E enjte, 28/03/2024, 15:34
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Oj nëna ime!
 
Oj nëna ime!
 

 
Oj zemra ime, ma bëj hallall për çdo lot që mund të të kem shkaktuar, ma bëj hallall për çdo brengosje sado të vogël që mund të kesh pasur nga unë...
 
Oj nëna ime!

Oj zemra ime, nga malli që kam po të shkruaj këtë shkrim, dua të të shkruaj dhe të të tregoj vlerën që Allahu i Lartësuar të ka dhënë ty…

Oj zemra ime, ma bëj hallall për çdo lot që mund të të kem shkaktuar, ma bëj hallall për çdo brengosje sado të vogël që mund të kesh pasur nga unë, por e di që do të më falësh, e di që Allahu i Lartësuar të ka dhënë një zemër të mbushur me dashuri…

Oj nëna ime!

Oj zemër, po të shkruaj një ajet kur’anor në të cilin Allahu i Lartësuar në Kur’anin famëlartë ka thënë:

"Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (31: 14)

A e lexoni o vëllezër dhe motra rëndësinë që ka prindi, sidomos nëna?

A e lexoni o nëna të dashura rëndësinë që iu ka falur Allahu i Lartësuar juve? 

Një ajet tjetër kur’anor thotë:

”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).”
 (17: 23)

 Sa prej nesh e respektojnë këtë ajet, sa persona e vënë
 në praktikë këtë gjë, sa prej nesh nuk i kthejnë përgjigje negative prindërve, sa prej nesh nuk bëjnë " of-uh " nga një punë që ata na urdhërojnë për ta bërë? Sa? Sa prej nesh jemi të dashur me ta, sa prej nesh jemi bamirës kundrejt fjalës së tyre? Sa?

Transmetohet nga Muavija ibn Xhahime, se Xhahime ka ardhur tek Pejgamberi alejhi selam dhe e ka pyetur:
"O i Dërguar i Allahut, unë kam dëshirë që të luftoj në rrugën e Allahut dhe kam ardhur tek ti që të konsultohem.
Pejgamberi alejhi selam i tha:
 "A e ke gjallë nënën?
"
Tha: "Po,”
Pejgamberi alejhi selam i tha: "
Qëndro pranë nënës tënde, se me të vërtetë Xheneti është tek këmbët e saja.”
(Ahmedi, shejh Albani ka thënë se ky hadith është Hasen)

Në transmetimin e Taberaniut qëndron se Pejgamberi alejhi selam ka pyetur:
"A i ke prindërit gjallë?

I thashë: "Po,”
Tha Pejgamberi alejhi selam:
 "
Qëndro pranë tyre, se me të vërtetë Xheneti është nën këmbët e tyre.”
(Albani ka thënë se ky hadith është Sahih)


Kënaqësia e Allahut të Lartësuar është në kënaqësinë e prindërve.

 Transmeton Abdullah ibn Amri r.a se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
"Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindërve dhe pakënaqësia e Allahut është në pakënaqësinë e prindërve.”
(Tirmidhiu, këtë hadith e kanë bërë sahih Ibn Habbani, Hakimi dhe Albani)


Respektimi i prindërve është shkak për faljen e mëkateve. 


Transmeton Ibn Omeri r.a se një njeri ka ardhur tek Pejgamberi alejhi selam dhe i ka thënë:
"O i dërguar i Allahut, unë kam bërë një mëkat të madh, a ka pendim për mua?”

 Pejgamberi alejhi selam i tha: "A ke nënë? 

Ai i tha: "Jo,” 
Pejgamberi alejhi selam i tha:
 "A ke teze?

 Iu përgjigj: "Po,”

 Pejgamberi alejhi selam i tha: "Pra respektoje (dëgjoje) atë.”
 (Tirmidhiu, ka thënë se hadithi është sahih)


Dua ta mbyll këtë shkrim më një ajet kur’anor që thotë:


"Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (17: 24)
 
 
Shkruar nga Rejhana Çekrezi
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (11/07/2011)
Klikime: 1135 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
1 Rejhana Çekrezi  
0
Selamu alejkum...mesa shoh paskeni publiku shkrimin tim...nese keni deshire mudn tua dergoj edhe te tjerat vetem ma jepni nje adres kontakti...Selame te perzemerta...

2 Argjendi  
0
Po moter e nderuar nese mundesh na dergo te gjitha shkrimet ne kete adres:
stafisinqeriteti@live.com

Allahu ta shtoft diturin!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024