S’arrij t’i fali namazet në kohën e vet, si t’ia bëj? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 10:38
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

S’arrij t’i fali namazet në kohën e vet, si t’ia bëj?

Pyetje:
Selam alejkum! 
Dua të pyes në lidhje me çështjen e namazit. Ne jemi të obliguar t’i falim të gjitha namazet në kohën e vet por unë jam një studente dhe pothuajse çdo ditë nuk arrij t’i fali në kohën e tyre sepse ose jam në leksione ose në pauzat që bëhen, nuk arrij të gjej një vend për t’u falur. Unë studioj në një vend ku është e pamundur që të gjesh një vend të tillë (Itali). Si duhet vepruar në  raste të tilla pasi nuk ka mundësi veçse kaza?


Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër e respektuar, muslimani e ka obligim që çdo namaz ta falë në kohën e tij dhe të mos neglizhojë në këtë çështje. Allahu thotë:"namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.”(Nisa’, 103)

Ju do të jepni llogari për veten tuaj se a ka mundësi apo jo ta falni çdo kohë të namazit në kohën e vet. Por nëse vërtet nuk ka mundësi assesi që çdo namaz të falet në kohën e vet, atëherë mund t’i bashkoni drekën dhe ikindinë në kohën e njërës si dhe akshamit dhe jacisë në kohën e njërës. Nëse ikindia falet në kohën e drekës si dhe jacia në kohën e akshamit ky bashkim quhet bashkim i ngutshëm apo i hershëm, kurse nëse falet dreka në kohën e ikindisë si dhe akshami në kohën e jacisë, atëherë ky lloj bashkimi quhet bashkim i vonuar.Në të dyja rastet namazet falen sipas renditjes së tyre, pra dreka njëherë pastaj ikindia, akshami njëherë pastaj jacia.

Kjo mënyrë e faljes së namazeve është më e mirë se sa të lihet namazi kaza. Pra, më mirë është të falet ikndia në kohën e drekës duke e bashkuar me drekën paraprakisht se sa të falet dreka në vete, pastaj ikindia të falet pasi të hyjë akshami dhe të falet me akshamin. Jo, ikindia nuk bashkohet me akshamin, por me drekën. Po ashtu edhe akshami nuk bashkohet me ikindinë por vetëm me jacinë.
Allahu e di më së miri!



                                                           Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (24/04/2011)
Klikime: 840 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016