E premte, 19/04/2024, 06:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Muzika, zëri i shejtanit
Muzika, zëri i shejtanit


Shkruar nga Rashit Zylfiu

 
Allahu i Madhërishëm thotë:
"Po ka nga njerëzit që sakrifikojnë për tregime boshe me qëllim 
që t’i largojnë 
njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë 
fakti dhe për t’i marrë argumentet e Allahut si tallje. Për ta me 
siguri është përgatitur dënim i  turpshëm.”  
(Lukman, 6)

O musliman, o muslimane! Ajetet kur’anore dhe hadithet profetike 
aludojnë për muzikën dhe instrumentet muzikore, duke tërhequr 
vërejtjen për to. Allahu Lartësuar ka shpjeguar se përdorimi i tyre 
është nga shkaqet e humbjes dhe marrjes së argumenteve kuranore 
për tallje.  

Shumica e dijetarëve, prej tyre edhe sahaniu i mirënjohur, Abdullah 
Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kanë komentuar se fjalët 
"tregime boshe” (lehvel hadithe) të përmendura në ajetin e si
përshënuar kanë për qëllim muzikën dhe instrumentet muzikore dhe 
çdo zë që ndalon nga e vërteta. Muzika është sprovë për zemrën, e 
cila e shpie njeriun drejt të keqes dhe e largon nga e mira. Allahu i 
urren tregimet boshe dhe është dhënë premtimi se ai i cili merret me 
to, do të ndëshkohet me dënime të rënda. I Dërguari, lavdërimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

"Do të ketë nga umeti im grupe njerëzish që do ta lejojnë 
amoralitetin (zinanë),mëndafshin, alkoolin dhe muzikën.''
 
(Shënuar nga Buhariu)

Elmeazif - muzika, që është përmendur në hadith është muzika dhe 
instrumentet muzikore. Hadithi aludon për ndalimin e tyre sikurse ka 
qortuar atë që e lejon alkoolin dhe amoralitetin. Është gjë e ditur se 
nëse njeriu dëgjon muzikë dhe anon nga ajo, i pakësohet logjika, i 
pakësohet turpi, i largohet morali, i ikën personaliteti, i dobësohet 
imani, i bëhet Kur’ani i rëndë për ta dëgjuar apo lexuar, gëzohet 
me  të shejtani dhe ia zbukuron atij mëkatet dhe gjërat e fëlliqura.
   

A ke menduar o rob i Allahut? A ke menduar o robëreshë e Allahut për 
vdekjen? Vdekja është realitet, në të cilin nuk bën dobi mashtrimi për 
ta penguar atë, as s'bën dobi dëshpërimi kur vjen ajo. Largoje nga 
vetja lëvozhgën e të pakujdesshmëve, se ti do të qëndrosh para Allahut,
i Cili di për shikimin me cep të syve dhe për atë që fshihet në zemra 
ku thotë:
"Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur 
fshehtë asnjë sekret i juaji.”
 (El-Hakka, 18)

Kini kujdes nga muzika, sepse ajo e dobëson fenë, logjikën e turpin 
dhe e shkatërron moralin, pengon për ta përmendur Allahun, pengon 
nga namazi dhe pronarin e saj e pret dënimi nga Allahu i Madhëruar!

Është pyetur Kasim Bin Muhamedi, Allahu e mëshiroftë, për muzikën 
dhe është përgjigjur: "Kur Allahu do ta veçojë në Ditën e Gjykimit të 
vërtetën dhe të kotën, në cilën anë do të jetë muzika?” Pyetësi ka 
thënë: "Nga e kota.” Atëherë, Kasim bin Muhamedi, Allahu e 
mëshiroftë tha duke lexuar ajetin:

”... Pas së vërtetës nuk ka tjetër pos humbje (lajthitje)...” 
                             (Junus, 32)
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (06/01/2011)
Klikime: 1597 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 1
1 *Mirjeta*  
0
Allahu i shperblefte per kete tekst sepse koheve te fundit muzika eshte ber aq ndikuese e madhe tek njerzit saqe po ti thuash dikujt se muzika eshte haram do te thone ti nuk qenke ne vete...E kjo na shpie ne humbje...Inshalla ALLAHU na bene prej roberve te devotshem.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024