Pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën - Tema tjera shkencore - Kurani dhe shkenca - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 04/12/2016, 02:51
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën
                                           Pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën
 
                               
 
Një studim i ri thekson se kujdesi ndaj dhëmbëve të pastër forcon kujtesën dhe aktivizon qelizat e trurit. A thua cili është udhëzimi i Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i lidhur me këtë?

Askush nuk ka paramenduar për ekzistimin e lidhjes ndërmjet aktivitetit të trurit dhe higjienës dentare. Prej gjërave të çuditshme që i ka vërejtur doktori amerikan Majkëll Rozin (në një lajm të publikuar në rrjetin CNN) është se mungesa e pastrimit të dhëmbëve ndikon në shëndetin mendor!

Ky doktor shpjegon se bakteret cipë (pllaka) ndërmjet dhëmbëve mund të shkaktojnë reagim imun që pasqyrohet në arteriet e zemrës, me ç'rast parandalon arritjen e ushqimeve të domosdoshme për qelizat e trurit, që nënkupton se pastrimi i dhëmbëve forcon kujtesën dhe mbron trurin.

Duke lexuar këtë lajm shkencor patjetër duhet të kujtojmë Sunetin e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, lidhur me pastrimin e dhëmbëve dhe kujdesin ndaj misvakut , saqë ai ka thënë: "Po të mos kisha frikë se do ta rëndoja umetin tim, do ta kisha urdhëruar që ta përdorin misvakun para çdo namazi.” (Buhariu dhe Muslimi)
Profeti e ka ndërlidhur pastrimin e dhëmbëve me çdo namaz që e fal besimtari në mënyrë që të jetë mendërisht aktiv.

Shikoni në këtë udhëzim profetik të shkëlqyer: "Transmetohet nga Shurejh, i cili e ka pyetur Aishen: "Me çfarë fillonte i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, kur hynte në shtëpinë e tij? Ajo iu përgjigj: "Me misvak" (Shënon Muslimi).

Por çfarë mund të thuhet për natën? A e harronte i Dërguari i mëshirës këtë zakon të mirë? Është transmetuar nga Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur zgjohej natën, e pastronte gojën me misvak. (Shënon Muslimi) 

Madje i Dërguari i Allahut, pastrimin e dhëmbëve e ka ndërlidhur edhe me kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, që misvakun ta shndërrojmë në zakon dhe adhurim për të cilin do të shpërblehemi. Kësisoj, ai ka thënë: "Kujdesuni për misvakun ngase ai e pastron gojën dhe e kënaq Allahun." (Silsile es Sahihah lil Albani)

Me këtë rast lexues të nderuar, patjetër duhet t'i parashtrojmë pyetjen çdokujt që tallet me këtë Profet të ndershëm, nëse mësimet e Profetit të mëshirës gjithnjë janë në pajtueshmëri të plotë me shkencën dhe faktet shkencore dhe urdhrat e tij gjithnjë sjellin mirësi dhe dobi për njerëzimin, atëherë përse refuzoni pasimin e profetit të mëshirës? Meditoni këtë sqarim hyjnor: "...dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.” Thuaj (o Muhamed): "O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!” (A'raf 157-158)


 

Përktheu: Almedin Ejupi
1.11.2009

 

*Misvak quhen rrënjët e një druri të veçantë që përdoren për pastrimin e dhëmbëve.

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: ShpendXhelili (05/03/2011)
Klikime: 2800 | Komentet: 4 | Ranguar: 5.0/4
Gjithsejt komente: 4
4  
Me falni cili lloj i misvakut eshte me i miri . Ju falemnderit

3  
Shume me pelqej ky artikull, me te vertete kujdesi per dhmbet jo vetem qe ndikoka ne forcimin e kujteses, por si qe e dime te gjithe ndikon ne shum sende tjera te ngjajshme qe jane te nderlidhua me sistemin nervor, sepse edhepse dhembi duket si nje material i forte pa nerava, ne fakt dhembet jane nder oraganet me te ndishme nervore prandaj higjiena e tyre rekomandohet te jete sa me delikate. kjo do te thote qe ne ditet e sotme përveç misakut, Allahu i ka mesuar disa shkencetare si ta zbulojne pasten e dhembeve, dhe sot e kesaj dite egzistojne shume pasta te ndrushme dhe shum me efikase se sa misfaku, gje qe shume e lehteson punen e mirmbajtjes se higjienes tek dhembet. ato jo vetm qe i pastrojne dhembet, por edhe i mabajne te shendoshe dhe po ashtu kan afat me te gjate prej nje larje deri ne larjen e ardhme. kete e mundesojne disa formula speciale kimike qe perputhen me materialin prej te cilit eshte ndertuar dhembi natyror i njeriut.

Qoftë lavdëruar Allahu që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar, sikur të mos na udhëzonte Allahu [7:43]. Qofsh i lavdëruar (o Zot)! Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.[2:32]


2  
selamu alejkum kisha ni ;pyetje a asht shum haram floket me bllozh thun se kur mer abdes dhe nuk asht haram si asht

1  
Falemnderimi Takon Allahut qe na mundesoj ta kuptojm islamin

MOSLEM ELHAMDULILAH


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016