E martë, 23/04/2024, 19:24
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Në cilat raste lejohet masturbimi?

Pyetja:

Në cilat raste të caktuara lejohet masturbimi, sepse siç e lexova në një artikull përgjigjja ishte se nuk lejohet, por  vetëm se në raste të caktuara. A mund të më tregoni ju lutem cilat janë ato? 

Përgjigje:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kur jemi përgjigjur rreth dispozitës së masturbimit kemi cekur se ajo është e ndaluar (haram) dhe mendojmë se e kemi elaboruar çështjen në shumë pikpamje, duke e sqaruar edhe dëmet e saj. Në fund e kemi cekur se disa prej dijetarve e kanë lejuar masturbimin me disa kushte, pa u zgjeruar në këtë pikë.

Është e vërtetë se disa prej fukahave siç transmetohet nga Imam Ahmedi dhe posaçërisht në medhhebin hanbeli sqarohet kjo, thuhet se ajo është e lejuar në disa raste të jashtzakonshme.

Mirëpo këtu duhet ta kemi parasysh se lejimi për të cilin ata flasin nuk është se ata e bëjnë atë hallall (të lejuar) si dispozitë, por që ajo të praktikohet për t`u ikur një harami që është më i madh se masturbimi e ne në këtë rast është fjala për zinanë (prostitucioni).

Do të thotë se nëse muslimani gjendet në një situatë ku mund të bjerë në mëkatin e zinasë, pra gjindet buzë rënies në këtë mëkat të shëmtuar, atëherë ai e ka të lejuar të masturboj që ta largoj nga vetja epshin i cili e ka preokupuar atë dhe që është duke e dërguar në zina, pasi pas masturbimit ai lirohet dhe e largon nga vetja atë preokupim.

Kjo është forma të cilën e lejojnë këta dijetarë, duke pasur parasysh që ai që gjendet në këtë situatë e ndalon vetën nga shkelja e mëkatit të madh (zinasë), duke shkelur një mëkat më të vogël në krahasim me zinanë.

Këta dijetar asesi nuk lejojnë që masturbimi të bëhet praktikë e përditshme e muslimanit, nga e cila nuk do t`i shpëtoj ai i cili fillon ta praktikoj disa herë atë. Mendojmë se këtë çështje e kemi sqaruar mjaft mirë në përgjigjet e mëhershme.

Kjo formë e lejimit të masturbimit është mjaft logjike dhe e pranuar dhe nuk e thotë askush nga dijetarët se nuk është e saktë, pasi sipas rregullit  të përgjithshëm në sheriatin islam, patjetër edhe mëkatet klasifikohen dhe ato nuk janë të gjitha të njërit rang. Dhe ajo që është e njohur tek ata jo vetëm në këtë çështje, dihet se nëse muslimani është buzë dy mëkateve dhe është e patjetërsueshme bërja e njërit, atëherë ai patjetër duhet ta zgjedh atë që është më i lehtë nga ato dy mëkate.

Kjo ishte ajo sa i përket çështjes se kur është i lejuar masturbimi. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (25/01/2011)
Klikime: 3674 | Komentet: 6 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 4
4 eduard  
0
selam alejkum vlla i nderuar desha ta bej nje pytje? lidhje me temen
un jom ni vlla musliman qe marr abdest 5 her nditet amo e kom ni problem pasi qe ta fali
sabahun,me abdest bi me flejt edhe njo ni or ose dy gjithmon sho ondrra te ndryshme qe jam duke ber zina dhe kur zgjona e sho se kam masturbuar kjo esht duke me ndodhur qe tri dit rresht nuk po di si tja boj a ka noj dua tveqant diqka lidhje me ket pun

2 anonim  
0
Vella Argjend
Pyetjen lexoje me mire gjithe jeten agjerim askush nuk e ben kujtoje pak trupin vet fizikisht te con pastaj ndodh derdhja e shpesht naten me kupton

3 Argjendi  
0
Vella
Para gjumit jan duat e veqanta
3 her kul huvallahu
3 her sureja felek
3 her sureja nas
duke e ferkuar tere trupin dhe inshallah Allahu na ruan nga sherri i shejtanve dhe xhinve gjate nates

1 Argjendi  
0
Agjerimi eshte mbrotje nga zinaja vella

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024