ORBITAT - Krijimi i gjithësisë - Kurani dhe shkenca - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 21/09/2014, 00:00
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i gjithësisë

ORBITAT

ORBITAT



Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të caktuar:

”Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.” (El Enbija 33)

Në një ajet tjetër është përmendur se Dielli nuk është i palëvizshëm, por lëviz në një orbitë të caktuar.

”Edhe dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Ajo lëvizje është përcaktim i të Plotfuqishmit, të Diturit.” (Ja Sin 38)

Këto argumente të komunikuara në Kuran u zbuluan prej vëzhgimeve
astronomike shumë shekuj më vonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli udhëton me një shpejtësi marramendëse prej 720.000 km në orë në drejtim të yllit Vega në një orbitë të vetme të quajtur Maja Diellore. Kjo do të thotë se Dielli përshkon afërsisht 17.280.000 km në ditë.

Bashkë me Diellin, të gjitha planetet dhe satelitët brenda sistemit
gravitacional të Diellit përshkojnë gjithashtu të njëjtën distancë. Për më tepër, të gjitha yjet në univers bëjnë një lëvizje të ngjashme.
Në Kuran është shpallur se i tërë universi është i mbushur plot me
rrugë e orbita si ajo e diellit:

”Betohem në qiellin plot rrugë.” (Edh-Dharijat 7)

Në univers ndodhen rreth 200 miliardë galaktika dhe secila prej tyre pëmban rreth 200 miliardë yje. Pjesa më e madhe e këtyre yjeve kanë planete dhe pjesa më e madhe e këtyre planeteve kanë satelitë. Këta trupa gjigandë lëvizin në orbita të caktuara, sipas një lëvizjeje të përllogaritur në mënyrë preçize. Për miliona vite me radhë, të gjithë këta trupa “notojnë” në orbitën e tyre në një harmoni dhe rregull të përkryer. Për më tepër, një numër i madh kometash lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.

Orbitat në univers nuk janë karakteristikë vetëm e trupave qiellorë.
Edhe vetë galaktikat udhëtojnë me një shpejtësi marramendëse në orbita të projektuara për to. Gjatë kësaj lëvizjeje, asnjë prej trupave qiellorë nuk i zë rrugën, apo përplaset me të tjerët.

Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kuranit njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë. 
Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në mënyrë shkencore se hapësira është “plot me rrugë dhe orbita”, siç është shpallur në ajetin kuranor…
Si shumë kometa të tjera në univers, edhe kometa Halley (lart)
lëviz në një orbitë të përcaktuar. Ajo ka një orbitë specifike dhe
lëviz në harmoni të plotë me trupat e tjerë qiellorë.

Të gjithë trupat qiellorë, duke përfshirë edhe planetet, satelitet,
yjet, madje dhe galaktikat, kanë orbitat e tyre, të përcaktuara me
llogaritje tepër delikate. Ai që vendosi këtë rregull dhe ekuilibër
të përkryer është Zoti, Krijuesi i universit.

Kategori: Krijimi i gjithësisë | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 394 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Name *:
Email:
Code *:
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2014Create a website for free