"A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!" - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:22
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

"A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!"
"A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!"



 
 

Falënderimet dhe Lavdërimet tona qofshin çdo herë për Allahun xh.sh, e falënderojmë aq sa janë krijesat e Tij, fjalët e Tij, dhe sa të jetë i kënaqur me ne,përshëndetjet tona qofshin mbi at i cili u dërgua mëshirë për njerëzinë, për më të dashurin tonë, vulën e pejgamberisë, mbi Muhamed Mustafanë, paqja, mëshira, dhe kënaqësia e Allahut xh.sh qofshin mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij të ndershëm, dhe mbi të gjithë vëllezërit e tij që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij me nder dhe sinqeritet të plotë, e për të cilët Alejhi Selami ishte mallëngjyer para vdekjes.

- Falënderojmë Allahun xh.sh i cili krijoi çdo gjë, përfshirë këtu edhe njeriun, këtë krijesë të dobët të cilën e krijoi nga një pikë uji e që tani është bërë mosmirënjohës dhe kryelartë ndaj Krijuesit të tij Subhanehu we Teala.
- Ky njeri i cili para se të vinte në këtë botë patë dëshmuar para Allahut xh.sh që nuk ka Zot tjetër pos Tij që meriton adhurim, kjo ishte kur u pyet nga ana e Allahut xh.sh ‘’Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po gjithsesi, dëshmuam!".

Allahu xh.sh është i mëshirshëm, mëshira e tij e ka kapluar çdo gjë, prandaj edhe këtë njëri të gjorë e të mjerë nuk e la kotë të sorollatet dhe sillet vërdallë në këtë botë,qëllimi i ardhjes në të cilën është përmbushja e kësaj dëshmie, po për të nënshtroje çdo gjë dhe e bëri mëkëmbës në të, vetëm e vetëm që ta ketë sa më të lehtë përmbushjen e kësaj dëshmie.

Pra o njeri i dobët, o ti i cili po gjen forcë që të kundërshtosh Krijuesin tënd, ke mendjen...
Ke mendjen sepse jo çdo here do të kesh shanse dhe oferta speciale për të shlyer gabimet e bëra...
Ke mendjen o ti i cili ende po hamendesh rreth agjërimit...
Ke mendjen o ti i cili ende nuk je bindur se duhet falur, duhet dhënë lëmosh, zekat, duhet shkuar në haxh, se duhet respektuar prindërit, se duhet të jesh i rregullt në xhami në vend që të jesh i rregullt në diskotekat dhe mbrëmjet rinore, se duhet vënë mbulesën në vend të minifundeve sepse nxehtësia në xhehenem është shumë here më e madhe se ajo e kësaj bote, prandaj freskohu me Kur’an dhe namaz në vend të freskimit me bikini në plazhet e Evropës...

Ke mendjen dhe preokupoje veten me at se si do ta kalojë këtë muaj sa më mirë, se në cilën xhami do të bëjë itikaf, sa herë do ta përfundojë leximin e Kur’anit, në vend që të preokupohesh me at se ku do të shkosh sonte në diskotekë, se cila këngëtare e nxori albumin këto ditë, se cila plazh ka lakuriqësi më të madhe në mënyre që ta shfrytëzojë sa më mire...

Ke mendjen në kokë dhe thirri asaj, përkujtoja vetes dhe çdo kujt që e ke për rreth se këtë dëshmi nuk e kemi dhënë para policisë, gjykatores, ministrave apo kryeministrave të shtetit që të mund ta shkelim, por këtë dëshmi e kemi dhënë para Allahut xh.sh, para Fuqiplotit, Krijuesit, prandaj mbaje mend se shpirti yt në dorën e Tij është...

Ke mendjen se vdekja të arrin kudo, në çdo çast dhe se ajo nuk të njeh kush je, apo çfarë pozite shtetërore ke...

Dua të ta përkujtojë se Allahu xh.sh e bëri namazin deri në namaz falje, xhumajën deri në xhuma falje, ramazanin deri në ramazan falje, umrën deri në umreh falje, dhe krejt këtë e përmbylli me haxhin, i cili nëse pranohet do ta bëjë njeriun sikur atë ditë që ka lindur dhe se shpërblim tjetër nuk ka pos xhenetit.

Prandaj tani kur jemi në prag të muajt të madhërishëm të ramazanit, le ti ripërtërijmë nijetet tona, dhe le ta vëmë secili prej nesh që tani programin për këtë muaj, duke pasur parasysh gjërat sipas rëndësisë së saj dhe sipas çalimit dhe mangësisë tonë.

Nëse unë nuk jam falur, do të falem me fillimin e muajt të ramazanit, e pas tij të vazhdojë me namaz vullnetarë dhe më nuk do ta lë kurrë...

Nëse unë nuk kam agjëruar do të agjëroje se nuk bënë e mbas ramazanit do të fillojë me agjërim vullnetarë që të kompensoi at që më ka kaluar...

Nëse unë e kam nënën, motrën, vajzën, apo gruan pa mbulesë, do të punoj që në këtë muaj t’i bindi që të vishen si duhet, ashtu siç ka urdhëruar Allahu xh.sh...

Nëse unë nuk e kam nxjerrë kurrë deri më tani zeqatën, do të filloj këtë muaj që pas tij të vazhdojë me dhënien e lëmoshës sepse nuk pakësohet pasuria nga kjo gjë, përkundrazi ajo vetëm se pastrohet...

Nëse unë nuk kam qenë në lidhje të mirë me farefisin tim, do ta shfrytëzoj këtë muaj që ti forcojë lidhjet me ta duke i ftuar dhe duke shkuar në iftare, pasi që e dimë se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë ‘’ Kush i bënë iftar një agjëruesi do ta ketë shpërblimin e tij, pa ju pakësuar atij asgjë nga agjërimi i tij’’, prandaj nëse agjëron dhe çdo natë fton nga dhjetë persona në iftar, ti ke agjëruar dhjet ramazan në të njëjtën kohe...

Prandaj, o ju nëna, baballarë, motra, vëllezër, farefis dhe gjithë ju mysliman të dashur, ejani që në këtë muaj të madhërishëm moto jonë të jetë:
‘’Përmbushja e dëshmisë dhe besës që ia dhamë Allahut xh.sh’’
Ne shqiptarët jemi të njohur për mbajtjen e fjalës, përmbushjen e premtimeve, qëndrimit në besë, e këtë kur kemi të bëjmë me njerëzit, e si do të jetë gjendja jonë kur në fjalë është besa jonë me Allahun xh.sh...???

JO, assesi nuk mund të ndodhë që populli im të e harrojë këtë zakon të lavdëruar që e ka, dhe ta shkel besën me Allahun xh.sh, prandaj edhe jam i bindur që prej tani secili prej nesh do ta shkruaj këtë moto çdo kund në shtëpi, dhoma të tyre, do ta kenë si i thonë si vath në vesh ngado që të jenë do ta përkujtojnë dhe do të ua përkujtojnë atyre që eventualisht mund ta harrojnë...

Le ta bëjmë këtë motra dhe vëllezër në mënyrë që ta meritojmë festimin e fund ramazanit, që më të vërtet ajo ditë të jetë festë dhe përgëzim për ne, që ajo ditë të jetë dita kur do të shkruhemi prej agjëruesve e që në ditën e gjykimit të thirremi për të hyrë në xhenet nga dera e agjëruesve, nga dera Rejanë...

Pra, edhe një here mos ta harrojmë moton tonë për këtë muaj ‘’Përmbushja e dëshmisë dhe besës që ia dhamë Allahut xh.sh’’, e le të fillojmë të bëhemi gati që tani sepse Allahu xh.sh nuk të mori në pyetje kot, apo pse nuk e dinte se çfarë do të bësh por ja pse të mori në pyetje, ‘’Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur", mos harro se Allahu xh.sh është i mëshirshëm prandaj edhe këtu nuk po të lejon që ti të humbësh kohë në gjetje të përgjigjes, po ta jep atë vetëm që ti të mos angazhohesh me asgjë në këtë botë që nuk është në interes të përmbushjes së kësaj dëshmie.
Prandaj ke mendjen se si do të arsyetohesh para Allahut xh.sh kur të pyetesh për këtë dëshmi...
 

Përgatiti: Artan Musliu

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (13/07/2011)
Klikime: 389 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016