E premte, 29/03/2024, 11:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Molla trajton disa sëmundje kryesore

Molla trajton disa sëmundje kryesore

Ka shije freskuese, është vakt ideal për cilëndo pjesë të ditës. Molla, pos këtyre sjell me vete edhe pesë dobi të fshehta për organizmin tuaj.

Ushqim i ngadalshëm

Molla është e pasur me fibra. I nevojitet shumë përtypje, që nuk rastis edhe me ushqimet e tjera, prandaj organizmit i ofron rastin që të ndërpresë kur është i ngopur. Është ushqim ideal grimcues, shtypjen e gjakut e mban stabil e po ashtu edhe nivelin e sheqerit e mban nën kontroll.

Merret frymë më lehtë

Nënat e fëmijëve të cilat gjatë kohës sa ishin shtatzënë kanë konsumuar nga një mollë në ditë janë më pak të rrezikuar se do të preken nga sëmundja e astmës. Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se kjo pemë mbron edhe mushkëritë e të rriturve, nga infeksionet e ndryshme dhe nga kanceri.

Parandalon kolesterolin

Falë polifenolit, mollët mund të ulin kolesterolin e keq në gjak. Për të pasur një efekt maksimal, mollët nuk duhet qëruar – lëvorja posedon gjashtë herë më shumë efekt antioksidues.

Lufta kundër kancerit

Shkencëtarët italianë kanë lajmëruar se disa komponentë që gjenden në mollë, kur e konsumoni të tërën (pa fara), ndikon në qeliza, forcimin e tyre. Njerëzit të cilët brenda ditës konsumojnë edhe më shumë se një mollë janë shumë pak të rrezikuar nga sëmundja e kancerit.

Kthjellon mendjen

Me siguri që kthjellon mendjen ngase shton prodhimin e acetilholinës, substancës e cila dërgon porositë mes qelizave nervore. Shkencëtarët nga universiteti në Masaçusets kanë zbuluar se molla po ashtu zvogëlon rrezikun edhe nga sëmundja e Alzhaimerit.

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: ShpendXhelili (22/03/2011)
Klikime: 1199 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
2 rebly  
0
Ai e ka pasur kancerin prandaj nuk i ka ba efekt behet fjale ata qe nuk e kane molla eshte parandaluese e kancerit

1 merale sulejmani  
0
Eselamu Alejkum. Molla nuk e sheron kancerin kam pasur nje antar tfamiljes me kancer dhe ka konsumuar nga 2 ose 3 moll ne dit po kanceri nuk eshte humb.molla ndimon per dicka amen jo per kancer.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024