Nuk kam vullnet për jetë! - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 04/12/2016, 02:49
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 13
Vizitorë: 13
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Nuk kam vullnet për jetë!

Pyetje:

Jam një motër muslimane në hall. Jam 20 vjeçare dhe në përgjithësi nuk kam fat në jetë. Çdo gjë më shkon mbrapsht. Gjithmonë më ndodh e kundërta e asaj që dëshiroj. Edhe pse falem, të gjithë kanë fat më shumë se unë. Unë nuk kam vullnet për të jetuar.


Përgjigje:

Motër myslimane, e lus Allahun e Lartësuar t’ju forcojë në fenë e Tij! Ju këshilloj që mos ta humbni shpresën në Allahun e Lartësuar! Lutuni te Allahu i Lartësuar për falje dhe përqendrim në fe duke kërkuar të mirat e Tij në dynja dhe ahiret! 
Ju duhet ta shfrytëzoni kohën në lutje por duke mos u ngutur dhe më pas të thoni se jam lutur te Allahu një herë ose disa herë dhe më pas ta braktisni duanë. Kujto fjalët e Allahut kur thotë:"Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem”. (Gafir, 60)
"E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bekare, 186)

Asnjëherë nga lutja nuk humb, përkundrazi përfiton disa gjëra: ose Allahu ta pranon lutjen, ose rezervohet për ditën e gjykimit ose për shkak të lutjes Ai të mbron nga të këqijat.
Keni një përparësi të madhe që ju namazin po bëni, shpeshtoni lutjet në namaz, para dhe mbrapa namazit, kërkoni kohët kur Allahu i Lartësuar i pranon lutjet dhe lutuni te Ai me duatë nga suneti profetik.
Nuk do të keni fat atëherë kur vendosni të largoheni nga lutjet. Përderisa luteni dhe vazhdoni në lutje, jeni me fat. 
Allahu e di më së miri!



                                          Ulvi Fejzullahu

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (05/04/2011)
Klikime: 931 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
2  
Moter pse nuk e fut ne koke mendime pozitive,pse kaq pesimiste.
Ja disa thenje qe do mund te ndihmonin,por mund te lexosh Kur'anin i cili eshte qetesim per zemren dhe shpirtin,ngase
në jetën intelektuale arrihen majat e suksesit me lexim, me studim, me analizë të veprave të artit.
Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona.
Duaje veten tënde dhe fuqizoje jetën fizike, intelektuale dhe morale.
Kenaqja shpirtërore arrihet në rrugë tjetër: me njohje, me qetësi, me meditim, me vlerësim, me komunikim me te tjeret.
Ke durim dhe inshAlla cdo gje do te vije ne vendin e duhur...

1  
selam nuk duhet humbur vullneti se je e pa fat nuk esht e vertet shiko njeher reth e perqark ndoshta ti ke shum te mira qe ti ke e shum njerz nuk i kan , piksepari falemdero all-ahun qe te ka udhzu ne islam, e per hallet tjera
O ZOT UN KAM NJE HALL TE MADH PO THUAJ O HALL UN KAM NJE ZOT qe me jep te mira esht meshirues ndaj gabimeve qe un bej dhe udhzon me te gjitha sferat e jetes ...................... alm perseri all-llahu alem

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016