet dhe pasohet për shkak të Allahut të Lartësuar.
قُلْ إِن كَانَ ءابَاؤُكُمْ وَأَبْنَاؤُكُمْ وَإِخْوٰنُكُمْ وَأَزْوٰجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوٰلٌ ٱقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَـٰرَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَـٰكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّىٰ يَأْتِىَ ٱللَّهُ بِأَمْرِهِ وَٱللَّهُ لاَ يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْفَـٰسِقِينَ
"Thuaj (o i Dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjell vendimin e Tij, kurse Allahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” [Tevbe, 24]

لاَّ تَجِدُ قَوْماً يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُواْ ءابَاءهُمْ أَوْ أَبْنَاءهُمْ أَوْ إِخْوٰنَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ أُوْلَـئِكَ كَتَبَ فِى قُلُوبِهِمُ ٱلإيمَـٰنَ وَأَيَّدَهُمْ بِرُوحٍ مّنْهُ وَيُدْخِلُهُمْ جَنَّـٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلأنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا رَضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ أُوْلَـئِكَ حِزْبُ ٱللَّهِ أَلاَ إِنَّ حِزْبَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ
"Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerrë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. Allahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e Allahut, ta dini pra, se ithtarët e Allahut janë ata të shpëtuarit.” [Muxhadele, 22]

Transmeton Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ka thënë:
مِن أشد أمتي لي حبًّا ناس يكونون بعدي .
"Më së shumti që më duan janë njerëzit që do të vijnë pas meje...” [Transmeton Muslimi]
Të nderuar dashamirë të fjalës islame, është koha kur duhet të vetëdijesohemi, duhet ta flijojmë veten, familjen dhe pasurinë për më të dashurin tonë Muhammedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Kjo mbetet të dëshmohet...
Allahu im! Na përmirëso Dinin tonë që është mbrojtja jonë. Na përmirëso dunjanë në të cilën ne jetojmë. Na përmirëso ahiretin, tek i cili është kthimi jonë.
Allahu im! Na bënë krenar me Islamin, poshtëroji të pafetë, poshtëruesit, ofenduesit, armiqtë e Tu.

Allahu im! Bashkoji fjalët e muslimanëve në hakk.

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc

 

Kategori: Hutbe | Shtuar nga: shpend-xhelili (04/01/2011)
Klikime: 1485 | Komentet: 3 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 3
3 Kabashi  
0
S.A , si mun de mos duhet nje njeri qe per tmiren ton me ndihmen e ALL-LLahut ka punuar

2 feja islame  
0
O zot i madh

1 feja islame  
0
Allahu ekber

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024