E enjte, 18/04/2024, 17:51
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Problemet me stomakun, shërohen me bimë

Problemet me stomakun, shërohen me bimë

E kanë përdorur egjiptianët e vjetër dhe romakët, të cilët ushtarin më të mirë e kishin shpërblyer me një pije të bërë nga pelini, duke besuar se në atë mënyrë ata do të ruanin shëndetin e tyre. Pelini ka një shije të hidhur, por ka efekt shumë shërues. Kjo bimë rritet deri në 1.2 m gjatësi.
E karakterizon shija aromatike dhe e hidhur. Përbërësit e tij shërues rrjedhin prej vajit eterik, që përbëhet prej 50 substancave të ndryshme. Çfarë shëron? Pelini është ilaç i shkëlqyeshëm natyror që pastron gjakun dhe forcon stomakun.
Përdoret kundër sëmundjeve të stomakut, tretjes së dobët të ushqimit, mundimit, mungesës së oreksit, sëmundjeve të mëlçisë, veshkave, verdhëzës, sëmundjeve të ujit…etj. Përbërësit shërues të kësaj bime ndikojnë edhe në punën e organizmit në përgjithësi, duke shëruar edhe burimin e shumë sëmundjeve.
 Rregullon dhe balancon funksionin e organeve, që shkaktojnë çrregullime të ndryshme, siç janë pengesat psikike, mbipesha, etj. Të gjitha këto shkaktohen nga puna jo e rregullt e mëlçisë, lukthit. Receta të vërtetuara. Për oreks më të mirë: në 2 dl ujë të zier vendosni gjysmë luge me gjethe të thara me pelin. Lëreni të qëndrojë rreth dhjetë sekonda, e më pas vazhdoni ta pini. Një çaj si ky ka ngjyrë të ndritur, nuk është aq i hidhur dhe duhet konsumuar gjatë gjithë ditës nga pak.

Proteina që rregullon kolesterolin për trombozën

Një grup kërkuesish britanikë kanë zbuluar një proteinë, që merret me rregullimin e kolesterolit në gjak dhe pakëson rrezikun për të shkaktuar trombozën dhe për të çuar në infarkte dhe iktus. Zbulimi hap rrugën për projektimin e ilaçeve të reja, sipas raportimeve të BBC online. Studimi ka bërë të ditur rolin e protesinës LXR (Liver X receptors) në pllakëza. Molekula është e njohur për funksionin e saj rregullues të nivelit të kolesterolit.

Kolesteroli i mirë zvogëlon rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë

Rezultatet e studimit të ri janë botuar në revistën "Gut” dhe bazohen në të dhënat nga 1.238 pacientë me kancer të zorrës së trashë. "Përqendrimi i lartë i kolesterolit të ashtuquajtur mirë (HDL) në gjak, mund të çojë deri te zvogëlimi i rrezikut për paraqitjen e kancerit të zorrës së trashë”, - thonë shkencëtarët holandezë. Edhe më parë dihej se zvogëlimi i përqendrimit të kolesterolit të ashtuquajtur "të keq” (LDL), në kombinim me rritjen e përqendrimit të kolesterolit të mirë (HDL) në gjak, lidhet me zvogëlimin e rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.
Rezultatet e studimit të ri janë botuar në revistën "Gut” dhe bazohen në të dhënat nga 1.238 pacientë me kancer të zorrës së trashë dhe të po aq njerëzve të shëndoshë. Me këtë rast është parë, se pjesëmarrësit në studim me përqendrimin më të lartë të kolesterolit HDL në gjak, ishin më së paku të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë, pa marrë parasysh praninë e markezëve, që tregojnë praninë e faktorëve të tjerë të rrezikut (proceset inflamatore, rezistencën në insulinë, radikalet e lira). Është vënë re, se mesatarisht, çdo rritje e përqendrimit të HDL-së për 16,6 miligramë për decilitër të gjakut, çon deri te një zvogëlim prej 22% nga paraqitja e kancerit të zorrës së trashë
Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: ShpendXhelili (22/03/2011)
Klikime: 1259 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024