E premte, 19/04/2024, 08:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

SHKËPUTJE NGA PERIODIKU ISLAM NË SHQIPËRI MBI SINJALIZIMET SHKENCORE NË KUR'AN NË GJYSMËN E PARË TË SHEKULLIT XX-të

SHKËPUTJE NGA PERIODIKU ISLAM NË SHQIPËRI MBI SINJALIZIMET SHKENCORE NË KUR'AN NË GJYSMËN E PARË TË SHEKULLIT XX-të
 
   Kur`ani dhe shkenca :

 

Është më së e vërtetë se Kur`ani nuk është një libër shkencor  siç janë librat e lëmive të ndryshmenë botë.  Në Kur`an nuk gjejmë formula matematikore, fizike, kimike, rregulla të mjekësisë apo të të dhëna të shtjelluara të ndonjë discipline tjetër shkencore, mirëpo megjithëatë nuk mund të mohohet fakti i  prezencës së  shumë sinjalizimeve shkencore në brendësinë e tij të thellë. Sinjalizimet kur`anore zakonisht vijnë në formën përmbledhëse,  të pashtjelluara, pa  analiza dhe detaje.

Dr.Xhabir Hamiti
Sipas studiuesve  të cilët kanë hulumtuar sinjalizimet shkencore në Kur`an dhe klasifikimit që ata kanë bërë në këtë lëmi ka rezultuar se shumë ajete të Kur`anit janë të lidhura direkt apo indirekt me disa nga fushat shkencore.

Nga 6236 ajete sa ka gjithëseje Kur`ani,  1200 prej tyre janë sinjalizime shkencore,  ose thënë ndryshe rrreth 20% e tërsisë kur`anore.

Këto ajete pas studimit dhe analizës janë klasifikuar si vijonë:

416 ajete kanë të bëjnë me shkencat natyrore.

138 ajete në fushën e fizikës.

105 ajete në fushën e gjithësisë dhe kosmosit

130 ajete në fushën e biologjisë

98 ajete ë fushën e gjeografisë

89 ajete në fushën e agrokulturës

79 ajete në fushën e matematikës dhe llogaritjes

 69 ajete rreth shtresave tokësore

35 ajete me njohurite e detrave dhe të lumenjeve

28 ajete për mjetet e bartjes- transportit

27 ajete të cilat flasin për  orgjinën e njeriut dhe të krijesave të tjera

12 ajete në fushën e inxhinjerisë

12 ajete në fushën e kimisë

8 ajete  për gjuhët e shtazëve

  Nga kjo ndarje  a jeteve  kur`anore në bazë të tematikave të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me njohuritë, dituritë dhe shkencat e në nëkuptojmë rëndësinë dhe vlerën që ka dhënë Kur`ani  për hulumtimin dhe zbulimin e fshetësive dhe sekreteve të pakufishme  sa janë në kosomosin e gjerë.

 

Edhe pse evidenca e këtyre citateve kuranore është e padiskutueshme , megjithëatë kohë pas kohe  ka pasur   zëra të studiusve  të Kur`anit, të cilët nuk e shihnin të arsyeshme spjegimin e Kur`anit në bazë të zbulimeve   shkencore, ngase sipas tyre  shkenca është diciplinë e cila i nënshtrohet evulimit- zhvillimt, por edhe stagnimit,  dhe si  e tillë nuk është stabile, kurse ajetet kur`anore  janë fakte të përhershme, të pandryshueshme, jo të kufizuara më ndonjë të arritur shkencore të një kohe apo periudhe të caktuar. 

Mirëpo, sipas mendimit të shumicës së studiuesve të Kur`anit dhe Islamit në përgjithësi, lidhshmëria e ajeteve sinjalizuese shkencore me të arriturat shkencore të kohës është e lejuar, sepse qasjet e studiuesve ndaj Kur`anit të një periudhe kohore ndryshojnë nga qasjet e njerëzve të një periudhe të mëhershme apo të mëvonshme.

 Është e pamundur  që studiuesit e  Kur`anit në ditët e sotme  të kenë qasje të  ngjashme me studiuesit e gjeneratës së parë të sahabinjëve apo të tabiinëve, apo të tebi- tabiinëve, ose edhe të një gjenerate tjetër të mëvonshme f.v. të para hiç më shumë se 100 viteve.  

Pikpamjet e studiuesve të Kur`anit nga gjenerata në gjeneratë ndryshojnë, dhe kjo është më se normale kur dihet fakti se bota njerëzore nga dita në ditë pëson ndryshime dhe kështu njeriu dash e padasht dhe pa hetuar fare  i nënshtrohet ndryshimeve të jetës së kësaj bote. 

 Teksti kur`anor mbetët ai që është dhe i tillë do të mbetët derisa të ketë jetë të njerëzve në këtë botë. Mosaftësia e të kuptuarit dhe qëllimit final të  saktë të Kur`anit të një periudhe të caktuar kohore, nuk do të thotë  se teksti dhe domethënia e tij janë pa destinim ose të pavlefshme. Kur`ani në aspektin internal dhe eksternal të tij është i fresktë, i hapur ndaj të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të nxjerrin mësime dhe këshilla për orientim të drejtë dhe të shëndosh në çdo kohë.

 

Kur`ani  megjithëatë nuk është  libër i ndonjë fushe të caktuar shkencore  apo enciklopedi e njohurive shkencore, mirëpo krahas udhëzimit dhe orientimit shpirtëror është  edhe libër i cili e nxit dhe i  hap njeriut horizontet e njohurive duke përmendur në shumë vende  ajete të cilat  e thrrasin atë të meditojë për vetvetën natyrën dhe kosomosin e gjerë.

 

Studiuesit shqiptar në spjegimin e sinjalizimeve shkencore ne Kur`an .

 

 Dijetarët islam shqiptarë të cilët jetuan dhe vepruan në gjysmën  të parë të shekullit XX-të  krahas punimve të shumta nuk lanë  pa spjeguar edhe shumë ajete të cilat flasin  për rëndësinë e  diturisë dhe kërkimve shkencore. Studiuesi  i njohur shqiptar Sherif Putra përmes revistës Zani i Naltë,  fillimisht kishte përmbledhur ajetet të cilat thrrasin në kërkimin e ditursë dhe vlerës së  sajë[1]. Ndër ajetet e shumta  ai kishte zgjedhur ajetin 1-5 të kaptinës 96, pastaj ajetin 9 të kaptinës 39, ajetin 114 të kaptinës 20 si dhe ajetin e 31 të kaptinës 2.

Përve[ ajeteve autori ka  sjellur edhe  disa hadithe të pejgamberit a.s. te cilat flasin për [2]rëndësinë e diturisë si;

 “ Kërkim i diturisë është i detyrueshëm për çdo musliman”,

 “ Ai që lenë shtëpinë për me kërkue diturinë , hec në rrugën e Zotit”,

 “ Kush nderon dijetaërt më ka nderuar mua”.[3]

  Përveç këtyre ajeteve dhe haditheve të seleksionuar nga dijetari islam lartpërmendur, në revsitat tjera islame të Shqipërisë gjejmë edhe shtjellime tjera të ajeteve me sinjalizime shkencore. Një punim mjaft me rëndësi  kuranor shkencor e hasim në resivtën “ Kultura Islame”   nga po i njëjti autor- pra Sherif Putra , i cili  sjell një spjegim dhe komentim mjaftë ineresant  ajeteve :  12-13-14 Kkaptinës “ El-Muminune” .

.  لقد خلقنا الإنسان من سلالة من طين ثم جعلناه نطفة في قرار مكين ثم خلقنا النطفة علقة فخلقنا  العلقة مضغة , فخلقنا المضغة عظاما , فكسونا العظام لحما ثم أنشأناه خلقا أخر, فتبارك الله أحسن الخالقين .

 Pas përkthimit të plotë të ajetit në gjuhën shqipe, Putra fletë për rëndësinë e ajetit i cili njëherit edhe është burim unik përmes së cilit bëhet e ditur gjeneza e parë njerëzore[4]. Sipas ajetit në fjalë, njeriu fillimisht u krijua nga elementet e baltës, pastaja nga lëngu i cili më vonë u shëndërruar në gjak, nga gjaku në mish, nga mishi në  eshtëra, dhe më vonë eshtrat u veshën me tul dhe kështu njeriu morri formën të cilën sot e ka.  Putra për fizionomin e bukur të njeriut dhe formën e tij të përsosur ndër të tjera thotë: “ Allahu i Mëshërishëm  është më i afti trajtues; në sajime artistike, jo vetëm s`mund të ja kalojë kush , por as nuk mund të barazohet ndonjë me madhërinë e Tij…Çdo vepër artisitike e njeriut, kushdo qoftë, është vetëm një imitim i pafuqishëm i artit hyjnor”[5].  

Kur lexojmë analizën e këtij ajeti mjaftë domethënës kuranor, vërejmë se Putra krahas argumenteve burimore islame përdor edhe forcën e argumentit dhe logjikës. Ashtu si pjesa dërmuese e komentatorëve të shqiptar të  Kura`anit edhe ky dijetar islam nuk bazohet shumë në literaturën tradicionale islame gjatë spjegimit të ajeteve kur`anore. Putra përmes fjalëve të tij spjeguese jep të kuptosh se, ishte njohës i mirë dhe zotërues i lëndës së Kur`anit. Në kontekst të këtij ajeti, përveç përkthimit dhe komentimit, ai   futet në spjegime interesante rreth përbërjes fizike të njeriut.  Përmes spjegimit të tij mjaft domethënës dhe filozofik  ftonë njerëzit  që të meditojnë rreth mjeshtërisë absolute të Zotit në formësimin e njeriut ,sepse një formësim të tillë, një organizëm të brendshëm  të njeriut tejet kompleks, dhe një pamje të tij të jashtëme unike në krahasim me gjallesat tjera,   nuk do të mund të mjeshtronte ose projktonte  fuqi tjetër përveç fuqisë absolute të Allahut- Zot i gjithësisë. Putra në lidhje me këtë tërheq vërejtjen: 

“ Le të  shofim së pari skeletin e përbëm prej një numri të madhe eshtënash që i mbajnë musklat me të cilat janë vesh….eshtënat janë  lidhe midis tyre  me anë të një sisitemi të veçantë të quajtur artikulacion. Në qendrat e artikulacionevet janë lidh dejt e nervat pa u ngatrrue aspak ndërmjet tyne. E cili është ai njeri me mend në krye  që të mos bindet e të mos habitet përpara kësaj mjeshtërije  të hollë, me të cilën është krye artikullimi i eshtënave”[6]

 

Sipas Putres, lëkura e njeriut është pjesa e cila mbulon brendësinë e  njeriut , jep ngjyrën dhe hijen e bukur dhe tërheqëse të njeriut. Fizionomija e njeriut nuk do të mund të paramendohej pa lëkur. Përveç këtyre  funkcioneve, Putra thotë se:

 “Lëkura ka edhe një cilësi tjetër të mrekullueshme, është transparente, fytyrës i jep dukjen e  ëmbël e delikate të brendësisë shpirtnore; herë këndellet si  prush, herë zbehet si limoni, e herë kthehet në gjendjen normale tue marr ngjyrën e grunit[7] ose të trendafilit”.[8]

Putra në këtë punim të tij mjaftë intersant vazhdon të përmend të gjitha pjesët e trupit të njeriut duke pyetur në mënyrë habitëse se kush ishte ai që bëri një radhitje të tillë kaq precize. Kush është ai cili i caktoi sytë në dy anët e fytyrës në mënyrë që të mund vështrojmë pa mundim përpara,djathtas e majtas duke garantuar trupin nga çdo rrezik që mund të paraqitet.

 “ Sytë janë një lloj pasqyrash përmes nëpër të cilat fotografisen të gjitha gjanat lëndore të botës për me ja transmetue mendjes së njeriut”.[9] 

Në këtë mënyrë Putra vazhdon të spjegoj çdo organ të trupit të njeriut, duke folur edhe  për  dimensionet funkcionale te tyre. Gjuha, veshi, hunda, buzët, dora etj. etj dhe në fund përfundon: “Njeriu para kësaj panoramae madhështore dhe të mrekullueshme nuk mund të bëjë ndryshime veçse  të përkulet e të gjunjëzohet me plotë devocion, e të lavdërojë mençurinë, urtësinë, diturinë dhe pushtetin e Krijuesit të Amshueshëm duke thënë: فتبارك الله أحسن الخالقين " " – “ Sa i naltë është Allahu, i madhnueshëm që është më i bukuri i Krijuesvet”[10]

 

 

Studiuesi tjetër  i mirënjohur shqiptar Haki Sharofi,  në po këtë revistë paraqitet me  një punim  mjaft intersant në spjegimi e ajetit:

"[11] " لقد خلقنا السماوات و الأرض و ما بينهما في ستة أيام  و ما مسنا من لغوب  

Autori në këtë punim të tij ndalet në fshehtësinë dhe sekretin e numërit 6 të përmendur në këtë ajet dhe në ajetet tjera. Para se të futet në elaborimin e këtij ajeti, lexuesit i bënë me dije se ajete kuranore janë dy llojesh:

a.       Ajete me kptim të qartë

b.       Ajete  me kuptim figurativ, të cilat duhet të komentohen nga dijetarët kompetent dhe autoritativ. [12]

Për t`i dhënë një spjegim sa më përmbledhës dhe të qartë kësaj tematike autori përmbledh edhe ajetet tjera në Kur`an, përmes së cilave përmendet krijimi i qiejve dhe tokës një kohe të kufizuar-gjegjësisht të përkufizuar në gjashtë ditë. Ajete i shkruan së pari në arabisht dhe më pa si përkthen në gjuhën shqipe:

1. إن ربكم الذي خلق السموات  و الأرض في ستة أيام ثم استوى على العرش , يغشي الليل النهار ليطلبها حثيثا , و الشمس و القمر و النجوم مسخرات بامره, الا له الخلق ة له الأمر , تبارك الله  رب العالمين. [13]

2. الذي خلق السموات و الأرض في ستة أيام ثم استوى على العرش, الرحمن , فسال به خبيرا" [14]

3. إن ربكم الذي خلق السموات  و الأرض في ستة أيام ثم استوى على العرش يدبر الأمر , ما من شفيع إلا من بعد إذنه , ذلكم الله ربكم فاعبدوه افلا تذكرون"  [15]

4.و هو الذى خلق  السموات و الأرض في ستة ايام و كان عرشه على الماء , ليبلوكم أيكم أحسن عملا , و لئن  قلت إنكم مبعثون  من بعد الموت  ليقولون الذين  كفروا  إم هذا إلا سحر مبين           [16]

5. الله الذي خلق السموات و الأرض  و ما بينهما في ستة أيام ثم استوى على العرش , ما لكم من دونه  من ولي و لا شفيع أفلا تذكرون .                                                                     [17]

6. و هو الذى خلق  السموات و الأرض في ستة ايام, ثم استوى على العرش , يعلم ما يلج في الأرض  و ما يخرج منها , و ما ينزل من السماء و ما يعرج فيها  و هم معكم أينما كنتم , و الله بما تعملون بصير. [18]

Sharofi pas rënditjes së  këtyre ajeteve bënë përpjekje që të gjejë fshehtësinë e krijimit të botës mbrenda gjashtë ditëve e cekur në ajete e lartpërmendura, dhe pyet : “ Përse vallë krijimi i botës dëftohet  duke u përsërit në  shtatë versete kuranore ?”[19]

Në përgjgigjje të kësaj pyetje ai thotë : “ Përendija në këto versete nuk na mëson Kozmologji, por na tërheq  vërejtjen mbi pushtetin e madh  e dijen e pasosun të Tij në çdo pikpamje edhe na urdhëron  që të studijojmë ligjet, mbas të cilave Përendija i krijoj dhe i rregullon krijesat e Veta” . [20]

Në këtë kontekst Sharofi thotë se Kur`ani nuk ka ardhë për të na mësuar se si u krijue bota, por na mëson përse u krijue bota. Bota u krijue për të na mësue se si u krijue. Bota është vepër, por edhe  mënyra e krijimit dhe rregullimit të sajë është një tjetër vepër. 

Sharofi fshehtësinë shtatë ajeteve përmes së cilëve përmendet krijimi i botës e spjegon në fjalët e tij: “ Kur`ani përmes këtyre ajetev na tërheq  vërejtjen e na thotë: “ O krijesa të nalta që përendija ju ja paisur me mendje të hollë e ju ka stolisë me dituri, mos e mohoni Krijuesin tuaj e të Gjithësisë, Zotin e Amshueshëm. Nëse nuk e besoni Kur`anin, studijoni ligjet e natyrës, e studimi i ligjeve të natyrës jo që është gjë e nadalume prej Kur`anit, por  përkundrazi është një detyrë, sepse ai që e njeh Zotin me anë të argumenetve objektive dhe subjektive është më i naltë se ai që e njeh symbyllun.. ” [21]

 

Autori në fjalë ishte  mjaft i përgatitun jo vetëm  në  njohuritë rreth  Kuranit. Ai kishte  një bagazh të madh të njohurive  islame në përgjithësi. Kjo nuk vërehet vetëm  përmes këtij punim, por edhe në punimet e tjera të tij të shumta. 

Të ndalemi pak se sa bukur  në aspektin akaidologjik –të besimit , bënë elaborimin e fjalës Arsh e cila ka shkaktuar polemikë të pafundët mes dijetarvëve islam.

 “ Fjala FRON e përmendur në Kur`an, është në kuptim figurativ që duhet të interpretohet  e nuk mund të merret  në kuptim të natyrshëm, sepse përendija nuk ka trup  që të shtrohet e të shtrihet; gjithashtu Përendija nuk ka nevojë për FRON.” [22]

 

Përsëritjen  e ajeteve që flasin në krijimin e botës Sharofi e sheh se  kanë  lidhje me frazat e veçanta që ka çdo verset e që nuk përsëriten në vërsetet tjera. Këtë fenomen ai e spjegon duke shtjelluar të gjitha ajete e lartpërmenduar.

Ky komentim i Haki Sharofit  vërtetë është   komentim shkencor, filozofik dhe  shumë bindës.  Në revistën në fjalë ai mbante gati rregullisht rubrikën enkas për studime dhe komentime kuranore të quajtur “ Fleta e Tefsiri”.  Një spjegim intersant Sharofi i bënë edhe ajetit  29 të kptinës El-bekare: هو الذي خلق لكم ما في الأرض جميعا  ثم استوى إلى السماء   فسواهن سبع سموات و هو بكل شئ عليم  "

Pas përkthimit autori në fjalë këtij ajeti i  jep këtë komentim: “ Adhurone të madhin Zot i Cili është i denjë  për adhurim, sepse çdo gjë në tokë e ka krijue për dobinë tuej. Ai Zot i Naltë edhe qiellin e trajtojë në shtatë palë që të studijoni artin e naltë e të mrekullueshëm  të Tij dhe të bindeni  përpara kësaj madhështie  dhe të naltësoheni  shkencërisht e të kënaqeni  me shijen shpirtënore të diturisë”.[23]

Në këtë konteskt të këtij ajeti Sharofi nuk anashkalon rëndësinë që jep Libri i Shenjët - Kur`ani  diturisë, i cili na nxit ta studijojmë me vërejtje  botën për të kuptuar  madhnin e Naltë të Zotit. “ Vështrimi i qiellnave dhe i tokës mun të bëhet vetëm me anë të diturisë. Pra njeriu i ditun ka një grad të lartë  përpara Kur`anit”[24]  Autori gjatë shtjellimit dhe  analizës së versetit në fjalë nuk harron të përmend qëllimet tendencioze të njerëzve të cilët islamin dhe muslimanët mundohen t`i paraqesin si dekadent duke qujatur fenë dhe shkencën si  dy armiq të pabashkueshëm. Si përgjigjje ndaj kësaj Sharofi sjell ajete direkte nga Kur`ani të cilët shkencën dhe dijetarët i ngrisin në një piedestal të lartë:

1. قل هل يستوى الذين يعلمون و الذين لا يعلمون

2. فاسأل أهل الذكر إن كنتم لا تعلمون              

3. فوق كل ذي علم عليم                               

Vështrimi i qiellnave dhe i tokës  mund të bëhet vetëm me anë të diturisë. Njeriu i ditun ka një grad të lartë përpara Kuranit.

 

 

Ajeti: إن في خلق السموات  و الأرض واختلاف الليل   و النهار  و الفلك التي تجري  في البحر بما ينفع  الناس و ما أنزل الله من السماء  من ماء  فأحيا  به الأرض  بعد موتها  و بث فيها من كل دابة  و تصريف الرياح  و السحاب المسخر بين السماء  و الأرض للآيات لقوم يعقلون "  [25]  

 

Pas përkthimit mjaftë të mirë të ajetit në gjuhën shqipe, të renditur në rubrikën  “ Fleta e tefsirit” , ajeti shtjellohet dhe komentohet mjaftë qartë duke i dhënë  atij një kuptim mjfatë domethënës dhe përbindës.

Veçantia e natës sipas komentit te Sharofit:

Nata dhe dita ndjekin njëra tjetrën. Dita është ndriçue  prej diellit dhe i shërben njeriut për të punuar, kurse nata është e errët dhe e qetëson njeriun  nga punët e ditës tue i dhënë rast që të flejë  për të përtëri fuqinë dhe energjinë që lypset  për ditën e nesërme. Me këtë ndryshim të bukur  mundimet e ditës largohen, mendja merr fuqi të reja.

Veçantia e ujit:

Uji  me veçantin e tij bënë detët  të favorshme për lundrimin e anijeve, kurse shiu që zbret prej reve ringjallë  tokën pas që të ketë qenë e thatë dhe e vdekme.

Erërat:

Erërat të cilat fryjnë  në drejtime të ndryshme, me temperatura poashtu të ndryshme, të  ftohta e të ngrohta, po të ndalohej vetëm një çast do të zhdukej çdo gjë e gjallë dhe  sipërfaqja e tokës kishte me marr një erë të keqe.  Ato duke lëvizur  nëpër atmosferë pengojnë rrezet  përvluese të dielllit dhe harmonizojnë temperaturën sipas nevojës.  Në këto dhe shumë fenomene tjera natyrore ekzistojnë argumente të shumta mbi ekzistimin e një fuqie absolute të quajtur Zot.  Fuqia e Amshueshme  duket edhe në bukurinë dhe hjeshinë e trandafilit  edhe në artin  e hollë e delikat   të synit. Fenomenet natyrore të përmendura në këtë ajet kuranor janë shenja të Hyjnisë të parashtrueme syvet tanë  për t`i studijue. [26]

Analizë mjaftë inetersante Sharofi bënë edhe ajetit : أفحسبتم أنما خلقناكم عبثا  و إنكم إلينا لا ترجعون, فتعالى الله الملك الحق لا إله  هو رب العرش الكريم .

Përveç përkthimit të ajetit ai bënë një analizë logjike dhe filozofike këtij ajeti në kontekstin e të cilit  edhe parashtron pyetjen :

“Ka apo nuk ka Përendi  ? “

Në këtë pyetje ai përgjigjet  duke përmendur argumente të shumta  nga  fenomenet natyrore të cilat na rrethojnë. 

“ Cdo fenomen në natyrë  rrjedhe nga një fuqi, me gjithëse kjo nuk duket. Substanca e fuqisë që shkakton fenomenet e natyrës kurdoher do të mbetet një mister i pazbulueshëm. C’është shkaku i cili shtynë oksigjeni të bashkohet me karbonin me një shpejtësi të jashtzakonshme. Rrezet e dritës, valët e zanit , shtresat e të nxehtit të cilat udhëtojnë nëpër ajr pa u ngatrrua njëra me tjetrën. C’janë këto çudira? Edhe trupi I njeriut ka një fuqi rregulluese që i bënë organet të funksionojnë, trurin të ndiejë, të mendoj të diktojë, të arsyetojë, e bënë zemrën të ndiej, të dojë, të dashurojë, të shpresojë, të gëzohet, të idhnohet etj.”[27]

Këto fenomene dhe argumenete tjera të shumta ky dijetar i madh i përdor për t`i bind njerëzit në besim në një Fuqi Absolute, e cila e krijoj njeriu me një qëllim të caktuar dhe se fundi i tij nuk do jetë me largimin fizik të tij nga kjo botë. Ai do të kthehet prap te Kriujesi i tij për të dhënë llogarinë e punëve dhe veprave të bëra në gjatë jetës së tij në këtë botë. 

Ashtu si edhe  në ajetet e mëhershme Sharofi përdorë arsyen dhe mendjen-logjikën gjatë komentimit dhe ftillizimit të  fjalëve të Zotit. Ai merr ajetin vetem si hyrje dhe fillim të tematikës së tij, për t`u zgjeruar më pas në spjegime mjaftë inetersante dhe bindëse. Synim i tij ishte që lexuesin  shqiptar ta bind për fjalën e vërtetë të  Zotit, duke përdorur   sëpari fuqinë  e argumenteve nga vet Kur`ani të shoqëruar  edhe me fuqinë e argumenteve të arsyes dhe logjikës. Gjatë spejgimit ai kalonte prej një teme në tjetren duke bërë krahasime mjaftë interesante mes të vërtetës kur`anore dhe të doktrinave të ndryshme filozofike.

 

Koha në  të cilën  jetojmë është kohë e  shkencës dhe teknologjisë dhe gjuha e cila sot fletë, është  gjuha e shkencës.  Kur`ani është libër udhëzues për mbarë njerëzimin dhe jo i kufizuar vetëm për arabët  apo për ata  të cilët e flasin gjuhën arabe.   Është  e domosdoshme që të gjithëve t`u spjegojmë dhe t`u shtjellojmë ajetet kur`anore të cilat  lidhen dhe ndërlidhen direkt apo indirekt  me shkencën.

“Ky Kur`an nuk është  tjetër vetëm se  këshillë për botët. E ju gjithësesi do ta kuptoni  pas pak kohe vërteësinë e tij “[28] .

 

Muslimanët e kohrave të hershme  edhe pse në mungesë të mjeteve exploruese,  gjithënjë janë përpjekur  të kuptojnë  domethënien e  ajeteve shkencore  duke dhënë spjegime të ndryshme  teorike rreth kuptimeve të tyre, edhe pse   nuk kishin  arritur që pohimet  tyre t`i verfikojnë paraktikisht përmes mjeteve teknologjike të cilat sot janë në dispozicion.

Ibni Hazm El-endulsij[29] ishte ndër të parët i cili kishte folur për  formën  e rrumbullakët të   tokës kur para vete kishte venduar ajetin kur`anor: “ Ai i ka krijuar  qiejtë dhe Tokën, me qëllim të plotë : “Ai e mbështjell natën në ditë dhe ditën në natë, Ai e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën. Të gjitha lëvizin deri në kohë të caktuar. Ai është i fuqishëm dhe falës “[30] .

I të njëjtit mendim ishte edhe Imam Fahru Din Err-Rrazij[31], pastaj  Ebu Rejhan  El-berunij[32],  njohës i astronomies etj.

 

 

 


 


--------------------------------------------------------------------------------

[1] “Zani i Naltë”, nr. 12. Viti. 1938 , Tiranë, f. 366

 

[3] Ibid

[4] “ Kultura Islame” nr. 7-8 viti V, 1944 f. 173

[5]  Ibid

[6] Ibid

 

[8] Ibid, f. 175

[9] Ibid f. 176

[10] Ibid, f. 179

[11] Kaptina 50-38 . Haki Sharofi këtë ajet kuranor e spjegon në disa vazhdime në revistën Kultura Islame duke i dhënë një kuptim të detajizur, ligusitik dhe shkencor.

[12] “ Kultura Islame”, nr. 1, viti V-të, 1943, Tiranë, f. 3

[13] Kaptina, 7 :54

[14] Kaptina, 25:59

[15] Kaptina, 10:3

[16]  Kaptina, 11:7

[17] Kaptina, 32: 4

[18]  Kaptina , 57: 4

[19] “ Kultura Islame”, nr. 1, viti V-të, 1943, Tiranë, f. 4

[20] Ibid

[21] Ibid

[22] Ibid

[23] “ Kultura Islame”, nr. 8, viti. 1943, Tiranë , f. 98

[24] Ibid

[25] Kaptina, 11: 164

[26] Ibid, f , 126

[27] “ Zani i Naltë” nr. 7-8, viti 1932, Tiranë, f. 173-174

[28] Kaptina Sad, ajeti : 87/88

[29] Ka vdekur në vitin 456 hixhrij

[30] kaptina Zummer, ajeti 5

[31] Et-Tefsir El-Kebiir, li Imam Fahru Din Err-Rrazij   V. 21 f. 166 , ka vdek në vitin 606 h

[32] Ka vdekur në vitin  430 h.

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/10/2009)
Klikime: 1071 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024