E enjte, 28/03/2024, 20:38
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Pse është haram pirja e alkoolit?

Pyetje:
Selam alejkum! 
Pse është haram pirja e alkoolit?


P
ërgjigje:
Alejkum selam!
Padyshim se të mirat dhe të dobishmet Allahu nuk i ka ndaluar. 
Njeri si krijesë e çmuar dhe e dalluar e Allahut ndryshon nga krijesat e tjera me shumë gjëra, por ajo që e bën atë të ketë tretman të veçantë nga Allahu është logjika dhe arsyeja që e posedon. Si i tillë është mëkëmbës i Allahut në tokë. Kurdo që njeriu e humb arsyen, shndërrohet në një krijesë tjetër, që nuk i përngjanë më vetes si krijesë, aq sa i përngjanë kafshëve. Pra mbetet si krijesë biologjike që ha e pi dhe nuk di pse jeton.
Allahu jo vetëm që njeriun e nderoi me mendje, por i kushtoi rëndësi të veçantë ruajtjes së mendjes në të gjitha mënyrat. S’ka dyshim se dehja me pije alkoolike është në kundërshtim të drejtpërdrejt me ligjet e Allahut në natyrë. 
Konsumimi i alkoolit çon te mbulimi i mendjes me ç’rast njeriu nuk është në gjendje ta kontrollojë vetveten dhe të dijë se çka vepron. Në gjendjen e tillë mund ta vrasë dikë, ta shajë, ta keqtrajtojë, ta plaçkitë, ta prek nderin e huaj, ta prek pasurinë e huaj etj. 
Për të mos ardhur deri tek këto rreziqe, Allahu ia ka ndaluar njeriut rreptësisht që ta mbajë, ta shesë, ta shërbejë, ta prodhojë, ta stimulojë e sidomos ta konsumojë alkoolin.
Allahu thotë: "O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë? (Maide, 90)

Allahu I Madhërishëm e ka ndaluar alkoolin si masë preventive për ta ruajtur mendjen e njeriut dhe qetësinë në shoqëri.
Në anën tjetër, dëmet e alkoolit në aspektin shëndetësor janë aq të shumta sa që nuk gjen askund asnjë institucion apo institut mjekësor që flet fjalë të mira apo të favorshme për alkoolin dhe konsumuesit e tij. Ndoshta e gjithë bota vuan prej tij dhe e limiton konsumimin e tij thuajse në të gjitha mënyrat, por u mungon shprehja islame "haram” në çdo kohë dhe në çdo vend. 
Sido që të jetë, për alkoolin më së lehti është ta dimë arsyen e ndalimit sepse njeriun më të afërt dhe më të dashur të familjes, që është i çmendur detyrohemi ta lëvizim nga gjiri familjar drejt ndonjë qendre rehabilituese. A thua vallë, çka me ata që veprojnë për humbjen e qëllimshme të mendjes, qoftë edhe në interval të shkurtër!
 
Allahu e di më së miri!


                                                      Muhamed Dërmaku 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (24/04/2011)
Klikime: 1764 | Komentet: 5 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 5
5 xhyla  
0
Lulja> Ti mos u tut prej burrit tan po tutu prej Allahut ai kurgjo smund me te bo
ti ende falu hin me femijet e tu ne dhom mu fal dhe mbylle deren me qels dhe lutu Allahut shum qe te ndihmon ty ai esht meshirshem dhe nuk ja kthen lutjet askujt
dhe mundohu burrin tend mi ja nal alkoholin dhe ta shtish ne fe por perseri Allahu e di me se miri per te gjitha unë te thash te gjitha ato qe di.Allahu te ndihmoft.
Inshallah me ndihmen e Allahut te gjitha regullohen amin!
Eselamu Alejkym

4 s  
0
@ lule:
mir esht me duru, Zoti te provon gjithqysh. Kurr mos e hup besimin! Edhe ai qe dan me bo ni veper te mir por nuk e ban,i ngjehet si nje shperblim. paq durim dhe lutu shum per burrin tan me ta qu Allahu ne rrugen e drejt! Ai ta din qellimin . InshAllah dan Zoti e te ndimon ty me gjith burr e fmi!

3 Hatixhe  
0
A KA MUNDSI MEM TREGU A LEJOHET ME SHKU NEKSKURZIOON GJYS DITOR ME KLASEN TEM JU KISHA LUT MEM KALLXU ALL-LLAHU JU SHPERBLEFT!

2 lulja  
0
jam e martume qe 11 vite kam 2 femij lexoj kuran edhe femijet i din shum dov po burri ska qef me na pa tu fal e perdor alkoholin shum qka mkishit than me bo ska qef mi ni hiq tu fol kur te nshojm naj hoxh ne tv spo guxojm as me ja nis mu fal prej tina

1 bashkim luma  
0
kisha nje pyetje
??//

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024