E mërkurë, 24/04/2024, 23:22
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 28. Vëllazëria për hirë të Allahut (2)

Mësimi 28. Vëllazëria për hirë të Allahut (2)


Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Nëse duhen dy njerëz për hirë të All-llahut, më i miri prej tyre është ai që më së shumti e do vëlluan e tij”. (sahih, Buhariu në "Edebul-Mufred” dhe të tjerët).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Kush do ndokend për hirë të All-llahut dhe e urren tjetrin për hirë të All-llahut, kush jep për hirë të All-llahut dhe kush nuk i jep tjetrit për hirë të All-llahut, ai ka plotësuar besimin”. (sahih, Ebu Davudi).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni, e nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vehte. A t’ju tregoj një gjë, të cilën nëse e veproni, do të duheni mes vehte: përhapne selamin mes jush”. (Muslimi).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon e thot: "All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ata që duhen mes vehte për hirë Timin, kan kolltuqe nga drita, ua kanë lakmi pejgamberët dhe shehidat”. (Sahih, Tirmidhiu).

Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Mos shoqëro askend tjetër përveç besimtarit dhe mos të ha ushqimin tënd askush tjetër përveç njeriut të devotshëm”. (sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadtihin e tij ka thënë: "Shpirtërat janë sikur ushtarët e renditur, ato që njihen bashkohen, e ato që nuk njihen largohen”. (Buhariu dhe Muslimi).

Shpjegim:
Konsiderohet njeri i mirë ai i cili mësë shumti e do vëllaun e vet dhe këtë e bënë vetë për hir Tij, zaten edhe çështja lidhet edhe me besimin përfundon me xhenetin, pa besim nuk mund të hyhet në të, dhe besimi nuk do të jet i plotë pa dashuri vëllazërore. Po edhe selami. Përshnedetja ne mes vete e shtonë vëllazërinë.

Dobi:
1. Dashuria të jet vetëm për hir të Tij.
2. Shoqërimi duhet të jetë vetëm me besimtarin e devotshëm.
3. Allahu shpërblen në botën tjetër me shpërblime të mëdha.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/11/2010)
Klikime: 914 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024