E premte, 19/04/2024, 11:31
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Pse nuk jep Ti sakada lëmoshë ...ke frikë se do të pakesohet?
 
Pse nuk jep Ti sakada lëmoshë ...ke frikë se do të pakesohet?

 
Aishja radijallahu anha transmetohet se ka dhënë ndonjëherë edhe një kokërr rrushi dhe ka thënë:"Unë shpresoj në çdo grimcë të kësaj kokrre rrushi shpërblim te Allahu”.

Pse nuk jep Ti sakada ( lëmoshë )?...ke frikë se do të pakesohet? Assesi, ajo shtohet edhe më tepër!Pse nuk jep Ti sakada ( lëmoshë )?...ke frikë se do të pakesohet? Assesi, ajo shtohet edhe më tepër!
Transmeton Ebu Hurejra se i dërguari i Allahu sal-all-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk ka ditë që nuk zbresin dy melaike prej Allahut s.v.t dhe thonë: O Allah jepi atij që jep dhe atij që nuk jep shkatrroja pasurinë.

I dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: "Një njeri tha: Do të jap sadaka, doli dhe e dha sadakanë në dorë të një hajni. Të nesërmen të tjerët thoshin: "Dje ky njeri i ka dhënë sadaka hajnit. Ai tha në vetvete: O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi! Unë prapë do të jap sadaka.Del nga shtëpia dhe i jep sadaka një prostitute. Të nesërmen njerëzit thoshin se ky njeri i ka dhënë sadaka prostitutës! Ai tha në vetvete: O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi! Unë prapë do të japë sadaka. Kështu që del nga shtëpia dhe i jep sadaka një të pasuri. Ai tha në vetvete:
"O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi, për atë që i kam dhënë sadaka
hajnit, prostitutës dhe të pasurit! ”Atij
pastaj i paraqitet ( në ëndërr ) një zë duke i thënë: ”Sadakaja e jote e dhënë hajnit ndikoi që ai të largohet nga vjedhja, sadakaja e jote e dhënë prostitutës ndikoi që ajo të largohet nga prostitucioni, sadakaja e
jote e dhënë të pasurit ndikoi që ai të ketë në konsideratë këtë, dhe të shpenzojë ( t`u jape të tjerëve ) prej asaj pasurie që Allahu i ka dhënë'' (Trasmeton Buhariu dhe Muslimi )

Allahu s.v.t thotë në Kur'an: "Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si një kokërr që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli mbinë njëqind kokrra të reja. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i Madh, i di qëllimet e secilit prej jush”. (El-Bekare:261).

Allahu s.v.t thotë: "shejtani u premton varfëri dhe ju urdhëron për punë te këqia, kurse Allahu u premton meshire dhe miresi" (el-Bekare; 268)

Po ashtu transmeton Ebu Hurejra se i dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Sadakaja nuk pakëson pasurinë” (Transmeton Muslimi, Tirmidhiu, Ahmedi).

I dërguari i Allahut s.a.v.s thotë:I bëni dhurata njëri-tjetrit qe t`ju shtohet dashuria.

I dërguari i Allahut s.a.v.sthotë: "Sadakaja fikë hidhërimin e Allahut ashtu siç fikë uji zjarrin”. Pra. nëse Allahu është i hidhëruar ndaj teje për ndonjë vepër jo të mirë, për ndonjë fjalë, për ndonjë vështrim, për ndonjë dëgjim, për ndonjë përgojim, për ndonjë sjellje jo të mirë, kur të jep sadaka shuhet hidhërimi i Allahut ashtu siç ka thënë i dërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve sel-lem.

Po ashtu i Dërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Ruajuni prej zjarrit të xhehennemit qoftë duke dhënë edhe një gjysmë hurme”.Kjo është argument se nuk është kusht i sadakasë sasia por e rëndësishme është që të jepet me sinqeritet dhe ajo që jepet të jetë hallall.

Aishja radijallahu anha transmetohet se ka dhënë ndonjëherë edhe një kokërr rrushi dhe ka thënë:"Unë shpresoj në çdo grimcë të kësaj kokrre rrushi shpërblim te Allahu”.

Kur i erdhën disa njerëz të cilët nuk kishin pasuri dhe ankoheshin se i kanë arritur të pasurit, dukë thënë: "O i Dërguar i Allahut, pasanikët na tejkaluan me shpërblime, ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne,
kurse (përveç kësaj) nga teprica e pasurisë së tyre japin sadaka”.Pejgamberi alejhi selam tha: "A nuk ju ka dhënë Allahu edhe juve me çka të bëni sadaka? Vërtet, çdo tespih (lavdërim Allahut) është sadaka, çdo tekbir (madhërim Allahut) është sadaka, çdo tahmid (falënderim Allahut) është sadaka, çdo tehlil (thënia: La ilahe il-lall-llah) është sadaka.

Urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër të keqës është sadaka, edhe marrëdhënia seksuale (bashkëshortore) është sadaka”.Njerëzit i thanë: "O i Dërguar i Allahut, a edhe kur ndonjëri prej nesh kryen marrëdhënie seksuale ka shpërblime?”I
Dërguari i Allahut tha: "Më thuani, nëse epshin e tij e përdorë në haram, a nuk ka mëkat? Po ashtu nëse e përdorë në hallall, do të ketë shpërblim”. (Transmeton Muslimi, Ahmedi, Ibn Hibbani)

"T’i drejtosh buzëqeshje fytyrës së vëllait tënd është sadaka. Urdhëresa për të mirë dhe largimi nga e keqja është sadaka.Njeriu që ka deviju dhe e udhëzon është sadaka. Të largosh gurë, dhe ferra nga rruga, edhe kjo është sadaka. Nga kova jote të derdhësh ujë në kovën e vëllait tënd edhe kjo është sadaka” (Transmeton Tirmidhiu).

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (13/07/2011)
Klikime: 1059 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024