E premte, 19/04/2024, 08:17
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Pse nuk po mundem të falem e të mbulohem?

Pyetja:

Jam 17 vjeçare dhe jam e martuar që prej 4 muajsh. Desha t’ju pyes pse nuk mundem që ta filloj namazin apo edhe të mbulohen. Para shumë kohe kisha shumë dëshirë që të filloj të falem dhe të mbulohem edhe tani dua shumë, por nuk e di, më ndryshohet mendja (them jo s’kam rroba, jo kështu jo ashtu) Atje ku jam e martuar e zgjoj kunatin për të falur sabahun, ndërsa vet gjithmonë mendoj për t’u falur, por nuk mundem.

Përgjigja:

Motër e nderuar!

Të deshirojmë mirseardhje në faqen tone dhe të tuajën, neve e ndiejmë veten shumë të lumtur për letrat e lexuesve që na arrijnë  në faqe  pa marrë parsysh në çfarë kohe apo për çfardo çështje që shkruajnë. Lusim Allahun e Lartësuar të ju shpërblejë me të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, gjiithashtu lusim Atë që të ju forcoj në rrugën e drejtë.

Së pari, motër e nderuar, themi se neve jemi të bindur që nuk ka pengesë ndërmjet teje dhe praktikimt të Islamit: si falja e namazit, mbulesës, etj.  përveç vendosshmërisë  së plotë prej teje, vendosshmëri që nuk i lejoni vetes ndonjë dyshim.

Vërtet, ju motër keni nevojë për një vendim që ndoshta ju duket i vështirë në fillim, por ky është një vendim për ty, inshallah, që do ta ndriçojë rrugën dhe do t’i hapë rrugët e të mirës (hajrit) dhe shpëtimit.

Me të vërtetë, vendimin që do ta ndërmerrni, jo që do ta arrijë kënaqësinë e Allahut, por me këtë ju do të arrini edhe ndihmën e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: "S'ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm  dhe me ata që janë bamirës...” (Nahl, 128).

Paramendoni si do të jetë gjendja juaj kur Allahu i Plotfuqishëm është me ju dhe si do të jetë fuqia juaj kur në mbështetje keni Krijuesin tuaj.

 Nëse ju e ndërmerrni këtë hap, atëherë edhe nëse tërë njerëzit bashkohen nuk do të arrijnë të të bëjnë diçka, derisa Allahu është me ty. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë në një hadith: "Dije, sikur tërë njerëzit të tuboheshin që të të ndihmojnë në diçka, nuk do të të ndihmonin, përveç në atë që ka caktuar Allahu. E nëse do të tuboheshin që në diçka të të bëjnë dëm, nuk do të dëmtonin, përveç në atë që Allahu të ka caktuar…”(Transmeton Tirmidhiu).

Prandaj, motër e nderuar, neve themi se tani nuk ju mbetet asgjë që të mendoni në vazhdimin e jetës ashtu, por menjëherë të filloni me ndryshime në jetë dhe ta falni namazin dhe të pralajmëroni pendimin  ndaj Allahut.

 Gjithashtu, motër e nderuar, dëshirojmë të bëjmë me dije se me këto mendime jeni duke rënë në gracka të shejtanit, i cili mundohet me vesvese dhe arsyetime të thjeshta t’ju largojë nga ky hap që dëshironi të ndërmarrni, prandaj keni parasysh se të gjitha ato paragjykime që ju bien në kokë janë vetëm pengesa nga shejtani i cili mundohet të të frikësojë ty nga pastrimi i vetes dhe pasimi i rrugës së besimit.

   Në vazhdim ne do të mundohemi të të ndihmojmë me disa këshilla konkrete se si të arrini të dilni nga kjo situatë që nga ju kërkohet të mos vazhdoni më ashtu:

-Duhet ta kuptoni, motër e nderuar, se çështja e praktikimit të namazit dhe mbulesës është një vendim që duhet të vendoset nga ju, për shkak se për këtë nuk mundet dikush t’ju detyrojë, por edhe nëse ju detyron, atëherë nuk ka kurfarë peshe, derisa ju mos të jeni të bindur në të. Prandaj juve duhet të filloni sa më shpejt, posaçërisht me namazin dhe ju duhet menjëherë ta thyeni atë pengesë që nuk ju lejon ta bëni atë, pengesë për të cilën edhe ju deklaroheni se është shumë e lehtë dhe e thjeshtë.

-Gjithashtu, ju rikujtoj se vendimi të cilën do ta ndërmerrni është një vendim që do ta ndriçojë zemrën tuaj dhe do ta hapë rrugën e të mirës, prandaj edhe vesveset e shejtanit nuk do të përfundojnë që t`ju ndaloj juve ta merrni këtë hap.

-Nga mesazhi juaj kuptuam se ju nuk po mundeni ta filloni namazin apo të mbuloheni nga disa shkaqe që janë të natyrshmërisë së thjeshtë (nuk keni rroba, etj), të cilat mund të tejkalohen me një qasje më serioze rreth mësimeve islame dhe vetëdijësimit tuaj në këtë fushë. Por mos harroni shumë nga ato vajza që mbulohen apo dëshirojnë të jenë praktikuese të fesë ballafaqohen me disa probleme shumë më serioze. Nuk mendoj se ato kundërshtohen nga rrethi i tyre, kjo është normale, duke patur parasysh vetëdijen fetare të familjeve të tyre, por ka nga ato që përzihen nga më të dashurit, familjet e tyre, pastaj ka prej atyre që i mbyllin në shtëpi dhe nuk i lejojnë të dalin dhe probleme të tjera të shumta.

 -Mundohu të shoqërohesh me shoqe që janë fetare dhe kanë njohuri rreth fesë, kështu që ti të përfitosh nga ato, pasi edhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotë: "Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj keni parasysh kë e shoqëroni.” Nga ky hadith kuptojmë rëndësinë e atyre njerëzve që shoqërohemi me ta. Prandaj ne ju rekomandojmë të njoftoheni me vajza praktikuese të fesë me të cilat do të mund të jeni  e hapur me to dhe do të mund të diskutoni për të gjitha problemet me të cilat ballafaqoheni.  

-Nëse keni mundësi të merrni pjesë në ligjerata që mbahen apo takimet e motrave muslimane kjo do të ndikonte shumë në realizimin apo tejkalimin e pengesave për të cilat nuk mundeni të filloni namazin.

-Të mundohesh të lexosh rreth Islamit  dhe mirësive të tij, apo të dëgjosh ligjerata në kaseta.

-Ta kesh parasysh, motër e nderuar, se kjo botë me të gjitha këto kënaqësi dhe gëzime, e ka fundin e vet dhe kënaqësi e vërtetë për ne është ajo që nuk shuhet kurrë e ajo është kënaqësia e ahiretit, prandaj të përkujtoj me thënien e dijetarit Ibën Kajim el Xheuzij, i cili thotë: "Çfarë dobie ka ajo kënaqësi ku pas përfundimit të tij pason zjarri.”

-Të shpeshtosh lutjet ndaj Allahut dhe të kërkosh nga Ai që ta hapë zemrën dhe të udhëzoj në rrugë të vërtetë, me të vërtetë lutja e sinqertë që e bënë njeriu nuk refuzohet kurrë nga Allahu.

Për fund lus Allahun e Lartësuar t’ju japë sukses në këtë rrugë, t`ju hapë zemrën dhe t`ju vesh me rroba të devotshmërisë! Amin!

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (06/01/2011)
Klikime: 1422 | Komentet: 4 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 4
4 elvir  
0
ju lutem a bon ni pytje
ne qoft se naj her nuk mundem ti fali 5 vaktet veq dreken e sabahin a osht gjunah ??

3 kaltrina  
0
selamu alejkum... jam 17 vjece me intereson te dij se kur i ke thonjet e lyer me llak dhe pastaj mer abdes dhe fal namazin a eshte gjunah apo pasi qe jam e re e boj sevapin tem dhe nuk eshte gjunah ? ju lutem me tregoni. mbetshi me te mira!

2 bujari  
0
selam alejkum kisha dasht te di se nese niher falesh e pastaj si te them (pauzon) ni koh e nuk falesh a ban qe mu fal perseri dhe a me shlyhen mekatet

1 alltune  
0
te gjith e kan kete probem sidomos tao qe nuk femra te tjera ne shpi qe u shohi se si jan obligimet fetare po nese vendos ti askush smun te dal edhe do te tallesh me veten qe ke qen aq e quditshme edhe ke gjet arsye qe ska nevoj as te permenden. fillo sa me par falu e me von e ve edhe mbulesen.te keshilloj qe te falesh mengjesin edhe ikindijen e pastaj fillon edhe me koherat e tjera

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024