Mësimi 26. Xhamia - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E hënë, 05/12/2016, 05:22
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 26. Xhamia

Mësimi 26. Xhamia

Allahu i Lartësuar thotë:
"Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë të veçantë për të adhuruar Allahun. E mos adhuroni në to askënd tjetër me Allahun.”(Xhin, 18)

"E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe Ditës së Fundit e që e falë namazin, jep zekatin e nuk i frikësohet askujt përveç Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).” (Teube,18)

"(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregëtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin. Ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)

"A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.” (Teube, 109)

Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmi. Allahu i ka garantuar atij që xhaminë e ka shtëpi të veten me shpirt, mëshirë dhe kalim të siratit drejt kënaqësisë së Allahut dhe xhenetit.” (Taberaniu)
Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Shtatë persona do të hyjnë nën hijen e Allahut, atë ditë që s’ka hije tjetër pëvreç hijes së Tij. Prej tyre: njeriu që e ka zemrën të lidhur për xhaminë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Shpjegim:
Xhamitë janë shtëpitë e Allahut të Lartësuar, të cilat shërbejnë për adhurim, kurse kujdesin ndaj tyre e bëjnë vetëm besimtarët e denjë që i kryejnë urdhërat e Tij. Çdo besimtarë i devotshëm xhaminë e ka shtëpi të veten, padyshim që zemrat duhet të jenë të lidhura për xhamitë e Allahut.

Dobi:
1. Xhamitë janë vetëm adhurim.
2. Ajo është shtëpia e çdo të devotshmi.
3. Xhamia të mundëson përjetimin e hijës së Alalhut.
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/11/2010)
Klikime: 357 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016