Në shpellën Hira - Artikuj - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 14:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Në shpellën Hira
Në shpellën Hira


 
Kur Resulullahu i afrohet të dyzetave dhe kur vrojtimet e tij për të kaluarën dhe të tashmen fillojnë t’ia kthjellojnë mendjen, gremina mes tij dhe popullit të vet vazhdon të thellohet në shumë gjëra. Atëherë atij filloi t’i pëlqente vetmia. Merrte me vete ushqim dhe ujë dhe shkonte në shpellën Hira, në malin Nur, afro dy milje larg Mekës.
Kjo është një shpellë e bukur, e gjatë katër arshin dhe e thellë një arshin e tri të katërtat. Muajin Ramazan e kalonte në këtë shpellë. I ushqente varfanjakët nëse kalonin atypari.

Kohën e kalonte në ibadet dhe në përsiatje për çdo gjë që e rrethonte, madje edhe për gjithësinë. Meditonte se çfarë fshihej pas saj, cila është ajo fuqi që e vë në lëvizje tërë atë. Ishte i sigurt se populli i tij e adhuronte Allahun në mënyrë të gabuar, ata jetonin të humbur (në lajthitje) dhe duke bërë shirk, besonin në idhuj. Por ai nuk kishte rrugë të qartë nga do të shkonte, nuk kishte program të cilin do ta jetësonte e as qëllim të caktuar që do ta qetësonte dhe do ta kënaqte.
Zgjedhja e Resulullahut (këtë vend të vogël dhe të qetë) ka qenë pjesë e kujdesit të Allahut , plani i Allahut me të.

Allahu e ka parapërgatitur për atë që e priste. Është e vërtetë e madhe se çfarëdo transformimi, natyrisht shpirtëror, njeriu e përjeton pasi bën llogaritje të gjithanshme të jetës së vet të kaluar. Për ta bërë këtë, duhet të vetmohet, të izolohet ose të tërhiqet për një kohë të caktuar, sepse kështu e arrin përqendrimin e plotë në përsiatje, i papenguar nga imtësirat e jetës së përditshme, nga njerëzit dhe problemet e tyre dhe nga brengat, të cilat, zakonisht, e okupojnë jetën.

Kështu e ka përgatitur dhe Allahu Muhammedin , në qetësinë dhe vetminë e malit Nur, në shpellën Hira. E ka përgatitur që mbi supet e veta të mbartë amanetin më të madh për mbarë njerëzimin, amanet ky, që do ta ndryshojë botën dhe do ta ekuilibrojë historinë.
Allahu e ka përgatitur Muhammedin tre vjet rresht për detyrën e rëndë dhe me përgjegjësi të madhe që e priste asokohe. Ai vetmohej edhe për një muaj të tërë, duke menduar për ekzistencën, dhe çka ka pas zhdukjes, çfarë fshehtësish ka jeta, çfarë vdekja etj.
Kjo ka zgjatur gjer në momentin e caktuar, gjer në takimin e caktuar me të panjohurin, kur Allahu i dha lejen.
Safijurrahman el Mubarekfuri

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (01/05/2011)
Klikime: 828 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 1
1  
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
. Thuaj: “Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?”--- Nje Tmem mjafte intersante kemi cekur . Me respekt per atorin qe i pregatin keto te informacjone ...

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016