E martë, 23/04/2024, 21:11
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Përfundimi i keq
Përfundimi i keq
 

 
Përfundim i keq është: Që njeriu të vdes duke e kundërshtuar Allahun e Lartësuar, jeton në pakënaqësinë e Tij, duke mos e praktikuar atë që ia ka obliguar Ai, ska dyshim se ky është përfundimi i keq, prej të cilit janë frikësuar të devotshmit.

Në momentet e vdekjes shfaqen te disa shenja që argumentojnë përfundimin e keq, si p.sh. mosshqiptimi i shehadetit dhe refuzimi i tij, ose të flasë në prag të vdekjes fjalë të këqia ose gjëra të ndaluara, shfaqja e të anuarit nga ato, ose të flasë ose veprojë vepra të ngjashme që tregojnë devijimin nga feja e Allahut të Lartësuar.
Ajo cfarë njeriu fiton prej kësaj dynjaje është jeta e tij. Nëse e shfrytëzon në atë të cilën i bën dobi në botën tjetër është i fituar, e nëse e keqpërdorë duke e shfrytëzuar në mëkate dhe vepra të këqia derisa e takon Allahun në këtë lloj gjendje të keqe, ky njeri është prej të humburve.
I mencur është ai i cili e llogaritë veten e tij para se ta llogarisë Allahu i Lartësuar. Frikësohet prej mëkateve para se të bëhen shkak për shkatërrimin e tij.
Ibni Mes,udi Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
"Besimtari i shikon mëkatet e tij sikur është ulur poshtë një shkëmbi dhe frikësohet se mos bie mbi të.”
Shumë njerëz i nëncmojnë mëkatet e vogla, nuk ndalojnë një ditë për të menduar në përfundimin e keq.
Allahu i Lartësuar iu ka tërhequr vërejtjen në librin e tij (Kuranin Famëlartë) për rëndësinë e përfundimit të lumtur të gjithë besimtarëve ku thotë: "O ju që besuat, kinie frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë (besimtarë)” (Ali Imran: 102)
Dhe thotë: "Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).” (El Hixhr: 99)
Ajo cfarë kërkohet prej nesh është se duhet t’i frikësohemi dhe t’i bëjmë vazhdimisht ibadet Allahut të Lartësuar në mënyrë që të kemi një përfundim të lumtur. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, tregon se disa njerëz mundohen t’i binden Allahut dhe të largohen nga mëkatet për një kohë të gjatë të jetës së tyre, por pak para vdekjes vazhdon duke vepruar vepra të këqia, kjo bëhet shkak që ai të ketë një përfundim të keq. I Dërguari i Allahut thotë: "…disa nga ju do të punojnë, punë si njerëz të xhennetit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe xhennetit të jetë një kut hapësirë dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të vazhdojë të punojë vepra të njerëzve të zjarrit dhe do të hyjë në të…" (Buhariu dhe Muslimi)

Sehl bin Sad Es Saidi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se njërin prej muslimanëve në njërën nga betejat me të Dërguarin e Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, u sprovuan me një sprovë të madhe, sahabët u cuditën për këtë dhe thanë: "Askush prej nesh nuk është shpërblyer si filani” Ndërsa i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, tha: "Ai është prej banorëve të zjarrit” Disa prej sahabëve thanë: "Kush prej nesh është prej banorëve të xhennetit nëse ky është prej banorëve të zjarrit?” Njëri prej tyre tha: "Unë jam shoku i tij, do të shikoj se cfarë vepron ky” E pasoi, dhe kur u kthye tha: "U plagos ky njeri me një plagë të rëndë.
 
E shpejtoi vdekjen duke e vënë dorezën e shpatës në tokë kurse majën e shpatës në gjoks, pastaj u lëshua mbi shpatë dhe e mbyti vetveten”. Ky njeri erdhi me vrap te i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, duke thënë: "Dëshmoj se ti je i Dërguar i All-llahut” I tha: "çka ndodhi?” Tha: "Njeriu për të cilin the se është banor i xhehenemit dhe njerëzit u habitën me këtë lajm. Unë e vëzhgova ate derisa u lëndua rëndë. E kur u lëndua e shpejtoi vdekjen duke e vënë dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën e saj në gjoks dhe u lëshua mbi shpatë dhe e vrau vetveten.” Atëherë i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, tha: "Ndodh që ndonjë njeri të veprojë me vepra të banorëve të xhennetit, ashtu si i duket njerëzve, kurse është prej banorëve të xhehenemit.” (Muslimi)
Në disa transmetime është: "Veprat varen prej përfundimit.”

Allahu i ka përshkuar robërit e Tij besimtarë se në to bashkohet frika ndaj Allahut dhe bamirësia në vepra, thotë: "Vërtet ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë, (57) ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet, (58) dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet, (59) dhe ata, të cilët japin (sadeka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara. (60) Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato.” (El Mu,minun: 57-61)
Kjo ka qenë gjendja e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Selefët (gjenerata e parë) frikësoheshin shumë nga përfundimi i keq. Sehl Et Testeri ka thënë: Të sinqertët frikësohen në cdo moment nga përfudimi i keq, këta janë atat të cilët i ka përshkruar Allahu i Lartësuar ku thotë: "…andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.” (El Mu,minunë: 60)
Frika nga përfundimi i keq duhet të jetë para syve të tij e pranishme në cdo moment sepse frika të motivon për punë.

Kur i afrohet vdekja njeriut, ai duhet të kënaqet për takimin me Allahun, sepse kush e don takimin me Allahun, Allahu e don takimin me të. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: "Nuk është besimtarë asnjëri prej jush deri sa të mendojë të mirën në Allahun.”

Mirëpo shumë prej injorantëve muslimanë janë mbështetur në mëshirën dhe faljen e Allahut dhe kanë filluar duke vepruar vepra të këqia, kjo është gabim dhe gjë e cila të con drejt shkatërrimit. Allahu është Falës dhe Mëshirues, por dhe dënimi i Tij është shumë i rëndë sic e ka sqaruar në shumë vende në librin e Tij Kuranin Famëlartë. Allahu i Lartësuar thotë: "Njoftoji robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. (49) Po (njoftojë) se edhe dënimi im është ai dënim i dhembshëm.” (el Hixhr: 49-50)
Muslimani duhet të jetë i kujdesshëm që nëse i ka borxh ose i ka bërë padrejtësi dikujt të ia kthejë borxhin dhe mos t’iu bëjë padrejtësi të tjerëve, se nëse i ngelet dicka do ta kërkojë prej tij në ditën e kijametit, nëse ka të mira do t’i mirren prej të mirave të tij, e nëse nuk ka të mira, mirren nga të këqiat e tij dhe i jepen atij. I Dërguari i Allahut ka lajmëruar se borxhliu ngelet varur në borxhin e tij deri sa t’ia kthejë.

Shkaqet e përfundimit të keq

- Ndër shkaqet më kryesore të përfundimit të keq është besimi i prishur, ai i cili e ka besimin e prishur kjo do t’i shfaqet atij kur ai ka nevojë më së shumti për ndihmë dhe qëndrueshmëri nga Allahu i Lartësuar.
Të vrapuarit pas dynjasë dhe lidhja me të.

- Vonimi i pendimit, pendimi është obligim për cdo musliman i cili e ka mbushur moshën në cdo moment. Allahu i Lartësuar thotë: "… Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim” (En Nur: 31)
I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, të cilit i janë falur mëkatet e përparëshme dhe të vonshmet, është penduar te Allahu njëqind herë në ditë. Egar El Mezni tregon se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "O jo njerëz pendohuni te Allahu, se unë pendohem njëqind herë në ditë.” (Muslimi)

I Dërguari i Allahut tregon se ai i cili pendohet nga mëkati është si ai i cili nuk ka bërë mëkate.
Shejtani i mashtron njerëzit dhe i bën që ta vonojnë pendimin me vesveset e tij duke iu thënë se koha para tyre është e gjatë, dhe nëse pendohet tani e prapë kthehet në mëkate nuk i pranohet pendimi pas kësaj, dhe bëhet prej banorëve të zjarrit, ose e mashtron me atë që kur t’i mbushë pesëdhjetë ose gjashtëdhjetë vjet atëherë pendohet me pendim të sinqertë, më pas bën vepra të cilat e afrojnë te Allahu, ndërsa tani je në rini dhe lule të jetës, kënaqu dhe mos ia vështirëso vetes duke u angazhuar me punë prej tashit.
Këto janë disa prej mashtrimeve të shejtanit në vonimin e pendimit.

- Shpresat e gjata
Kjo është shkak për humbjen e shumë njerëzve, e mashtron shejtani ndonjërin prej tyre, duke i thënë se para tij është jeta e gjatë, ndërton në të shpresa. Rëndësia e tij është në përballimin dhe ndërtimin e këtyre viteve. Nuk punon për ahiret dhe nuk e kujton vdekjen, dhe nëse e kujton ndonjë ditë mërzitet për të sepse ia prishë kënaqësitë dhe ia turbullon jetesën e tij. Për këtë na e ka tërhequr vërejtjen i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ku thotë: "Më së shumti për ju frikësohem në dy gjëra: Pasimi i epshit dhe shpresa e gjatë, pasimi i epshit të largon nga e vërteta ndërsa shpresa e gjatë është dashuria për dynjanë.”
Kur njeriu lidhet mbas kësaj bote angazhohet me bukuritë e saj dhe nuk angazhohet me ahiretin.

Abdullah bin Umer Allahu qoftë i kënaqur me ta, tregon më këshilloi i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, duke më thënë: "Jeto në këtë botë si i huaj ose si udhëtar”
- Dashuria për mëkate, nëse njeriu e vepron një mëkat prej mëkateve e më pas nuk pendohet, shejtani do të ia kujtojë këtë edhe në prag të vdekjes, kur të afërmit e tij dëshirojnë që të ia përkujtojnë shehadetin që fjalët e tij të fundit të jenë dëshmia LA I LAHE IL LALL LLAH ky mëkat do të mbizotërojë në mendjen e tij dhe do të flasë atë që e angazhon nga kjo fjalë, kjo ndodh në shumë raste.

- Prej përfundimit të keq është edhe vetëvrasja, nëse njeriun e kaplon ndonjë fatkeqësi ai duhet të durojë duke e llogaritur për hir të Allahut të Lartësuar që të shpërblehet, e nëse ai shqetësohet i mërzitet jeta dhe e shikon se mënyra më e mirë për të përfunduar prej kësaj sprove qoftë sëmundje ose probleme është vetëvrasja në këtë rast ai ka bërë mëkat, e kaplon hidhërimi i Allahut, dhe e ka mbytur veten pa të drejtë.


- Të shmangurit nga e vërteta dhe largimi nga udhëzimi. Hafidh ibni Kethiri Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Mëkatet dhe epshet e nëncmojnë njeriun në momentet e vdekjes, me nëncmimin e shejtanit, bashkohet nëncmimi me imanin e dobët gjë që e bën njeriun të ketë përfundim të keq. Allahu i Lartësuar thotë: "...E djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar” (El Furkan: 29)

Kjo nuk ndodhë te ai i cili e ka të mirë të brendshmen (zemrën) dhe të jashtmen me Allahun dhe është i sinqertë në fjalët dhe veprat e tij. Përfundimi i keq ndodh tek ata të cilët e kanë të prishur të brendshmen dhe të jashtmen amelen, e për ata që bëjnë mëkate të mëdha, bëjnë krime, kjo bëhet shkak që vdekja t’i vijë para se të pendohet. Motër e nderuar: Kujdes zemra jote mos të lidhet me dicka të haramit, angazhoje zemrën, gjuhën dhe gjymtyrët e tua me të përmendurit e Allahut të Lartësuar, kujdesu që t’i bindesh Allahut kudo që të jesh.

Përshtati: Merita Rexha
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/12/2010)
Klikime: 1116 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024