Mësimi 25. Falëndero Allahun - Mësime ditore - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 04:50
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 25. Falëndero Allahun

Mësimi 25. Falëndero Allahun


Allahu i Lartësuar thotë:
"Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juvem (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”. (El-Bekare: 152).


"…(e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”. (Lukman: 14).

"…çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat?”. (en-Nisa: 147).
"Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës”. (El-Insan: 3).

"Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”. (Ibrahim: 7).
"…e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës”. (Sebe: 13).

Nga Aishja (radiallahu anha) transmetohet: "Muhamedi (alejhi selam) ngrihej natën për namaz aq gjatë, saqë këmbët i patën ënjtur nga dhembja, atëherë unë i thashë: ‘Përse po vepron kështu, o i Dërguari i Allahut, kur t’i ka falur ty Allahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet?’ Ai tha: ‘A nuk duhet të jem rob falenderues?’”. (Shënon Muslimi).

Sipas një transmetimi tjetër të Aishes thuhet: " I Dërguari i Allahut, shpeshherë, thoshte në ruku dhe në sexhdet e tij: "Subhanek Allahumme rabbena ue bihamdike, Allahummagfir li” Falenderimi të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falenderuar, o Allahu im, më fal. ..” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se i dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: "Allahu është i kënaqur me robin i cili kur ha diçka e falenderon Allahun, e poashtu edhe kur të pijë diçka e falenderon Allahun.” (Shënon Muslimi).

Shpjegim:
Duhet ta falënderojmë Allahun e Lartësuar dhe të jemi mirënjohës ndaj Tij për të mirat e pafundme. Dhuntia më e madh e Tij është udhëzimi në Islam. Mos ti harrojmë edhe nimetet tjera, nëse jemi falënderues Allahu na mundëson që këto t’i gëzojmë edhe të shtohen të mirat.
Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem isht falënderues me fjalë dhe me vepra ndaj Allahut të Lartësuar.

Dobi:
1. Të kujtohet Allahu i Lartësuar me falënderim.
2. Falënderimi shprehet me zemër, me gjuhë dhe me veprë.
3. Nuk duhet harruar për snjë moment falënderimin.
Allahu im! Të falendëroj për udhëzimin tim në dritën e imanit!
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/11/2010)
Klikime: 456 | Ranguar: 3.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016