E martë, 16/04/2024, 21:24
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 23. Bë mirë

Mësimi 23.  Bë mirë

Allahu i Lartësaur thotë:
"Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit". (Ali Imran: 133- 134).

Transmeton Abdullah ibn Omeri, radijall-llahu anhuma, se një njeri erdhi te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: o i Dërguar i All-llahut, cili njeri është më i dashur te All-llahu dhe cilat janë veprat më të dashura te All-llahu?
 
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: "Njerëzit më të dashur te All-llahu janë më të dobishmit për njerëzit, kurse veprat më të dashura te All-llahu janë: - gëzimi i një muslimani; - t'ia largoj një brengë; - tia lajë borxhin; - tia largoj urinë; - të eci me një vëlla timin për ndonjë nevojë të tijë është më e dashur për mua se sa të qëndroj nëj muaj itikaf në këtë xhami (xhaminë e Pejgamberit); - ai që e përman hidhërimin e tij, All-llahu ia mbulon të metat; - ai që ngulfat mllefin e tij edhe pse ka mundësi që të hakmiret, All-llahu ia mbush zemrën me shpresë Ditën e Kijametit; - ai që ecë me vëllanë e tij derisa tia kryejë nevojë, All-llahu ia forcon këmbët atë ditë që shumë këmbë do të rrëshqasin. Kurse sjellja e keqe e prish fenë ashtu sikurse e prish mjaltën uthulla". (transmeton Taberaniu, Ibn Ebi Dynja, e të tjerë, hadithi është hasen.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Njerëzit më të dashur te All-llahu janë më të dobishmit për njerëzit".
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Udhëzimi i njeriut në vend të humbur është për ty sadaka, të shikosh për njeriun me pamje të dobët është për ty sadaka, largimi i therës dhe ashtit nga rruga është sadaka, të shprazish nga kova yte në kovën e vëllaut tënd është sadaka". (Shënon Tirmidhiu).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Ushqeni të uriturin, vizitoni të sëmurin dhe çlironi të robëruarin". (Buhariu).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: "Ishte një njeri që u jepre njerëzve borxh. Djemve që e mbledhnin borxhin u thoshte: nëse takoni ndonjë të ngratë faljani, se ndoshta All-llahu na e fal neve. E kur e takoi All-llahun e gjeti se ia kishte falur mëkatet". (Buhariu dhe Muslimi).
Shpjegim:
Argumentet e lartpërmendura janë mjaftë të qarta për bamirësi, dhe ata që dëshirojnë ta fitojnë dashurinë e Allahut të Lartësuar le t aushtrojnë bamirësinë me të gjitha porositë profetika të lartpërmendura.

Dobi:
1. Allahu i do bamirësat.
2. Bëhu i dobishëm pët të tjerët.
3. Falni të ngratit dhe nevojtarët.
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/11/2010)
Klikime: 833 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 xixa  
0
Allahu ju shperbleft

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024