E mërkurë, 24/04/2024, 04:17
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi i 9. Bamirësia ndaj prindërve (1)

Mësimi i nëntë Bamirësia ndaj prindërve (1)

ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site

All-llahu i Madhëruar thotë:

"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre , ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as 'of'(oh),as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). E në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: 'Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël." (Isra 23-24)

"Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, dhe silluni mirë ndaj prindërve…"(Nisa 36)

Nga Ebu Hurejreja i cili thotë: Erdhi një njeri tek i dërguari i All-llahut dhe i tha: O i Dërguari i Allahut cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij? Ai iu përgjigj: Nëna yte. Tha: pastaj cili? U përgjiigj: Nëna yte. Tha: pastaj? U përgjigj: Nëna yte. Ai tha përsëri: pastaj? Pejgamberi u përgjigj: Babai yt." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Nga Abdullah ibën Amër ibën Asi i cili thotë: Erdhi tek i Dërguari i All-llahut një njeri dhe i tha atij: i lash prindërit duke qarë dhe erdha të të jap besën për hixhret. Pejgamberi tha: "Kthehu dhe bëri ata të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë" (Transmetojnë Ebu Davudi,Nesaiu dhe Ibnu Maxhe me zinxhirë të saktë)

Nga Muavije ibën Xhahime es-Selmij i cili kërkoi leje nga Pejgamberi që të marrë pjesë në xhihad me të. Pejgamberi e urdhëroi që të kthehet dhe të sillet mirë me nënën e tij. Pasi që ai nguli këmbë, Pejgamberi i tha: "Mjer për ty…rri afër saj, se aty është Xhenneti." (Transmeton imam Ahmedi në Musned dhe Ibni Maxhe)

Shpjegim:

Allahu i Lartësuar urdhëron që besimtarët të sillen mirë ndaj prindërve, ky urdhër vjen po menjëherë pas besimt në Allahun e Lartësuar. Pastaj kujdesi ndaj tyre në pleqëri, fjala e mirë, lutja (duaja) ndaj tyre.

Sahabet u interesuan edhe për kujdesin e vazhdueshëm ndaj prindërve, sa që edhe tek cili prej tyre të shprehet nderi dhe kujdesi në mas pak më të madhe prej tjetrit. Sa që përgjigjja ishte tre me një. Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem në raste të veçanta i këshilloi sahatet që ata të rrinë afër tyre dhe të kujdesen për ata.

Dobi:

1. Kujdesi për prindërit është urdhër.

2. Duaja dhe lutja e vazhdueshme ndaj prindërve.

3. Prindërit janë rrugë për ta fituar xhenetin e Allahut.

Allahu im! Ma shto vetëdijen në kujdesin ndaj prindërve.
 
përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (09/10/2010)
Klikime: 970 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024