E mërkurë, 24/04/2024, 02:10
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Shesim edhe pije alkoolike, a është haram?

Pyertje:

Selam alejkum! 
Jam një motër, një nënë që jetoj jashtë shtetit, në Austri. Kemi një lokal-restorant, mirëpo shesim edhe pije alkoolike për shkak se vendi ku jetojmë është i tillë. A është haram?  Zoti ju shpërbleftë me të mira, inshallah!


Përgjigje:


Alejkum selam ve Rahmetullah!

Sikur që nuk lejohet konsumimi i pijeve alkoolike, po ashtu nuk lejohet edhe shitja e tyre, qoftë si biznes i veçantë me pije alkoolike apo edhe si pjesë e ndonjë biznesi që përmban edhe pije alkoolike, siç është rasti i juaj. Pijet alkoolike jo vetëm që nuk guxojmë t’ia shesim myslimanëve, por kjo gjë është e ndaluar edhe atëherë kur ia shesim jomyslimanëve. Pra thjesht, nuk lejohet të fitohet nga pijet alkoolike në asnjë formë, pasi pijet alkoolike në Sheriat konsiderohen mall i ndytë dhe si i tillë nuk është i vlefshëm për të nxjerrë përfitime nga mallra të tilla.

Nga ana tjetër, edhe vendi ku ju jetoni nuk imponon në asnjë mënyrë që të mbani medoemos pije alkoolike në restorantin tuaj, por kjo është çështje që i kthehet bindjes suaj. Kudo në Austri ka restorante e lokale të ushqimeve që fare nuk posedojnë pije alkoolike (si p.sh. "Lami”) dhe njihen për shitje të mirë, që do të thotë se mungesa e pijeve alkoolike në ato lokale e restorante nuk shkakton mospunën e as mbylljen e tyre.

Allahu e di më së miri!


                                                              Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (06/02/2011)
Klikime: 1432 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
2 Shpetim  
0
Jam Djal 18 vjecar zdi si ta shpjegoj ket fenomen zdi as qa t baj pasi T lahem Kuptohet pasi te ..... pasi te vishem kuptoj qe prap me dalin ..... ( Me kuptoni ) zdi qa te bej i bje sikur mos te jem i pastruar fare

1 meto  
0
eselamun alejkum
E kam nje pyetje shtese me pyetjen e lartepermendur.
Cka nese punon ne nje vend e cila eshte e nje pronarit tjerter kurse une jam vetem punetore ne ate lokal ku shitet edhe alkohol krahas pijeve tjera alkoholike.Rrogen qe e mar nga pronari i atij lokali a eshte hallall ose cka eshte komentimi juaj?
Ju faleminderit
Zoti ju shperbleft

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024