Mësimi 2.Besimi (imani) - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E diel, 04/12/2016, 02:51
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 10
Vizitorë: 10
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 2.Besimi (imani)

Mësimi i dytë Besimi (imani)

ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site
Allahu i Lartësuar thotë:
"Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten...” (Enfal, 2)
Ibni Omeri tregon nga i Dërguari i Allahut se ka thënë:
"Islami qëndron mbi këto pesë shtylla: të dëshmosh fjalën "LAILAHE IL-LALLAH” (nuk ka Zot e të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut dhe Muhamedi salallahu alejhi ve selem është i Dërguari i Tij); falja e rregullt e pesë kohëve të namazit; dhënia e zekatit; kryerja e haxhit; agjërimi i muajit Ramazan.” (Buhariu)

Shpjegim:

Allahu i Lartësuar i njofton besimtarët se të tillë janë ata që kur përmendet Allahu, zemrat e tyre dridhen e lëkunden, punojnë at që Allahu ka urdhëruar dhe ndalohen nga ndalesat e Tij. Kur besimtarët ndonjëherë tentojnë të bëjnë ndonjë gjynah dhe u tërhiqet vërejtja me fjalët "ki frikë Allahun”, tërhiqen nga mëkati duke pasur frikë Allahun. Kur lexohet Kurani, imani i tyre ngulitet edhe më tepër dhe rritet. Ata kanë besim të fortë dhe nuk i luten askujt tjetër pos Allahut dhe i mbështeten vetëm Atij.
Të mos harrojmë se Islami ynë mbështet në shtylla të forta. Ndër më kryesoret është ajo e besimit, siç tregon edhe radhitja, shehadeti: "LAILAHE IL-LALLAH” (nuk ka Zot e të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut dhe Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem është i Dërguari i Tij).

Dobi:

1. Kur përmendet Allahu, zemrat dridhen, kur lexohet Kurani, imani shtohet.
2. Shtylla kryesore e Islamit është shehadeti: LAILAHE IL-LALLAH.
3. Pesë shtyllat e Islamit janë jetike për çdo besimtarë.
4. Besimtarët e denjë i mbështeten vetëm Allahut të Madhërishëm.

Allahu im! 
Më forco, më shto besimin dhe më bëj të mbështetem vetëm te Ti!


Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: Argjendi (01/10/2010)
Klikime: 545 | Komentet: 3 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 3
3  
all-llahu ekber

1  
Allahu xh.sh na befte prej besimtarve te sinqerte dhe te denje ne fene Islame,dhe i ndihmofte gjithe vellezerti Musliman kudo ne bote.

2  
Amin vella

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016