E enjte, 25/04/2024, 22:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi i 5 Cili musliman është më i mirë?
Mësimi i 5 Cili musliman është më i mirë?
 
ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site

Allahu i Lartësuar thotë:
"Unë jam urdhëruar të jem i pari nga ata që i nënshtrohen Atij." (Zumer, 12)
Abdullah Ibn Amri r.a. tregon nga Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, i cili ka thënë:

"Musliman është ai i cili nuk u sjell dëm muslimanëve as me gjuhën e tij dhe as me dorën e tij dhe muhaxhir (i shpërngulur) është ai që lë gjithçka që ka ndaluar Allahu." (Buhariu)
Ebu Musa r.a. tregon: "E pyetën të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve selem:

"O i Dërguari i Allahut, Islami i kujt është më i miri?" Ai u përgjigj: "Ai prej të cilit nuk lëndohen muslimanët as nga gjuha e tij dhe as nga dora e tij." (Buhariu)
Enesi r.a. tregon nga Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, i cili ka thënë:

"Asnjë prej jush nuk do të ketë besim (të plotë) derisa të dojë për vëllanë e tij (të fesë, muslimanin) atë që do për veten e tij." (Buhariu)

Shpjegim:

Besimtarit i kërkohet që t’i bindet dhe t’i nënshtrohet Allahut të Lartësuar, pra të jetë musliman i përkushtuar dhe adhurimin ta ketë të sinqertë dhe me besim e njëshmëri të pastër në Allahun.
Pa dyshim që muslimani i bindur nuk u sjell dëm të tjerëve, në veçanti muslimanëve, as me gjuhë dhe as me dorë. Si musliman i mirë ai merr në konsideratë urdhrat e Allahut dhe largohet nga çdo gjë që ka ndaluar Ai.
Dy hadithet janë shumë të qartë në paraqitjen në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të formuluar shumë mirë të veprimit të muslimanit me dorë dhe gjuhë. Kurse hadithi i tretë kërkon nga besimtari që atë që do për vete, t’ua dëshirojë edhe të tjerëve sepse kjo është pjesë e imanit.

Dobi:

1. Nënshtrimi ndaj Allahut është urdhër.
2. Muslimanit nuk i lejohet t’u shkaktojë dëm muslimanëve në asnjë mënyrë. Kujdes dorën dhe gjuhën!
3. Muhaxhir (i shpërngulur) është ai që lë haramet.
4. Mendo të mirën për të tjerët, ashtu si e mendon për veten.


Allahu im!
Më lehtëso nënshtrimin ndaj urdhrave të Tua, ma ruaj dorën dhe gjuhën nga gjynahet!
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (02/10/2010)
Klikime: 970 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024