E premte, 19/04/2024, 09:46
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi i 4, Degët e imanit
Mësimi i 4 Degët e imanit
ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site


Allahu i Lartësuar thotë:
"Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, librin dhe Profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zekatin dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun." (Bekare, 177)

Ebu Hurejra r.a. tregon nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, i cili ka thënë:
"Imani (besimi) përbëhet nga gjashtëdhjetë e ca degë dhe turpi është degë nga degët e besimit." (Buhariu)

Shpjegim:

Qëllimi final është respektimi i Allahut dhe kryerja e obligimeve të fesë, kjo është mirësia dhe besimi. Mirësia ndërtohet mbi bazën e besimit në Allahun, Ditën e Gjykimit, melaiket, librin e shpallur, Pejgamberet e dërguar. Mirësi nënkupton gjithashtu edhe bamirësia për jetimët, të varfrit, të afërmit dhe kategoritë e tjera të lartpërmendura në ajet. Mirësi është edhe përmbushja e premtimeve.
Pra, imani ka degët e veta që shtrihen gjithandej dhe më së miri këtë na e bën të qartë hadithi i lartpërmendur, se imani ka mbi gjashtëdhjetë degë.

Dobi:

1. Imani përbëhet nga dhjetëra degë.
2. Mirësia shtrihet në dy rrafshe: rrafshi vertikal (besimi në Allahun, Ditën e Fundit, etj.) dhe horizontal (bamirësia ndaj të afërmit, jetimëve, etj.).
3. Besimtarët e vërtetë janë ata që kanë frikë Allahun.
4. Turpi është një degë nga degët e imanit.


Allahu im!
Më dhuro mirësinë Tënde, o i Gjithëmëshirshëm! Të lutem më zbukuro me degën e imanit, turpin!


 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (02/10/2010)
Klikime: 810 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024